Politikë

Vendi është në procese të rënda, tepër të rënda ku nuk duhet lejuar të punohët për ngritje simpatish për vota sa duhet punuar për vendimet që merren dhe nenshkrimin e tyre si marrveshje. Mjerisht tek ne, këto dy gjëra po shkojn paralel duke perfituar njëra nga tjetra gjë kjo e cila serish do ta qoj vendin në zgjedhje pa reforma në ligjin zgjedhor.

Të jesh i sinqert në politikë, kjo mjerisht po kushton por edhe të jesh i logjikshëm, këtë tjetri nuk po ta kupton, një mes duhet gjetur që mos ti prishim proceset e suksesit sado të pakta çfarë kemi arritur deri këtu.

 

Zgjedhje të parakohshme në këtë gjysmë të vitit që po vjen është e dëmshme dikush ti mendon derisa për gjymën e dytë të vitit ta shohim se si disa procese po na diktojn. Reformat zgjedhore, edhe kësajë here logjika na bënë që më keqardhje ti harrojm.

 

Kooalicioni parazgjedhor siq është thënë gjithëherë, është guxim politik dhe konkurim më vlera duke reduktuar kandidaturat më numra kandidatësh pa vlerë, thjesht për votën e tyre e jo vlerë kandidature pa kujtuar emra viktimash nga e kaluara , pra kooalicioni parazgjedhor është kooalicion vlerash për dallim nga kooalicionet pas zgjedhore të cilat dalin biznes politik dhe zhgenjim i elektoratit pasi të ja kesh marr votën atij.

 

E mira e të ndershmëve dhe të perkushtuarve gjithëherë na troket por politikat e mbrapshta nuk hapin derën, perkundrazi hermetikisht e mbyll atë. Ka shumë për të u thënë e shkruar mbi çfarë na pret, por kjo le të jetë vetëm një thirrje në kujdes për të mos thënë neser se tash është bërë vonë.

 

Krejt në fund, deshmitë duhet pergaditur për ti zbardhur mos gadishmerit e partive politike për ndryshime reale, kjo ka vlerë për të mos dal kritik paushall neser.

 

Luzern 26.12.2018

Xun Çetta

 

Komentet në facebook :

 

Xun Çetta : Thojn një shprehje të mirë andej nga Tirana e cila më ka pelqyer shumë: ,,Beso e kontrollo” tani në këto procese politike ku të shumt janë ata të cilët po vlojn në forma të ndryshme, këtë thënje po e konvertoj në ,,Testo e verteto seriozitetin e tjetrit”

 

Në mesazhe private, në kafe e tavolina debatesh, disave u intereson tu sqarojsh edhe ca gjëra shtesë mbi çfarë shkruhet në publike, të lavdërojn e ngrisin në piedistal, por në publike heshtin dhe kështu të shtyejn të rezervohësh ngase nuk din çfarë po qendron prapa kësajë.

 

Të shkruajsh gjatë, nuk lexohësh shumë, edhe këtë e di, por nuk është e tëra kjo.

 

Lidhur më këtë postim këtu për qellimin e mirë më u kërkua ti bëj ca sqarime shtesë mbi pasojat e mos reformimit të ligjit zgjedhor edhe pse e kam cek se, në mungesë kohe nuk po zgjerohem më shumë në vonesen e reformave dhe dua ta kuptoj vonesën falë dinamikës së proceseve.

 

Unë kam shkruar më shumë se një herë, pra disa herë për nevojën e reformimit të ligjit zgjedhor, nuk deshta të zgjatëm dhe ti perseriti ato. Tani në pergjigjën e kërkesës së disave sa u tha më lartë, po i thëm vetëm ca nga ato defekte në interes të liderve te partive tona politike por që po i kushtojn vendit dhe po e lejn kuvendin shterrpë e pa kualitet politikbërës.

 

1-Krejt Kosova në një zonë zgjedhore po u shkon për shtati liderve të partive politike të cilët duke u votuar në gjithë vendin, ata po marin mbi 120.000 vota dhe kështu po sillën si mbreter dhe më më pas, votat e tyre po i shperndajn për servilet e tyre, pra për më të degjueshmit e partisë ku kuvendi po del me delegat pa vlera. Ta thërrasim mendjën dhe kuptojm faktin se, Kuvendit, nuk i duhet këngëtari as artisti i cili nuk merr vesh në politikë vetëm pse mbledh vota për partinë dhe nga ato vota në shperndarje, liderët avansojn servil të tyre.

 

2-Krejt Kosova në një zonë, jo rrallë po ndadh që shumë Komuna të mëdha po perfaqsohën në kuvend të Kosovës me më pak delegat se shumë Komuna të vogla. Kjo pastaj po sjell pasoja më të cilat kurr nuk është marr njeri më këtë pa drejtësi. Kuvendi ka një kuot të rezervuar për gjinin femrore, i kishte vendet e rezervuara të minoriteteve kryesisht Sebe dhe kështu vendi ka mbetur pa ligje të duhura dhe pa mundësi kreativiteti për të marr vendime në interes të vendit.

 

3-Koalicionet pas zgjedhore disa herë na kan rezultuar si kooalicione të biznesit politik ku është shitur dhe perfituar nga vota e qytetarit duke e zhgënjyer votuesin më kooalicione deri dje në sharje dhe joshje të elektoratit kunder tyre dhe në fund bashkë me ta sa për ta marr pushtetin e bërë jo funksional më pas si dhe perfitimet në kesh çfarë kanë bërë lideret apo ndanjë ndermjetsues i kooalicinove.

 

4-Vjedhja e votës, pjesërisht sikur është më e rediktuar mes partive politike por asgjë nuk është ndermarr, madje është legalizuar, që brenda partisë ti vjedhin votat pa kurrfar kontrolli, kanë shkuar aq larg sa që, politika e krimit politik të interferojn nga një parti në tjetrën se cilin kandidat tyre ta avansojn e cilin ta bllokojn ngase mund të na i prishin lidhjet tona të vjetra.

 

E kam thënë më lartë se, ne, për hirë të proceseve duhet ta kuptojm edhe mos reformimin e ligjit zgjedhor. Por kjo nuk do të thotë të mos bëjm diqka që Kuvendi i ardhshëm kurdo që vjen të mos ndryshoj kualitetin e debatit. Kooalicionet parazgjedhore janë vetëm njëra nga këto mundësi por ka edhe shumë tjera edhe pse jemi të vonuar në këtë drejtim.  

 

Pra deshta të thëm se ,frika në politikë, mase është e natyrshme, kuptohët disi ajo por, qellimi i exprorimit nga distanca jo publike, të shtyn të mendosh edhe më shumë dhe ta testosh seriozitetin e tjetrit.  

 

Xhafer Leci : Të lumtë miku Xun Çetta ! Gjermanët thonë: Me besue është mirë, por me kontrollue është më mirë.“ Shëndet dhe përshëndetje vëllazërore.

 

Xun Çetta : Më juve e tjer si ju i nderuar Xhafer që nuk u mungon prononcimi publik është lehtë dhe nuk ka pse rezervohet aq shum njeriu. Ju keni deshmuar këto vlera. Shëndet e KLM.