Politikë

 
Pres pergjiigje pozitiveKaluan javë të tera , tashmë po afron muaji që kur vullneti juaj po demonstron kundër arrestimit të disa ish komandantëve të UÇK-së.
Nuk dua që drejtësisë ti dilet përpara dhe nga pengesat që mund ti bëhen asaj ta pëson vendi ynë i cili më shumë se cilido vend tjetër ka nevojë për drejtësi dhe vënie të ligjit, gjë e cila mjerisht po i mungon vendit tonë.
Nuk jam pro dhe nuk dua drejtësi të imponuar nga jashtë vendit tonë pa dallim ,,paaftësive” që unë do thosha pa dallim mungesës së vullnetit që ta kthejmë vendin andej kah jemi nisur.

Nëse na mungon vullneti për të u marrë vetë më drejtësinë dhe ti hapim rrugën asaj, më besoni se intervenimet nga jashtë në këtë pikë, më apo pa të drejtë, ato edhe shumë kohë do të jenë prezent në vendin tonë.

Kotë i bini në qafë ministrit të punëve të jashtme z. Hoxhaj dhe atij të punëve të brendshme z. Rexhepi edhe pse ky i fundit ishte koha dhe rasti të dëshmoj një dorëheqje morale për krejt tjera veprime.
 Më këta dy emra nga këto dy poste qeverie, ju veç sa e keni zgjatur rrugën e vuajtjes suaj në grevë urie... Më kryeministrin Thaçi i cili edhe ashtu është çelësi kallauz, ju do e kishit shkurtuar procedurën e përgjigjes institucionale nëse do e keni një ditë. 
( Nuk dua të besoj së më qëllime dhe marrëveshje tjera testohen këta dy emra pa ndikim në kërkesën tuaj ).

Unë për kaq kohë sa po ushtroni ndikimin tuaj më këto forma nga më të rëndat siç është greva urie ,në vazhdimësi  ju kam përcjell ju dhe reagimin pasive e të përgjumur institucional. Më keqardhje dhe pa forcë të ndërmarr diçka, më në fund kam konstatuar se ultimatumi juaj që ta keni një përgjigje pozitive ishte në adresa të gabuara.

Ultimatumi : O vdekje o liri në grevë urie u bëhet individëve, qeverive dhe burrështetasve të cilët shumë të qetë zgjedhin njërën nga dy rrugët, pra o dorëheqje o më vetëdije në krim për ballë grevistëve...
Në rastin tuaj kam frikë se nuk e keni zgjedhur rrugën më të mirë për të rezistuar në luftë për ballë të keqes...

Ne, populli ynë ka një përvojë  se si luftohet dhe rezistohet në rrugë të gjata por jo të dështoj...Greva e urisë si formë, për ballë të pa bindurve është afatshkurtër dhe e rrezikshme, tashmë ajo pra greva u jap ultimatum juve të nderuar për nga vullneti që keni.

I pa binduri dhe ai që e donë vdekjen tuaj është pro grevës suaj vdekje pruese dhe kështu afati i shkurtër për martirizimin tuaj e shpëton të keqen pa u ndëshkuar sa dhe si duhet, andaj mi kuptoni dy fjalët e mia përmbyllëse:

Përvojat se si rezistohet i keni dhe të dëshmuara ato, Dilni nga greva e cila edhe kështu zbuloj shumë çka që ndryshe nuk do i zbulonim.

Për hir të familjes suaj, miqve,shokë e dashamirësve tuaj e në fund për hir të bashkëveprimtarëve që po vazhdojnë në kushte siç i dini ju më mirë se askush tjetër, dilni nga greva dhe vazhdoni rrugën e mos pajtimit më të keqën nëse doni ta përjetoni atë ditë për të cilën kaluam një jetë të tërë.

Heronj,e dëshmorë,invalid pa gjymtyrë dhe fëmijë pa prindër të cilëve mjerisht nuk po u përgjigjet pushteti tani e 13 vite pas lufte ! ne kemi mjaft e të tepruar më të cilat vendi normal do mburrej. Kafshatën e sakrifikimit të tyre po e shihni se kush po e han dhe për më keq në emër të po atyre dëshmorëve që ranë për të na turpëruar ne në paqe të cilën në këto kushte nuk po mund ta mbrojmë edhe për sa kohë lirinë, paqen, porosinë e dëshmorëve dhe dinjitetin e vendit tonë të nëpërkëmbur.

Thirrja ime është : Dilni nga greva e cila ka ofruar të ju kërcënoj më vdekje ngase të vdekur nuk ju duam, Ju duam të gjallë ngase akoma është kohë e tregtimit më martirizimin tuaj, ju lutem dilni që ta vazhdojmë tutje.

Loti në pleqëri qenka më i afërt dhe më i qulltë se sa kur ishim fëmijë !!!.
Në pritje të lajmit më të mirë për aktualitetin, mbetëm më shpresë se jam kuptuar drejt.

