Politikë

Xhabir Morina dha dorëheqja Edhe mendimi i lirë dhe shprehja e tij sado në baza reale, nganjëhere qenka lendim i levizjeve progresive !!! A ma ndalon kjo që nga frika mos po bëj keq tani të mos e them të vertetën ? Jo, sado i dyshimt se mos po lendoj kthesat pozitive, unë prap realitetet e hidhura nuk mund ti kaloj bash ashtu për hirë të diçka që nuk i dihet sakt e ardhmja e levizjeve dhe qendrimit të njerzëve në vazhdim.

Eshtë mirë dhe progresive kur njerzit ikun nga diçka apo nga aty ku nuk e kan gjetur vetën e as idealët tona shekullore për vendin tonë, po është për ti admiruar ata që marrin vendime të tilla  por ato duhet bërë më kohë e jo krejt në fund kur është vështirë tu besohet se nuk po ikun nga përgjegjësitë ku vite më radhë kan punuar më diktat të komandës së një prapaskene politike, punë kjo ku fitojn personalisht të instrumentalizuarit dhe për mes tyre në vazhdimësi ka funksionuar një qender politike krejt në prapaskenë e cila ka shpërndar njerzit e perpunuar në gjitha subjektet tona politike. Nuk mund të jenë lëvizje njerëzish krejt të pastra ato që kalojnë nga subjekti në subjektin tjetër politik  pasi të jenë bërë grumbuj ,,plehrash” siq thonë dhe arsyetohen ata se po braktisin plehun.

Siç kam shkruar vite më parë mbi këto levizje njerzish dhe etjën e partive politike për ti marr ata më ceremoni pranimi vetëm sa për fushatë politike mes partish, tani pas kaq vitësh nuk kam si të mos perseriti kushtin çfarë kam parapar i cili do duhej të jetë për levizje njerëzish të cilët kërcejn më urdhëra nga prapaskena politike e cila po vazhdon të mbijetoj. Nuk po citoj vetën ngase me duhet ta gjëj citatin e para sa vitësh, por po parafrazoj pa frikë se më akuzon autori( pra vetja ime) :

,,Të ardhurit në këto forma drejt ndryshimeve duke braktisur partitë politike më akuzat nga më të ndryshmet për aty ku kan punuar e ndihmuar ,,plehun” siq thonë ata, pikë së pari do duhet ta sjellin më vete një dosje shumë faqëshe ku jo vetëm ti numërojn gjoja shkaqet e dështimit të subjektit dhe mos pajtimet e tyre tutje aty, por më vete do duhet ti sjellin në detale kritikat, maspajtimet dhe propozimet e tyre ndryshe nga praktika e cila kaq gjatë paska prodhuar krim politik, ekonomik dhe njerëzor. Po, duhet ti kenë më vete në dosje për kaq vite, sa dhe kur kanë kundershtuar, çfarë kan propozuar pa dallim pse kurr nuk u paska pas sukses kritika e as propozimi i shëndosh, rëndësi ka ti kënë ato dëshimi...Pa këto kritere lëvizjët e koordinuara njerëzish nga prapaskena e cila mbijeton në politikë dhe menaxhon atë, subjektet, lëvizjët apo nisma të reja do të jenë vetëm një argat e prapaskenës ku luhet rroli i ndryshimeve dhe kështu pas mbylljës së ciklit të gjoja ndryshimeve po ato figura i kan në parlamentin e ardhshëm gjoja prodhim i ndryshimeve. Lufta e atyre nga prapaskena është që të përpunuarit e tyre të mos dalin nga aty ku luhet fati i politikës, qoftë në kuvend apo në vende tjera kyqe institucionesh. Pa një kushtëzim të tillë atyre të cilët mjerisht po mirëpriten më ceremoni pranimi nga partitë tjera sa për fushata parazgjedhore, ne kështu do ta luajm rrollin e ndryshimeve dhe do ta bëjm argatin më të keq për vendin tonë”.

