Politikë
Plotë 36 vjet, akoma sot nuk po kupton Serbia se në Kosovë, më politika të tilla po rrezikon ta humbë edhe Sertbinë ! Humbja, nuk është ndryshe pos kështu !!! Shih në që gjendje e ka sjellur vendin e vet në lakmi për të pushtuar tjerët dhe vendin e tyre.

Serbi, mendo e reflekto fqinjësi, ik nga jeta në armiqësi. Ne, sigurt dhe pa dyshim do vazhdojm e përballojm dhe sukseshëm të rezistojm, por pse të dy shtetet tona pa nevojë të stagnojn.

Sado të vështira e në përpjekje të pergjakshme, këto vite ishin dhe do mbesin krenaria jonë, pervjetori 1981 perfundimisht rezultoj si pervjetor i bardhë e më rëndësi.

Ik nga zija, tmerri e lakmia dhe pervjetor humbjësh fqiu ynë Serbi se kështu më afer do na ki. Kësajë i thonë njerëzi.

Luzern 11.03.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook:

Aziz Morina : VITI KU FILLOJ SHKATRRIMI I JUGOSLLAVISE,DHE THEMELIN E HAPURT TE SHTETSIS SE KOSOVESE,HUDHEM GURE DHE BEME BETONIMIN E THEMELEVE,PER TA NGRITE PAVARSINE E SHTETIT TE KOSOVESE....DHE TE KRENOHEMI PER PUNENE ,QE KEMI BERE.NDERKAQE TE SHERBEJM SI TABAN I PA THYARE ,PER GJENERATATE QE VINE..

Gani Vlahna : Keshill te urte dhe te mire i ke dhene more Xun, te miren po ja proferon ...!!! ???..

Maxhun Osmanaj : Viti i madh,viti i bardhë, I981, mbart me vete fillimin e shkatërrimit të një shteti diskirminues ndaj shqiptarëve dhe fillimin e epokës drejt agimeve të lirisë.Lavdi gjithë dëshmorëve , nder e respekt gjithë saj armate djemsh e vajzash të përsekutuar nëpër kazamatet serbe me vite dhe dekada!

Xun Çetta: Postimi më rastin e 30 vjetorit të pranverës 1981 ku deri në atë pervjetor 2011, në vazhdimësi, vetëm kanë improvizuar manifestime lokale dhe shpesh kanë bërë për këtë pervjetor, aq sa kanë perfituar prej tyre.

Në vitin 2011, fillon të flitet, manifestohet, hulumtohët dhe shkruhet shumë më ndryshe por mjerisht, prap për ta lën punën në gjysmë siq është rasti i mos botimit  të kumtesave të dy konferencave shkencore kushtuar këtyre ngjarjeve gjithësesi fillim i gjitha rrjedhave të më vonshme.

Siq kam thënë në kumtesën time se, në botimin e gjithëatyre kumtesave shkencore, duhet thënë faktin se, Ne me gjitha këto komtesa, nuk po bëjm shkencën por po ndihmojm historianët që më leht ta bëjn atë, pra shkencën…

Ashtu siq kam thënë atëhere po thëmë edhe tani.

Kumtesat tona,ashtu  siq jemi marr vesh në organizim të dy konferencave shkencire, të jenë kumtesa të pa cenzuruara më mundësinë që të shkruajn kush nga cili kand i ka parë demonstratat, por kjo mundësi e dhënë, nuk guxon të u marr të drejtën historianve hulumtues që ata pas hulumtimit tyre nga ato kumtesa, ta thonë fjalën e vet nga ku do ta zbardhin vetëm realitetin e atyre ngjarjeve…

Historianet hulumtues, kam pershtypjën sikur janë frikësuar nga gjithëato kumtesa të lloj,llojshme të cilat tash sa kohë pritet të botohën në permbledhje.

