Lajmet aktuale

Jam lodh !!! po jam lodh më patriot të konvertuar nga llumi i shoqërisë dje në Komunizëm dhe tani në të quajturat 16 vjet demokraci.

Jam lodhor ngase shumë shpejt i kuptova pa aftësit e tyre të cilat mjerisht i perqafonte opinioni i traumatizuar në luftë dhe më traumat e reja çfarë solli çlirimi i pa pritur për ta.

Traumat, nuk trajtoheshin e aq më pak të sherohën në popullin e pas luftës po edhe të krimeve që po vazhdonin pas çlirimit të vendit tonë. Ato si trauma, për kaq vite pas lufte u manifestuan kudo dhe në gjitha format.

Të pa diturit dhe shumë patriot të konvertuar pas çlirimit të vendit tonë, duke ikur nga identiteti i tyre politik, ata më kanë lënduar shpirtin pa pasur forcë tu thëm STOP.

Nuk kishe si tu thuash STOP atyre kur tani në Liri, prapa tyre kishe shokë e veprimtare të cilët në vazhdimësi kishin qenë bashk nen të njejten qadër politike e pushtetesh.

Propaganda dhe tereni i pergaditur nga sherbimet e tyre në popull të traumatizuar, ishte vaj i avansimit të qerres tyre më spiuj.

Shkrimet dhe propaganda e tyre mbesin për ta verifikuar më vonë mjerimin e votave të traumatizuara…

Gjithë këta patriot të konvertuar të cilët ikun nga identiteti i vjeter politik, i lexon në arkiva kur thonë:

 (Unë dhe të parët e mij ishim viktima të Partizano-Qetnikve, si dhe po ti lexosh vëllëzrit e tyre në Serbi, edhe ata thoshin: Unë dhe të parët e mij ishim viktima të Partizano-Ballistëve).

Duke ikur nga Komunizmi i tyre, ky llum njerzish dilnin sikur kanë luftuar kooalicionin Partizano-Qetnik dhe atë Partizano-Ballist, kooalicion ky i cili nuk ka qenë, por e shesin për propagandë tek popujt e traumatizuar pas lufte dhe pas ndryshimeve demokratike…

Siq kam thënë sa e sa herë po e perseriti edhe tani :

Njerzit e mirë dhe të familjeve të njohura, janë deshmuar edhe si Komunist në kohë Komunizmi po edhe si Demokrat në kohë Demokracie e cila akoma nuk po funksionon.

Skena politike në Kosovë, mjerisht është ibrid i këtyre politikave…Heshtja ime e herëpashershme, nuk është dorëzim por kujdes për ballë këtyre lojërave.

Luzern 18.11.2015

Xun Çetta

Shtesa në facebook :

Fadil Aliu : Atë që nuk pu mundet ta bëjë Serbia po e bën vegla e saj në Kosovë Bllokimin e Kosovës Dmth Blokimin e institucioneve



Xun Çetta :
Jam për ngritjen e pergjegjësisë për kush çfarë thot e jo ta mbysim opinionin më propaganda. Sa i perket veglave të ish pushtuesit që kanë mbetur dhe po kryejn punë në Kosovë mendoj se gjitha subjektet kanë virusin e këtij lloj sherbimi, bile nuk di cilla cillës parti do ja prapton qerren më kësi mikrrobesh politike. Bile ti Fadil e dinë mirë këtë gjë të cilën ta kam thënë e argumentuar disa herë, kryesisht kur ti e arsyetoje avansimin e njerëzve të cilët sjellin vota në parti e jo aq shumë avansim të njerzve të ndershëm e patriot...I vetmi Sabri Fejzullahu ka ikur sapo ka kuptuar se nuk i sjell vlera politike Kuvendit ku e dergon vota e dallkagjive.