Politikë   Dje 01.10.2015 në RTK, emisioni,,Jeta në Kosovë“nuk ma mbushi mendjen se vërtet më fakte e dëshmi po kundërshtojn njëri tjetrin. I tillë më rezultoj debati mes Naser Osmanit LDK dhe Rexhep Selimit VV.

Ishte kundershtimi më i ult, pa fakte e dëshmi i z. Osmani i cili në mbrojtje tha:

,,LDK është parti tradicionale e cila rrezikon individet po edhe liderin e tyre për hirë të shtetit. Ne, bëmë koalicion më PDK-në pa dëshirën tonë vetëm që të mos dështoj shteti“.

Kështu më demagogji politike, ai fitoj pikë para audiencesë ,pra para dëgjuesve të këtij emisioni. Ndodhi kjo, ngase z. Selimi ishte defanziv për ti thënë :

( Është e kunderta çfarë thuani ju z. Osmani, LDK, pikërisht më këtë kualicion ka dëshmuar më shumë se asnjëhere më parë se është parti e pushtetit korrubtiv e jo e shtetit. Ju filluat më bllokun opozitar, pranuat që Kryeminister ta kemi z.Haradinaj, dhe pas fushatës së parë, nen presionin e elektoratit tuaj mendoj të arsyeshëm, ju e drodhet luftën për marrjen e të parit të Qeverisë, pra postit të Kryeministrit. (gjë jë kjo e cila do ishte në rregull, por jo si filluat dhe si e drodhet marrveshjën, mendim i sqaruar nga unë Xuni)

Kjo do të thot se plotë gjasht (6) muaj, ju, bashkë më AAK-në keni bllokuar shtetin duke luftuar për pushtet. Ju më në fund pas gjasht (6) muaj bllokade të shtetit shkuat ta shpetoni Thaçin në rënje pra PDK-në ,vetëm pse u erdhi mundësia e marrjës së Kryeministrisë  në këtë formë!!! Ju lutëm a nuk erdhem serish tek kriza politike si pasojë e këtij pushteti i cili po rrezikon shtetin ?.)

Kështu do duhej kundërvën z. Selimi i cili e la që të kaperdihët demagogjia e z. Osmani dhe të dal si vlerë ajo.

Edhe z. Osmani e kishte rastin fenomenal që ta ul në bisht z. Selimi i cili pa takt kembëngulke se ne, nuk do falim më, nuk do lëshojm të funksionoj ky kuvend më ,,Zajednicën“dhe nenshkrimin e tyre derisa ta ndalim atë.

Mendoj se ishte pa takt dhe i ult reagimi i z. Osmani kur i thot Rexhës:“Ke alternativa tjera, Ja ku është Mitrovica“

Edhe këtu mendoj se ky nuk ishte reagim më fakte e dëshmi, madje ishte rrëshqitje në ligësi të politikanit. Rasti Mitrovica nuk është qështje individi por qështje shteti dhe e secilit nga ne varësisht nga pozitat dhe detyrat tona që kemi për të ndikuar dhe ndihmuar. Ky reagim aspak efikas,që të dy debatuesit i lëshoj në nivelin e ult, më fjalë të ulta, jo guxon e jo nuk guxon më shkuar në Veri të Mitrovicës.

Reagimi më fakte e më dëshmi për ta disciplinuar z. Selimi do duhej të ishte:

( Ndale turrin z. Selimi, ne po ballafaqohëmi më pasojat të cilat kanë ndodhur në kohën kur ju ishit Minister në Qeverinë e perkohshme dhe kur ti ishe më po këta të cilët sot i kritikon. Kjo më bënë të dyshoj z. Selimi nëse ti vërtet je ndar nga aktet e tyre të menjëherë pas luftës dhe nese vertetë, pa politikë po reagon kaq ashpër tani nga pozita e opozitarit)

Ky do ishte kundërvimi më fakt e ndikim për ta qetsuar z. Selimi si dhe për te ndikuar tek opinioni, kundervim ky pra të cilin nuk ia bëri z. Osmani.

Ka kahë që kur thëm se :

Skena politike është e ngarkuar më mekatar politik të cilët i kundervihën njëri tjetrit vetëm sa për ta shfrytzuar hapësirën e dhënë mediale si anëtar/e apo perfaqësues/e partish politike. Lufta e tyre duke ndrruar partitë, koalicionet dhe pozitat, ka kohë që kur po zhvillohet kunder depertimit të atyre të cilët realisht do ti sjellnin ndryshime këtij vendi.

Luzern 02.10.2015

Xun Çetta

Komentet:

Veri Mitrovica : Rexhep selimi e ka dhan provimin.gjat luftes i pari ka dal ne sken.me uniform te UQKs.kur ka qen mas veshtiri.

Veri Mitrovica : Ne veri te Mitrovices jemi takuar shum her edhe tash e kam pa ati osmani aguxon regjep selimi ndaqit medit neper ur te ibrit ka dal ne verij.nuk asht let me dal ni person qe asht figur e njofshme e UQKs e ju nuk kini qka mi than Rexhep selimit.ky hyn ky HERO REXHEP SELIMI ju nuk mun te shkoni as nuk guxoni se ka qen trim edhe asht trim.HERO 

Xun Çetta :Zakonisht nuk i konfirmoj kërkesat për miqsi kur ata jan anonim, Pas sa ditë pritje, sot ju pranova, konfirmova për miqësi ku lash shumë kerkesa anonime pa konfirmuar dhe po sot fillove. Mik apo mikeshë e nderuar, Në Veri të Mitrovicës kam qen më shumë se njëhere në kohën kur tjerët shkojshin më Autoblinda të KFOR-it, Nese je i Mitrovicës besoj te kujtohët kjo kohë. Shkuarja atje nuk me favorizon aq shumë për frikacak apo guximtar, duhet kontrolluar në total kush çfarë bënë dhe si i qaset problemit. Rexhën as nuk ta ula e as nuk ta ngrita nga pjedistali ku e mbani. Komentimi më fakte kritike po edhe lavdi varësisht kush sa ka pika pozitive-nrgative është komentim më vlerë. Më anonime kam pervoja të këqija dhe uroj të mos bejm blok njëritjetrin.