Politikë

E di se të gjithë e dim por në lexim të parë të gjithë hamendemi në peregjigje të pyetjës se, a është 9 Mai dita e Europës apo e BE-së?

Gjeografikisht dhe fizikisht në Europë jemi të gjithë por jo në BE, Kosova dhe shtetet per rreth nuk jemi në BE por jemi në Europë e sot në Kosovë festohet 9 Mai kurse në Europën qendrore nuk festohët kjo ditë. Jo se nuk festohët në Zvicër si mesi i Europës edhe pse jo anëtare e BE-së, këtu rreth saj,pra jasht shtetit Zviceran nuk festohet kurse Kosova sot nuk punon ajo po feston !!!.

Bashkimi Europian duhet ti permbush nuk e di sa kushte ende të pa definuara për të bërë që Zvicra të pranoj hyrjën e sajë eventuale në BE derisa Kosova duhet ti përmbush kushtet e njëpasnjëshme të cilat shkojn e shtohen si veze gjarpëri për ta pranuar atë në BE. Janë dy shtete Europiane këto në pozita diametralisht të kunderta në raport më BE-bë shtete këto pjesë e të cilave jam unë vet.

Unë duke par të mjellurat në kopsht këtu në Emmenbrücke CH, më telefonoj një miku im nga Kosova dhe më thotë : ,,Sot nuk punohet është ditë feste, pritem në Zürich“

Aty sapo dola afer kopshtit, pash se treni më të cuilin do shkoja në Zürich për ta takuar mikun e ardhur nga Kosova, ai, pra treni iku dhe papritmas ja lëshoj një shi i rrept e më pas po i telefonoj mikut duke i thënë .

,,E le festën atje në Kosovë erdhe në mes të Europës ku nuk festohet kjo ditë si dhe e le diell atje dhe gjete një shi të rrept gati me breshër këtu. Më shumë punoni e më pak festoni miku im, këtë gjë ju tha pikërisht sot zonja Merkel në vend se të ju uroj 9 Main“

Unë ka kohë që kur jam në rehabilitim dhe qetësim shpirtëror të këtyre problemeve politike por ja se nuk munda të heshti krejtësisht.

Luzern 09.05.2018

Xun Çetta

FOTO me shumë  

Facebook

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1867997929886995