Në këtë rrugë që po vazhdon miqësisht ju pret Xuni

Luzern 18.06.2013

Xun Çetta

Më mirë dhe rregullisht në http://info-cetta.com

----------------------------.,
 Ibrahim Kelmendi, Komunikatë në Facebook  18.06.2013 ora 11.30 h.
 Greva e urisë Dita e 18-të

(Prishtinë, 18.06.13) Vazhdojmë Grevën, përkundër shëndetit të përkeqësuar, deri sa të marrim përgjigje konkrete nga institucionet që ua kemi dorëzuar lutjet tona; vazhdojmë të protestojmë kundër paraburgimit të padrejtë ish-komandantëve të UÇK-së, Ambasadori Sylejman Selimi, Kryetari i Komunës së Skenderajit Sami Lushtaku, Komandanti Sahit Jashari dhe të tjerët; kërkojmë që ata të mbrohen në liri.
Dje ishte për vizitë Avokati i popullit, z. Sami Kurteshi, i cili u interesua për shëndetin dhe kërkesat tona. E falënderojmë.
Po dje ishte edhe Sekretari i PDK-së, z. Basri Musmurati. Nuk e kuptuam nëse ishte i autorizuar nga Kryesia e Partisë apo në vizitë si qytetar. Gjithsesi e falënderojmë.
I falënderojmë të gjithë shokët, miqtë, bashkëqytetarët që po ndiejnë keqardhje për shëndetin tonë të përkeqësuar, po solidarizohen me lutjet tona, po na lusin që të ndërpresim grevën.

Po i risjellim sërish lutjet tona, të cilat ua kemi dorëzuar Institucioneve:
• Lusim Ministrin e jashtëm Enver Hoxhaj të shfrytëzoj kompetencat e tij për të shpall Salustron person nongrata (të pa dëshirueshëm), meqë EULEX-i nuk po i shqyrton veprat e tij inkriminuese, siç janë përgatitja e dëshmitarëve të rrejshëm, montimi i proceseve politike, paragjykimet e tij shoviniste e raciste, angazhimet e tij selektive.

• Lusim Ministrin e brendshëm, z. Bajram Rexhepi, të pastroj Ministrinë e tij nga syleviqët, sepse Fadili është i dyshuar për zhdukjen e mjekut Hafir Shala, ishte i inkriminuar gjatë lufte si kuisling i forcave të armatosura të Serbisë dhe se fundi shpërdorues i përgjegjësisë si kryehetues për krime të rënda, duke prodhuar dëshmitarë të rrejshëm e parapërgatit procese të montuara.
 
• Nëse ministrat Hoxhaj dhe Rexhepi nuk duan të jenë në nivel të përgjegjësisë, të paktën duke na sqaruar nëse janë ose jo kompetent për të realizuar lutjet tona, atëherë lusim Kryeministrin Hashim Thaqi që të rishqyrtoi nëse këta ministra janë kompetentë për të qenë në këto poste ministrore.

• Lusim gjykatat të mos u nënshtrohen presioneve politike e shantazhuese të salustrove gjatë vendimmarrjes për rastin e Ambasadorin Sylejman Selimi, ish-Komandantin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,

Kryetarit të Komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës së Drenicës, ish-komandantit Sahit Jashari dhe të tjerëve, sepse prokurori Salustro me bashkëpunëtorë u ka montuar një proces për të diskredituar Luftën e UÇK-së dhe për të barazuar krimet e forcave të armatosur të Serbisë me ato të UÇK-së; argumentimet e prokurorit Salusto për ti mbajt këta në paraburgim për tu pamundësuar të bëjnë presion e shantazh nda dëshmitarëve janë paragjykim subjektiv i këtij prokurori tashmë të inkriminuar.

• Lusim prokurorinë kompetente të fillon hetimet kundër Fadil Syleviqit për rastin e dr. Hafir Shalës dhe për përgatitje të dëshmitarëve të rrejshëm.
• Lusim Kuvendin që të fut në proces miratimin e një ligji për amnisti për “krimet e luftës në mes të shqiptarëve”, sipas modelit të ligjit për amnisti në Makedoni; një ligj i tillë do të ishte mjet preventiv për evitimin e konfliktit aktual mes shqiptarëve, sepse, siç po duket, një konflikt të rrezikshëm po e para programojnë Salustrot dhe syleviqët, duke josh ish-kuislingët e forcave të armatosura serbe për të dëshmuar rrejshëm kundër UÇK-së.

Tashmë është bërë publike edhe një akuzë denigruese ndaj popullit shqiptar në RKS: në Kosovë paskëshin ndodhur “krime lufte në mes të shqiptarëve”...
• Lusim Shefin e Misionit EULEX që të shqyrton angazhimet e prokurorit Salustro, pasi tashmë janë të njohura edhe për publikun shpërdorimet e kompetencave që ai ka.
Arsyetime më të zgjeruara i kemi dhënë në materialet që ua kemi dorëzuar institucioneve.

Ne parashikojmë të vazhdojmë të qëndrojmë në grevë të urisë, deri sa të bindemi se lutjet tona nuk po injorohen dhe të kemi përgjigje konkrete në lutjet tona.
Ju falënderojmë për mirëkuptim.
Grevistët
(Blerim Muriqi, Xhemë Xhura, Ibrahim Kelmendi / tel.: 0044 151959)