Politikë Unë, mund të heshti ashtu siq po më shtyejn ta bëj këtë gjë, por kjo do të zbulohet më pas se nuk ishte asgjë tjetër pos se një vrasje e imja pa zë.

Vrasje të tillë, nuk ka mundur të ma ben ish Jugosllavia aq më pak Serbia, mjerisht sot kjo vrasje po më kercënon !!!.

Politikat tona zyrtare andej dhe këndej bjeshkëve që na ndajn, mjerisht secila më gjaksore se tjetra. Po, po ngrihen më gjak ato dhe më gjakderdhje po rrëzohën si pushtetar. Kështu vendi, kombi ynë po  çalon në politikë, ekonomi, sport, kulturë e në gjitha poret e jetës sonë pa një frymëmarrje të lirë.

Ndeshja fudbolistike Shqipëri-Serbi e cila filloj e nuk perfundoj në stadiumin ,,Partizani“ në Beograd ma ka kujtuar një pjesë të luftës së fundit 1998-99 ku viktimë e politikave ishte dhe mbeti UÇK.

Edhe kësajë radhe politika i qoj lojtarët pa tifozët e tyre atje e për më keq pa një ekip të sigurisë së tyre qoftë edhe nen armë, pa dallim pse në shtetin tjeter.

Kënga e aktit patriotik, siç e pranon dhe tradicionalisht leht e beson populli, si këngë, tani edhe për at çfarë ndodhi në stadium, iu këndua vëllaut të kryeministrit Edi Rama edhe pse akoma nuk po flitet sakt se kush e bëri këtë akt patriotik ku në mos në tokë, patriotizmi fluturoj nga ajri për tu dhënë forcën atyre që po zhvillonin betejën.

Tani shtrohët pyetja : Kush dhe përse pranoj ti fut lojtarët pa asnjë mbrojtje dhe pa ushtar, pra pa tifozet e tyre?.

Luftë ping-pong-u politik nuk do të lejohët më. Jemi lodhur nga këto politika ku në finale ngrihen njerëzit e prapaskenës dhe gradualisht bien luftetarët, në këtë rast lojtarët. Edhe në këtë rast pati tendenca që deshmitaret vetëm pse ishin prezent ta luajn rrolin e sakrificës dhe rezistuesit pa menduar se çfarë perjetuan lojtarët tonë…

Këto politika të cilat nuk po ndalën, kanë bërë që patriotet e mundit në shekuj të mos kenë prespektivë jete në politikë dhe në vend të tyre të ngrihën dhe avansohën kundershtarët e tyre bashkë më plot emra minoritar qofshin Grek, Maqdonas, Malazez etj. Nuk jam racist, shovenist e aq më pak kunder jetës së lirë të qytetarit pa dallim nacionaliteti apo besimit që i takon. Jo, nuk jam i tillë ngase edhe vet jam i huaj në vendin ku jetoj si pasojë e po këtyre politikave, por jam kundër faktit pse i ndersdhmi, patrioti dhe njerëzit e dëshmuar nuk po gjëjn fatin në vendin tonë. Kjo është plaga ime e cila po kullon.

 


Luzern 16.10.2014

Xun Çetta