Më duhet ta thëm faktin se Xhabirin e njoh mirë, shumë më mirë i kujtohet Xhabirit kur në vitin 1990 e vizitova në Ferizaj për ta konsultuar një organizim të ri të cilin po na diktonke momenti që ta kemi paralel pluralizmit politik që impononte koha...Shoqin e gjeta në vlug të punës ku ishte antarësuar në LDK dhe nga lodhja e punës së asaj dite, ne mbetem deri vonë zgjuar duke debatuar situatën, madje bujta një natë aty. Nuk isha kunder, aq më pak kur pash se po punonte.

Në një takim promovimi të LBD-së Qosja- Hyseni 1997-98 ku isha i ftuar dhe mora fjalën në cilësin e mysafirit, kritika ime u prit mirë nga Xhabir Morina i cili tashmë kishte kaluar në këtë nismë të re. Kohën kur ka kaluar nga LBD-ja në PDK, nuk kam mund ta percjelli, kontaktoj dhe as konsultoj ngase i kisha piketuar ca befasi tjera shokësh në këso ndrimesh partish. Kalimin i tij nga PDK dhe poste të permendura çfarë i lexoj në media se i ka pas e tash drejt LVV-jës, unë nuk mund ta marr apriori si levizje njerzish çfarë i pershkuva më lartë, ngase Xhabiri megjithëatë njihet si një punëtor më afinitet organizativ dhe nuk kam si të paragjykoj tani, por si  levezje e tillë njerzish me ben të mendoj më shumë. Më frikë se mos po lëndoj levizje të mira njerzish, unë prap nuk ndalem ti thëm të vërtetat dhe ta thërras mendjen për kujdesin çfarë po ndodh.

Unë e di dhe po e kuptoj se sa vështirë është të jetosh në perendim konkretisht në Zvicer dhe ti trajtosh këto politika ballkanike të cilat bota ka shekuj që kur i ka kaluar madje shumë lojra politike çfarë luhen në Kosovë, bota as që i ka praktikuar ndonjëherë. Te jetosh në perendim dhe mentalitet politik çfarë ka bota dhe të trajtosh praktikat çfarë bënë politika atje! kjo është një formë vetë terrorizimi të mendjës ku nuk të është fajtor askush pos vullneti i madh për ta ndihmuar vendin... Shtohet pyetja ,s i të i ikum të keqës gjithë bashkë ? Si ndryshe pos ta pranojm realitetin pa dallim më vret mua apo tjetrin.

Luzern 30.3.2014

Xun Cetta

PS:

Ishte ky prononcim i vonuar ngase pardje datë 27.3.2014 më kërkesën e shefit të firmës punuam dy orë më shumë, pra deri në ora 19 h ku nuk arrita ti dëgjoj lajmet.

Të nesermen, e shtunë po ashtu si asnjëherë më parë më kërkesën e shefit, vullnetarisht pranuam që të dalim për pak orë në punë në mënyerë që ta përmbushim një kontratë pune  bërë me firmën tjetër e cila na ofron punë. Në mbrëmje të po kësajë dite, ka kohë që kur kisha konfirmuar pjesëmarrjen time në një organizim Zvicerano-Turk ,,Sprach KULTUR Festival” organizim ky ku ishin organizuar edhe ca shqipëtar në bashkëpinim dhe pata çfarë mësoj aty në atë festival mbajtur në objektin e njohur Kursaal të Bernes që zgjati deri afer mesnate.


Përshkrimi i këtij festivali do jetë temë në vete  në një link tjeter ...




Komentet në facebook:

Ju, Muharrem Salihaj, Murat Çetaj, Enver Emini dhe 6 të tjerë e pëlqejnë këtë.


Fevzie Zejna Sadiku :  Po a thu e meriton me dale ne vete fundosje qe kur i thoshte THAQI ky i mbante ISO me krenari


Fevzie Zejna Sadiku :  Une me kane, e bej nje seleksionim te ketyre qe shkojne kah te fryn era


Betim Kelmendi : Kurrë nuk eshte vonë ! Ma mirë vonë se kurrë !


Xun Çetta : Betim, shumë nga ne e thëmi , më mirë tu del gjum më vonesë se kurr, por ështe e kunderta se shumë nga ta pa i pergjithësuar nuk kan qenë në gjumë por kanë kryer punen në momentin kur u është dhënë urdhëri atyre dhe tani braktisin atë për të marr misione të reja për kohën ku në variantin e parë dhe të dytë ata ishin dhe jan të zgjuar për ball gjumit të popullit të cilit sapo i del gjumi me po këto lojëra e vejnë serish në gjum. Nuk po fyej por më dhimbje po sçaroj se çfarë po ndodh i nderuar.


