Politikë Interpelanca për ta, por ata jasht shtetit duke bërë qejfin e tyre, e nese deputeti Zafir Berisha nuk na genjeu, paska edhe ministra të cilët në vend se këtu në seancë/ interpelancë, ata paskan qenë duke kosit livadhet dhe lëndinat e tyre në fshat !!!.

Tash ndalem dhe mendoj : A mos jam i marr, ndoshta i sëmuer që në këtë vapë, më kaq temperatura të larta, nuk shkova në pishinë vetëm e vetëm që ta percjelli seancën e sotme parlamentare ?

Ka kohë që kur thërras që sa më parë, shumë politikanëve tonë duhet bërë analiza e kontrollit psikik. Tani, sa dukët ata të cilët paguhen nga taksapagues dhe nuk marrin pjesë në seancën parlamentare e thirrur për ta, vërtetë janë të sëmuer psikik, por të jem i arsyeshëm e thëm faktin se, hiq më i shëndosh nuk jam unë i cili pa pagesë, tash sa dekada lash dhe po e la shëndetin tim për vendin dhe interesat e tij.

Sa tema ishin në shqyrtim të kësajë seance apo interpelance, bash secilën, veq e veq e kam të trajtuar në shkrimet e mia kritike tash sa vite më radhë, disa nga to, i keni edhe këtu në info-cetta si video që nga kur isha kandidat e pavarur 2001. E rëndë kjo, kur 14 vite më pas ta dëgjosh verbalisht, KOPY shkrimin tënd dhe sikur citohësh nga Video e asajë kohe!!!

Këtu në këtë seancë të sotme, më mbyti edhe fakti tjetër kur sa e sa emra deputetësh dualën më lloj, lloj KOPY materialesh dhe ajo që nuk kuptohët tek elektorati i tyre është fakti se, ishin deputet të cilët ndërruan sa e sa parti politike vetëm e vetëm që nga prapaskena e tyre të sistemohën në kuvendin e Kosovës. Kjo nuk donë mund as lodhje truri për të kuptuar pse nuk ndryshon politika e krimit politik në Kosovë.

U trajtua gruri, apo drrethëra tjera të importuara madje pa doganë nga Serbia për ushim kafshësh, e që më pas u shitën dhe u konsumuan si drrith i klasit–I-e për ushqim të qytetarëve të vendit tonë.

Më miliona tonelata këto të cilat u shitën dhe u konsumuan për ushqim kancerogjen, pra një luftë tjetër kjo kundër nesh dhe popullit tonë. Ku është drejtësia e pergjegjësisë penale këtu për vrasje qytetarësh në paqe ju lutëm ?

Kam shkruar për këtë gjë dhe shumë tjera si ky problem dhe e di se do bëhësha i besdishëm po ta sjelli linkun këtu dhe shihet se kur kam shkruar.

Gjatë krejt kohës sa po percillja seancën, jo rrallë kam verejtur se pyetjët që iu shtroheshin Ministrave, edhe nese ishin ndonjëri aty, pergjigjët i lexonin pa ngritur kokën nga teksti i përgjigjës. Ndoshta kjo është rregull të cilin unë nuk e di se si praktikisht perpilohet materiali i transkriptuar nga sekretaria, por thjesht krijova pershtypjen se nuk pergjigjën, madje as nuk u shtrohet pyetja pa lejen e atyre të prapaskenës tyre të perbashkët që i kanë pa dallim pozitë-opozitë.

Deputeti, tash më status si i pavarur z. Shaip Muja, që kur ka dal nga grupi parlamentar i PDK-së, kam pas rezervat e mia se po luan rrolin e tillë si oponet i partisë, por sot ka qenë në nivel kritik dhe i arsyeshëm pa cituar asgjë nga fjala e tij. Nuk po citoj e as parafrazoj ngase lodhja e madhe ma pamundëson të shkruaj më shumë.

Nesër që në mengjes e tërë ditën në punë, nuk kam livadhe e as lendina unë më i kosit siq u tha se kënë bërë disa nga Ministrat tonë sot kur do duhëj të ishin në interpelancë.

PS.

Po i postoj vetëm pak foto nga kjo seancë të cilat nga 80 e sa copa që i bëra nga ekrani, tani vërejta se si në disa, apo në shumë pak nga to, quditërisht dhe pa dashje pikturohët portreti im në sfondin e sallës së kësaj seance.

Le të kuptohët kjo, sikur Xunin rregullisht e keni aty, po aty siq mund ta vereni në foto,më e pa pagesë, prezent apo jasht salle, dikujt mbi kokë, dkujt prapa perde, tjetr në krah etj por Xunit nuk i shpeton as levizja më e vogël që beni ju deputet të nderuar.

Luzern 04.06.2015

Xun Çetta

Nga facebook:

Paqsor Dona Tafaj : Mendoj se me te vertet ke nje diapazon te gjer sa i perket skenes dhe prapaskenes politike ne Kosovë, besoj dhe me gjer.. Gadishmeria, interesimi dhe vullneti yt vërehet, këtë e kam vrejtur per aq pak koh sa te njoh ne menyer virtuale këtu në Facebook , dhe per aq koh sa shkrimet tua i kam lexuar.. meriton rrespekt te veqant dhe jo vetem kaq. Pershendetje.

Xun Çetta : I nderuar Paqsor Dona Tafaj,do isha mos perfillës i respektit po të shkoj në gjum pa u falenderuar për respektin tuaj dhe vlerësimët e krijuara tash sa kohë për shkrimet dhe publicistëkën time. Nuk nxitova në falenderim parase ta vizitoj profilin tuaj ngase nganjëherë po ndodhin lajthitje. Tani kuptova dhe fiksova profilin tuaj po edhe u ndjeva mirë për kontaktin tonë. E keqja thuhet se është mirë të heshtet për të kënë mirë më të gjithë. Unë nuk jam i tillë i nderuar Paqsor, të keqen e thëm pa më të voglin shqetsim pa dallim ofroj apo largoj të tjerët. Dua të thëm se kështu si ju vlerësojn edhe jo pak njerëz në heshtje, nuk ka gjë të keqe ta kursejn vetën në politikë, por ka edhe të atillë qe vlerësojn shumë dhe nuk respektojn, madje urrejn tjetrin për sensin si thuani ju, urrejn per guximin dhe sakrificat në kohë. Natën e mirë dhe uroj gjitha të mirat në familjën tuaj.