Lajmet aktuale

 Sot ishte dita e homazheve në kompleksin memorial në Prekazin e Jasharve ku vershuan vizita të shumta nga gjitha trevat tona Shqiptare gjithëandej, ishte ditë kjo e dhimbjës por tashmë e shendrruar në një ditë krenarie për gjithë kombin tonë, nga ditë dhimbje gati se po shendrrohët në ditë festimi të çlirimit të Kosovës dhe madheshtisë së UCK-së.

Pas vizitës, homazheve dhe vendosjës së luleve, në 23 vjetorin e kësajë Epopeje, ne vizituam edhe Radio Kosova e lirë në krye më z. Ahmet Qiriqi, radio kjo e cila ishte dhe po mbetet zëri i lirisë gjatë dhe pas lufte.

Kjo ditë e madhe nuk mund të pershkruhët në këtë moment sa po vazhdon aktiviteti dhe ardhja e qytetarëve por mbetëm më shpresë ta pershkruaj në të ardhmën.

Lavdi të rënëve dhe familjës Jashari e cila u flijua si askund në botë për liri dhe çlirimin e vendit.

Prishtinë 06.03.2021

Xun Çetta

Më shumë foto në Facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/4023986564288110