Betim Kelmendi : Une e lexova artikullin me vemendje dhe ne njefar menyre me erdh shumë mirë qe e spjegove se edhe ne vitet e 90 ishte veprimtarë, prandaj sa i perket ikjes tijë nga PDK-ja mendoj se eshte shumë me mirë se sa te kishte mbetur aty ku ishte, ku te gjithë e dimë se si funksionon diktatura per brenda partisë !


Xun Çetta : Po, Betim, xhabiri jo vetem aktivist i viteve 90-ta por edhe i më hershëm madje grupe ilegala të cilat tani janë në shqyrtim dhe analiza drejt të së vertetës. Xhabiri është edhe ish i burgosur politik me vuajtje të dënimit në Lepogllavë të kroacisë ku takova babain e tij në njërën nga vizitat që i kishte ardhur. E takova në Lepoglavë ki i isha per vizëtë vëllaut tim i cili ishte në vuajtje të denimit më Xhabirin, e unë sapo isha liruar nga burgjet e sllovenisë ku pak më vonë i liroj edhe Kroacia.Pra nuk kemi të bëj m$ë një emër dosido por kronologjia e verifikimit të rrugës sonë po na shtyen të përdorim llupën sa më të trashë për të parë sa më mirë se çfarë ka ndodhur gjatë kësajë rruge.


Betim Kelmendi : Xun ma bone qefin per keto informata per Xhabirin sepse ne nje farë menyre i adhuroj shumë njerzit patriot dhe Atdhe dashes, dhe them se ka shumë nga Shqiptaret se kanë qenë patriota por e kan leshuar atë rrugë per interesa personale, dhe sigurisht se ti Xun e din shum ma mirë , por edhe une me shum perkushtim e percjelli rrugetimin e tyre !
Ti Xun nuk ke levizur as nje milimeter nga rruga patriotike e kombtare !
Nga shkrimet e tua, qe i lexoj, mesoj shum nga to, plus qe te njof personalisht, te them vetem se RRESPEKT PER TY XUN !


Ahmet Bllaca :Thua se na qenka kush e di se kushe ky fare Xhabiri, po si dukete edhe i ka ardhe koha per jashteqitje PDK-es.


Betim Kelmendi : PDK-ja kryesisht eshte nje jashtqitje politike !


Xun Çetta : Ahmet i nderuar, si i kuptoni ju emra të rrugës sonë dhe levizjet e tyre mos prit ti kuptojnë gjeneratat e reja, më ta duhet punuar dhe pa shkaktuar dhimbje, zhgenjim etj të informohen ata pa pergjithësuar veprimet tona ku nuk na kan munguar as njerëz të prapaskenës dhe instrumentalizuar mirë nga sa e sa klane dhe sherbime tjera. Kujdes më komunikimin publik.


 

Ahmet Bllaca : Po po shoqi, shpeshe njeriu duke shfrytzue te drejten e mendimit te lire lendon te tjeret, po sido qe te jete ne demokraci poj marrin si te lejuara te gjitha, e per ato qe thua ke te drejte, sepse ne i perkasim nje rangut qe do edhe kujdese te veqant.Pershendetje.


Rrahim Sadiku ka postuar link në vete në‎ profilin Xun Çetta :

