Politikë   Siq kam thënë gjithëherë kur është ngritur tema e dosieve, më krejt pak fjalë po e perseriti edhe tani për të mos humur kohën më këto ngritje dhe prap largime nga kjo temë :

Kjo çfarë lexova, do duhet të ndodh edhe tek ne nese duam ta sherojm shëndetin e qytetarëve tonë nga politika e cila po i çmend ata me kaq shumë perde për mes të cilave po vazhdojn ti mbulojn pislliqet e shumë politikanve tonë.

Dosiet ,nuk qojn në vëllavrasje e as në hakmarrje siq trumpetojn të dosuarit në politikë, publicistikë të paguar etj. Ato sherojn politikën tonë të sëmuer e cila po mbyt qytetarin dhe vendin tonë.

Jam i irituar më të quajturat dosie spiujsh a në anën tjetër na publikojn emra të inspektorve zyrtar të UDB-së pra SHSSH-së. Ata emra janë dhe nuk mund të fshihën, dosiet për ta, mund ti zbardhim dhe shohim se kush nga ata si është sjellur më qytetarin dhe viktimat e tyre por jo se po zbulojm emra spiujsh derisa ata jan zyrtarisht si paketë emrash të ish UDB-së. Ne do na interesonte për spiujt e tyre të rekrutuar në atë shërbim, pra si spiuj e jo si inspektor.

Tashmë dihet se shërbimet sekrete ngrisin dhe rrëzojn pushtete ashtu si edhe themelojn shtete politike për ti kontrolluar më leht ato që të mos kenë stabilitet dhe të mbesin si vatra krizash ato.

Kosova, mjerisht nuk po mund ta kaloj këtë fatkeqësi ku edhe sot mbizotërohët nga ish sherbimet më të kryqëzuara në vendin tonë.

Ishte kjo pjesë nga komenti im i radhës mbi dosiet 02.10.2015

Xun Çetta

Më shumë nga burimi LINKU,,Bota Sot“02.10.2015 :

http://botasot.info/lajme/459425/kroacia-do-te-publikoje-dosjet-e-spiuneve-jugosllave/

Kroacia do të publikojë dosjet e spiunëve jugosllavë

Bota Sot | 29.09.2015 09:40                       

Agjencia Kroate e Sigurisë u ka dhënë dokumente nga shërbimet sekrete jugosllave arkivave të shtetit që t’i japë publikut qasje të pjesshme në dosje të klasifikuara për herë të parë.

Agjencia Kroate e Sigurisë dhe Inteligjencës, SOA, tha të shtunën se ka dhënë dokumente sekrete të shërbimit, të krijuara në mes viteve 1937 dhe 1990 te arkivat e shtetit, të cilat do të lejojnë që të shihen nga publiku kroat për herë të parë nën disa kufizime.

Dokumentet vijnë nga Shërbimi Sekret Jugosllav, UDB, si dhe shërbimet sekrete të Mbretërisë së Jugosllavisë dhe të regjimit fashist të Luftës së Dytë Botërore, quajtur shteti i pavarur i Kroacisë, NDH.

SOA tha se dorëzimi ishte pjesë e përpjekjeve për të sjellë më afër punën e shërbimit me publikun kroat.

Agjencia gjithashtu tha se dëshiron të "ndjekë praktikën e shërbimeve në shtetet me traditë të gjatë demokratike", ku dokumentet deklasifikohen kur nuk ka nevojë që të mbahen më sekret.

Megjithatë, disa të dhëna do të mbeten konfidenciale dhe disa identitete të mbrojtura.

( Këtu kam frikën e lojërave të politikave  të mëdha nderkombëtare për ti mbrojt krimet e tyre politike për mes njerëzve tyre që i kanë perpunuar gjithëherë në politikë. Shtesa ime Xuni )

"Ky dokumentacion mund të jetë interesant. Për shembull, diku mund të gjeni se kush ka qenë një informator për policinë ... [ por ] jo çdo dokument do të ndryshojë njohuritë ekzistuese," tha për BIRN Tvrtko Jakovina , një historian në Universitetin e Zagrebit.

Jakovina tha se para se t’i jepet qasje publikut, dokumentet së pari duhet të përzgjidhen nga arkivistët.

"Por, pasi të bëhet kjo, sipas mendimit tim, ato do të jenë të hapur për të gjithë – për studiuesit, gazetarët, për publikun e gjerë", tha Jakovina.

Christian Axboe Nielsen, një profesor në Universitetin Arhus në Danimarkë, i cili ka hulumtuar shërbimin sekret dhe policinë jugosllave, tha se masa ishte një hap në drejtimin e duhur, por paralajmëroi se arkivistët mund të duan disa kohë për të përpunuar të gjithë materialin.

“Një përpunim i tillë mund të bëhet justifikim që të duhen shumë vite derisa kërkuesit të fitojnë qasje,” tha për BIRN Axboe Nielsen.

"Një problem tjetër është legjislacioni plotësisht i paqartë në Kroaci, në lidhje me përdorimin e një materiali të tillë. Prandaj, ekzistojnë rregulla për mbrojtjen e të dhënave personale që janë aq shtypëse dhe 'ngurta' ... të cilat janë një pengesë për sa i përket qasjes në dokumente", shtoi ai.

Ai tha gjithashtu se shteti mund t’u kërkojë hulumtuesve të nënshkruajnë marrëveshje konfidenciale që të parandalojnë zbulimin e të dhënave të caktuara në publikimet e tyre.

Sllovenia gjithashtu hodhi online dokumente nga shërbimi sekret jugosllav vitin e shkuar. /kallxo.com/