Edhe njëhere, ftoj historianët vertet hulumtues që të mos hezitojn dhe ti marrin ato tri (3) libra më kumtesa nga ku janë të lirë ta hulumtojn origjinalin e atyre ngjarjeve të cilat jo pa qellim, tash sa kohë polituika dhe politikan i kanë mjegulluar më besim se do bëhën të pa zbardhura si ngjarje…

Historian të pa anshëm, hulumtues dhe objektiv, duhet kontaktuar sa herë që ata kanë nevoj për sqarim plotsime shtesë nga personazh të shumt të atyre ngjarjeve. Nga krejt çfarë u tha. Ju lutëm, mos na turpëroni si historian hulumtues kudo që jeni, në të kundërtën hezitimi i punës suaj shkencore që ti zbardhni këto ngjarje, kam frikë se një ditë do ta zbardhë frikën tuaj si historian nga politika e cila po tenton ta bëjë historinë…

E di se puna juaj hulumtuese nuk mund të jetë thjeshtë punë vullnetare dhe pa pagësë, por ngriteni zërin që fondi i hulumtimeve tuaja të rritët e mos të na lënë kështu si kemi qendruar deri tani.     

Lidhja e postimit :  

Manifestime të 30 vetorit gjithandej në mërgatë e Kosovë

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=189880114365460&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater 

Tahir Murtezaj : Lavdi patrotve te 1981, nje nder ma maritoret ishe edhe ti Xun i nderuar.

Xun Çetta : E perseris : Akoma nuk i kemi zbardhur të gjittha, priten gjitha për tu ndal tek e verteta


Rifat Muriqilidhja në murin e tij facebook 11.03.2017  shtoi 2 fotografi të reja 

Në kujtim të 11 Marsit 1981
Ali Lajqi, njeriu që atë ditë e sot nuk u ndal së punuari për atdhe

Xun Çetta : Tash e 36 vite na çmenden duke na dal emra të rinjë si organizator dhe perpilues të kërkesave dhe parullave të atyre demonstratave. Të gjitha marifetet e mjegullimit, krejt të qellimshme të këtyre ngjarjeve jan të skanuara, incizuara dhe kopjuara. Kah dhe ku po shkojm kështu duke u bërë njeri deshmitar i tjetrit vetëm e vetëm të mjegullohet sa më mirë realiteti i tyre?
Edhe ai i cili në cilësinë e deshmitarit deshmoj në ditën e gjykimit, tani para pak vite ka gjetë hapësira mediale dhe atë në TV ekran për të na dal e prezontohet si organizator i këtyre ngjarjeve !!!
Publikisht po e thëm këtë, po edhe faktin tjeter tragjik se, spekulimet e mirë orkestruara kanë shkuar aq larg sa edhe mua personalisht, pak ditë para atyre dy konferincave shkencore që janë mbajtur mbi këto ngjarje ,pra konferenca 2008 ku spekulimet më kanë bërë që, ose ta prishi atmosferën e atyre nismave për ndriqim ose, të heshti para spekulimeve për hirë të bërjës diqka në drejtim të organizimit të konferencave shkencore… Edhe sot, ato spekulime mjerisht po vazhdojn.
,,Nuk ka qenë Ali Lajçi banues i konvikteve“, po lexoj këtu !!! ,,Në trafon elektrike pasa qenë dikush tjeter e jo Aliu“ Pas denimit të Aliut, vite më radhë sa ai po vuante denimin është propaganduar sesi gjoja ,, Ali Lajçi po shetit me Mercedes nepër Beograd“ e çfarë nuk u tha e spekulua mbi këtë pranverë e cila perfundimisht i prishi qerdhet e spekuluesve në fjalë.
Pse e lakova vetëm emrin AliLajçi për të cilin edhe qenka postuar Linku më foton e tij ?
E lakova emrin Ali, ngase e tërë pranvera 1981, pa anashkaluar emrat tjerë, gjithëherë si pranverë e kthesave, është identifikuar më emrin Ali Lajçi. Nuk ka pas njeri i cili lexon apo dëgjon të flitet për 81-shin e të mos e ketë pas të parin në mendje e sy z. Ali Lajçi .
Ja pse edhe sot vazhdojn spekulimet nese ka mbetur sadopak hapësirë në elektoratin e shkaperderdhur në kaq parti politike, klane brenda partive etj.
Për mua iku koha që të merrem më spekulimet dhe ti shporrim ata-ato, tani po detyrohemi ti lëm botimet e tri librave me kumtesa të konferencës shkencore dhe të bëjm fondin për historianët më të mirë hulumtues që ka Kosova dhe ata të merren më gjitha kumtesat ku në leximin e tyre dhe analizat do gjëjn dhe do dalin e thonë fjalën e vet.
Mjerë ata të cilët do gjënden në listën e spekulimeve mbi këto ngjarje të cilat perfundimisht filluan dhe përfunduan të kthejn gjërat për marë.

Lidhja:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1341946975844791&id=100000885050126