Veprimet agonike të Xhabir Morinës e Xhabirëve të tjerë

Shkrimi i Xun Ҫetës për Xhabir Morinën më shtyri të mendoja: pse merremi me kurrgjë, kur e dimë se kemi punë me kurrgjë? Punë e madhe fort se a rri në PDK Xhabir Morina apo e ndërron partinë. Sepse ai,me atë që ka bërë dhe arritur deri tashti, e nga tashti nuk ka më çka të arrijë, nuk ka treguar asgjë më shumë se një etje për të qenë dikushi, një trutharësi intelektuale, që është munduar ta fsheh me kinse punë të madhe e cila nuk ka dhënë kurrë vepër dhe me karrierë që asnjëherë nuk e ka merituar. Xhabiri, i cili me siguri kurrë nuk ka shkel në arë e në kopsht, na paska qenë zëvendësministër i bujqësisë. Me fakultetin e gjuhës të kryer në moshët të shtyrë e pa mësuar gjë! Dhe, ky uzurpim i një dikastri me peshë për Kosovën na qenka karrierë. Dhe e gjithë kjo nuk tregon asgjë më shumë se Xhabiri e të atillët si ai, që kanv uzurpuar poste politike në fusha që nuk i njohin, nuk janë asgjë më shumë se të paturp dhe keqshfrytëzues të arritjeve të Kosovës.Me shembullin e vet ata e vërtetojnë se Kosova dhe intelektualët e saj e kanë të vështirë të ikin nga trutharësia dhe nga vlerësimi maksimal i njerëzve që nuk kanë as vlerë minimale njerëzore,shkencore e intelektuale, shikuar nga aspekti i njohurive, aftësive, vlerave kombëtare e sakrificave. Ka ndodhur e po na ndodh kjo sepse që nga kohët e vjetra e këndej,më së shpeshti kanë bërë emër injorantët, rrahagjoksit dhe ata që ndryshe janë paraqitur e ndryshe kanë punuar. Prandaj Xhabiri e xhabirët bëjnë emër e karrierë duke mos poseduar asnjë vlerë. Qoftë në PDK a në VV, ata janë po ata: me tru të retarduar e me shpirt të bastarduar. Prandaj edhe sillen,kërkojnë e përfitojnë si bastard. Dhe populli e kuptuar dhe nuk e ka dënuar ende bastarditetin e tyre. Ajme. Ajme o Xun Ҫeta që humb kohë e shpenzon energji duke u marrë me këso kotësi. Dhe nga e gjithë kjo kotësi e nga këto lëvizje të bastardëve, po em kuptojn një gjë: koha e tyre më në fund ka ikur dhe veprimet e tyre të tashme janë veprime agonie.

Linku:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=748408975176740&set=p.748408975176740&type=1&theater


Enver Spahiu : Nje pjese e te burgosurve politike kam pershtypjesn se nuk kane kritere te duhura per vleresime per shume zhvillime politike .

Xun Çetta : Ke të drejt plotësisht Enver, nuk e di se si do te testohet kjo më takime tryezash dhe ballafaqime faktesh mes nesh parase të të përmbyllet ky kapitull ku po tentohet të mos zbardhet asgjë më gjoja arsyetim se po njolloset emri ish i burgosur politik, gje kjo e cila luan efekt të kundert, pastron figuren e atyre që vërtetë kan qenë dhe qendruar të pa kompromis më rrjedhat që impononte koha si4 arsyetohen disa. 

Enver Spahiu:  ka shkruar: I karakterizone edhe nje Oportunizem i papare politike ,pluse perveqe kesaj nuk e kane per gje te ulen edhe bashke me njerez nga ish sistemi .Nuk eshte vetem rasti i Xhabirit ne nderrim te partive politike . Prej fillimit kumbar te LDK se e tutje edhe te tjerave ka plote nga ky grupe politike te cilet jane gjenerate e Kosoves Republike - Te tille kam takuar plote , me kane habitur transformimet e tyre . Disa qendrimet e tyre mi kane arsyetuar me evolime intelektuale te cilat jane zhvilluar me kohen (ata qe anonin nga Ldk) .  

Meti Haxhosaj :Nuk e di a mund te quhet dikush patriot, kur pranon te ulet nga sot ose edhe kohe me pare, me nje parti me;Buzhalen,Kamishin,Thaqiin,Kuqin,M.Krasniqin,A.Bajramin...dhe ca te tjere kur dihet se cka qene te paret e tyre!!!Dhe,tani ata vet.

 Xun Çetta : Meti, kur flet për partit politike mos harro se nuk ka parti e cila nuk i ka jo pak emra asi çfarë pretendon të i pershkruash këta emra. Unë nuk po merrem aq shumë më emra sa më sitemin e funksionimit në politikë dhe lojërat çfarë po i luan një qendër e pa dukshme e cila i furnizon partit politike më njerëz të perpunuar tek të cilet partia është vetëm një vend pune ku e ka sistemuar ajo qender politik si e quaj unë në prapaskenë.