Politikë

 Facebook perkujton sot 09.12.2017 shkrime nga 90.12.2014

Xun Çetta ; favebook 09.12.2014

Kosova pas Kuvendit dhe Qeverisë së re të dala nga vet bllokada politike

Më këtë koalicion, më këtë Kuvend, dhe më këtë Qeveri të re, vendin e presin ditë të vështura, shumë të vështira, por jo pa shpresë e pa mundësi të daljës nga humnera ku e kemi praptuar dhe përplasur keq qerrën e fitorës dhe të çlirimit të vendit tonë.


 

Dy fjalë për opozitën dhe gjithë opozitarët të cilët kanë filluar e lexojn, kuptojn dhe së fundit shpresoj të veprojn e jo vetëm të kopjojn ide dhe shprehin ato për publicitet të tyre politik
Dalja kunder njëri tjetrit si opozitar po edhe veprimet e njëanshme sado të mëdha në rrugë kunder Qeverisë, kuptohet para së të koordinohet puna e perbashkët dhe harmonizohen hapat që duhen marrë, më qellim apo pa të, ato parti apo lider të tyre do të trajtohen se nen rrogozë po bëjn punën e kësajë Qeverije.

Kjo nuk do të thot të ndalët turri anti Qevesrisë aktuale jo, është e kunderta që do të thot se, bashkëpunimi, rendi dhe koordinimi i përbashkët është faktori numër një i cili na duhet si opozitë kaq e ligështuar që mbeti. Si opozitar, pa dallim subjekteve, qysh tani, duhet pas kujdes se si veproni dhe mos ti pergjithësoni as deputetet e aq më pak antarësinë e bllokut qeveritar PDK-LDK.
Antarësitë e tyre, më të ndershmit që kanë mbet të trathtuar nga lidershipi i tyre, po edhe jo pak deputet aty, në forma tjera janë pjesë e opozitës së ardhshme në zgjerim. Këtë gjë duhet mos harruar dhe çdo pergjithësim në akuza drejt kupollës së këtyre dy klaneve kriminale është humbje e pjesës opozitare që tashmë është brenda tyre.

E di sa i demshëm jam edhe unë, kur ndezi drita të tilla në errësirën e kupollës së Qeverisë së krimit, por mua më shkoj jeta duke mos e thën pak më troq dhe kështu të mos lejoj eksploatime të kthesave nga prapaskena në momentin kur vinë si kthesa ato.

Bëra kundër bishës ish Jugosllave, shkoj ajo dhe perfitoj mafija politike e nëndhesë sonë. Bëra sa nuk kisha si më shumë në të quajturën demokraci, perfituan llup e sorrollup politik dhe prap askushat ishin dhe po dalin dikushat për mua.

Bëra aq sa nuk kisha si më shumë për të ardhur tek lufta (paqe) në mënyerë që ti shpëtojm paqës(luftë) 1990-98.

Perfituan tashmë dy palë mafish politike nentoka e politikës Jogosllavi-Shqipëri dhe jo rastësisht kam then: Erdhën Titisto-Enverist të tipit ndryshe nga Titizmi i Azem Vllasit më kompani si dhe ndryshe nga Enverizmi i sa e sa ilegalistëve të cilët ishin dhe mbeten të ndershëm por viktima politike të këtij shortimi politik i cili nen tokë, ka bashkëpunuar e jetuar që në kohën e luftës së ftoht.

Më këtë koalicion Qeverisës , Kosova kurr nuk do të zhvilloj politikë parlamentare në Kuvendin e Kosovës ngase kemi fituar një situatë politike ku gjithë opozita do flasin e thonë e shajn e çka jo tjetër !!! por asnjëhere nuk do mund ta rrezikon më votë vendimin e këtij klani qeverisës e as të ndikojn në nxjerrje ligjesh dhe amandamentim të tyre. Kjo gjendje nuk mund të zgjat shumë dhe pa shmangëshëm do imponohet rrezimi i Qeverisë më dhunë...

Kjo nuk i duhet vendi tonë, nuk i duhet opozitës e cila mendon për vendin por shtrohet pyetja si tutje?.
Në kuvend, nese bëhet politik e menqur e një opozite të koordinuar mirë dhe më kujdes si dhe pa fyerje të pergjithësuara për derisa kanë mjaft argumente që ti sulmojn vetem indivit të klanit të e zi e jo antarësinë e gjërë e aq më pak deputet të pafajshëm të cilët edhe vet i dinë të zezat e klanit më shumë se sa vet opozita.
Nëse veprohet kështu, dëshmohet lirija, reflekton bashkëpunimi dhe perafrimi i më të ndershmëve pa dallim partish politike,pozitë apo opozitë. Nga kjo politikë do krijohet opozita e të ndershmëve qoftë në hall për bukë goje ata kunder pozitës së klanit të ardhur nga nentoka e shortimit Titisto-Enverist trashegimtar të luftës së ftohet.

Pas këtij reflektimi ndryshimesh, faktori nderkombëtar gjithësesi pergjegjës i ardhjës së këtij klani të zi, do filloj e ndergjegjësohet, kush më keqardhje për leshimet e tyre për kaq vite e kush në pa mundësi ti mbron tutje kriminel të zbuluar e dal mbi dhe.
Kjo politikë edhe mund ta marr, ndoshta një vetë kohë por jo më shumë për ta rrëzuar këtë klan qeverisës në rrugë politike brenda kuvendit, në të kindertën është e pa shmangëshme protesta gjithë popullore nga opozita e bashkuar dhe nga të pa kënaqurit, të lodhurit, të mashtuarit dhe të ndershmit e mbetur brenda atyre dy partive viktima të lidershipit tyre.
Opozitë dhe opozitar, mos lexoni e as kopjoni nese nuk veproni ngase do mbeteni më keq se sa këta të cilët duhet luftuar pa mëshirë.

Luzern 09.12.2014
Xun Çetta

Në info-cetta:

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=545

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/889186631101468:0

Komentet në Facebook :

Adnan Hulaj : Nga pozicioni ne te cilin je ti edhe unë edhe shumë te tjerë, por jashtë kuvendit është ashtu edhe për ata brenda do te duhej te ishte kështu por fatkeqësisht nuk ka asnjë deputet brenda kuvendit opozitës apo pozitës qe janë te pastër 100%dhe kur je sado pak i zhytur ata shfrytzojn ate qe din per tjetrin dhe nuk i vejn ne peshore se cili eka keqpërdorur shtetin me shumë se tjetri, e per këtë gjë janë këtu ku janë e pasojat po i vuajnë gjithmonë te pafajshmit (populli} prsh Xun Çetta

Xun Çetta: Qerrja vërtetë në permbysje sa nuk po dihet se a duhët ndihmuar nga ana e kundert për ta shpetuar sadopak apo, perfundimisht duhët shkarkuar e filluar ngarkimi nga e para ? Unë mendoj se, në këto kushte e rrethana në të cilat gjendemi, duhet ndihmuar për ta kaluar edhe këtë pjesë rrge ku ka mbet vendi dhe në pjesën tjeter pasi ta kalojm këtë vet rrezikim në vendin dhe kohën më të keqe , pastaj të fillojm ndryshe ngarkimin dhe vazhdimin e rrugës nga synojm ne mik i nderuar Adnan.

Adnan Hulaj : Pikërisht këtë gjë e mendova se të gjithë janë i lloj deri te Kryeministri aj dallon nga të gjithë e duhet ndihmuar e dhënë një shans për ta provuar KLM Xun