Politikë   Vulin ka theksuar se nuk mund të paditet Serbia për gjenocid në kohën kur kemi marrëveshje të arritur në Bruksel.
Pyetje ime :
Ku ishte Kosova deri tani, pse iku nga kjo akuzë per 15 vite rresht ?

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale në qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, ka thënë sot se shefi i diplomacisë kosovare, Hashim Thaçi, do të kishte qenë mirë ta sqaronte idenë e tij se si do ta akuzojë Kosova Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për gjenocid.

Vulin ka thënë para gazetarëve se një sugjerim i tillë është i rrezikshëm.

“Ideja e cila thotë se Serbia do duhej t’i paguajë dikujt dëmet e luftës, përkatësisht, ideja që Serbia të del para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, dhe që Kosova gjoja do ta padis Serbinë për njëfarë gjenocidi, sikur të ishte e mundshme, thotë që jo vetëm se Qeveria është e dobët, por flet edhe për atë se ajo qeveri nuk është në gjendje ta formulojë politikën e saj ndryshe përveçse në rrugë”, ka thënë Vulin, transmeton Koha.net.

“Kjo gjë thotë se qeveria, pjesë e rëndësishme e së cilës është edhe Thaçi, dëshiron t’i shmanget marrëveshjes së Brukselit dhe t’i shmanget bisedimeve në Bruksel”, ka shtuar më tej ai.

Vulin ka theksuar se nuk mund të paditet Serbia për gjenocid në kohën kur kemi marrëveshje të arritur në Bruksel.

“Nuk mund të ketë padi për gjenocid ndaj Serbisë dhe në të njëjtën kohë të pritet se ne do të paraqitemi në bisedime dhe të pritet se asgjë nuk do të ndryshojë. Këto gjëra përjashtojnë njëra-tjetrën. Paditë për gjenocid dhe bisedimet përjashtojnë njëra-tjetrën”, ka thënë Vulin.

Ai ka shprehur shqetësimin e tij se Qeveria e Kosovës ka vendosur të mos merr pjesë në dialogun në Bruksel.

Vulin ka theksuar se Serbia është e përkushtuar në dialog, por se Serbia nuk është e gatshme të maltretohet, të përulet dhe që për çfarëdo çmimi gjithmonë të dëgjojë qetë se çfarë do të bëjnë institucionet në Prishtinë.

“Mendoj se zotëri Thaçi do të mund ta sqaronte deklaratën e tij dhe publikisht të thotë se ajo shërben për çështje të brendshme politike, të cilat, fatkeqësisht, në eposin shqiptar, janë shumë të përhapura”, ka shtuar ai.

Vulin ka thënë se “sa më shumë që ne qëndrojmë në Kosovë, aq më shumë ajo bëhet e jona”.

“Sa më shumë që ne paraqitemi në Kosovë e Metohi në jetën e përditshme, sa më shumë që skijojmë në Brezovicë, sa më shpesh që shkojmë në Graçanicë e në Zubin Potok, aq më shumë Kosova dhe Metohija do të jetë në të vërtetë e jona”, ka thënë ministri serb.

Nga RTK 22.02.2015 ora 13:55

http://www.rtklive.com/?id=2&r=21683

Xun Çetta