Politikë

  Aktivisti, veprimtari, njohësi i këtyre fushave politike, tani kandidat në këto, zgjedhje z. Haki Morina, pa dashur të bëj fushatë për të, mendoj se e meriton ta ketë besimin brenda PDK-së ku ka kandiduar më Nr. 85

Si aktivist i hershëm i çedhtjës kombëtare, publicist i rregullt dhe njohes i rrjedhave politike, z. Morina është personalitet i cili ka deshmuar dhe ka kapacitete të deshmoj tutje edhe shumë vlera tjera nder to guxim në politikë, them guximi ngase në Kosovë parasegjithash po mungon guximi politik për ball  liderit dhe klaneve brenda partive politike.

Për sqarim :

Unë kurr nuk do të implikohesha në fushata politike e as të kërkoj vota më zë, aq më pak më zë të eger fushatash si po i dëgjojm disa, madje njihet forma më e butë e mundshme se si kam dal për vehte pa asnjë ditë fushate 2019 kur vet isha kandidat. Dihën gjithëashtu reagimet e miqve të mij kur më kanë thënë se kështu kaq plogsht nuk kërkohet vota !!!, më thojshin miq e familjar të mij ngase nuk dinte kush çfarë po ndodh në ato zgjedhje.

Nisur nga realitetet sa u tha më lartë pa u thelluar në temë, tani shtrohet pyetja : Pse po i them këto fjalë më kaq bindje për mikun Haki Morina ?

Po i them këto fjalë, më këto bindje dhe këtë besim në Hakiun nga vet fakti se e meriton, por kryesorja pse implikohem në këtë fushatë, është fakti tjetër se, para ca vitësh gabimisht e kam shpallur të vdekur ngase ishte fjala për një aktivist tjeter po më emer Haki Morina, dhe kur gabimisht kam komentuar lajmin e hidhur të vdekjës tij, ja kam thurë fjalët më të mira dhe më të merituarat çfarë i ka z. Haki Morina…

Është edhe fakti tjetër i cili më obligon për Hakiun dhe konkretisht më shumë se kaq do ta lexoni postimin e tij më posht kur tregonte interesim për konkurimin e Shqiptarëve në zgjedhjet kantonale e nacionale në Zvicër dhe mund ta lexoni komentin tim të fundit ku e sygjeroj : ,, Qendro atje Haki se për këtu vetëm gjeneratat e reja kanë vënd në këto fusha konkurimi e avansimi”

Kjo ishte këshilla ime atëhere, e sot, kur Hakiu doli kandidat pa dallim ku dhe në cilin subjekt, do isha i lig, tepër i lig e i pa burr të mos i them fjalët dhe bindjët që kam ashtu siq i kam thëne kur u keq informova për vdekjën e tij.

Urime kandidatura mik i nderuar Haki dhe uroj sukseset e fitorës pa frikë se mos nuk po i qendroni besnik votuesve tuaj.

Luzern 30.01.2021

Xun Çetta

Lidhja e postimit tij dhe komenti im në facebook :

https://www.facebook.com/bashkesiaPSHDKzvicer/photos/t.100000304171597/662407240570901/?type=3