Politikë

 Ky urim, në dukje si i vonuar por jo ngase drama akoma po vazhdon, natyrshëm ky është një urim më i veqant nga vet fakti se zgjedhjët në Komunën tonë dualën si më të veqantat nga komunat tjera.

 

 

 

 

 

Herën e fundit, disa më thanë se, mos u nguta më urimin, tani do doja të mos më thonë se u vonova ! Kështu tash sa dekada ma këndojn këngën trishtuese : ,,Hip se të vrava shtrip se të vrava“ siq thot populli tek ne.

Në politikë, mjerisht nuk po ma lënë ta kem dhe ta perdori numrin e këpucëve as Nr 41 e as 42, kjo këpucë po të vret a kjo tjetra po të bjen e madhe !!! Kështu tash sa vite më thonë disa militant partish politike, madje edhe militantët më të thjesht të Kosovës, të qytezës sonë,të fshatit e lagjës.

Një gjë e di, se më të ndershmit e LDK-së, jo perfitues të sajë për kaq vite në Istog, më këto zgjedhje, nuk kanë qenë bash të kënaqur për të mos thënë të prekur keq më krejt çfarë ndodhi më këto tri palë zgjedhje brenda pak ditësh.

As fitorja e tillë ende e pa pranuar nga rivali, të ndershmit e LDK-së, kuptohët të natyrës se ish Presidentit Rugova, nuk i bënë ta ngritin kokën lartë e jo se jo të dalldisën më një fitore siq u tha, akoma e pa pranuar nga rivali.

Unë, nuk flas e as mund ti ndaj se kush ishte trupi e kush gjymtyra e as kush ishte shpirti apo fryma e ish Presidentit të parë z. Ibrahim Rugova, këto ndarje mund ti bëjn vetëm ata të cilët e mbytën shpirtin e tij.

E di se vërtetë e zgjata, por edhe zgjedhjët finale dhe pranimi i rezultatit tyre, jo se po sterzgjatet por ende nuk po di se ku po e qon Komunën tonë.

Politika e as fushata, nuk bëhën më surla e tupana por më punë e përkushtim, daulla bie në ahengje tjera por shkon edhe pas fitorës në finalizim dhe pranim të rezultatit tyre si zgjedhje.

Sa më shpejt të relaksohen të gjithë, aq më mirë do të ndihen dhe do ta kuptojn se vërtet Istogu ka filluar rrugën e ndryshimeve.

Politika,mjerisht është një defekt i dhimbëshëm për qytetar/e dhe veprimtar/e të ndershëm/e siq po shohim dhe bindemi çdo ditë e më shumë , por ja se nuk shkon ndryshe e pa dhimbje. Politika gjithëherë ka pikpyetje të mëdha, por edhe kështu jam i sigurt se bashk do të ja dalim.

Urime Istog, urime komunës tonë të cilës më së shumti i kam mbetur borxh duke u tretur në vrap pas Kosovës dhe fatit të vendit tonë. Radhën e ndryshimeve, deshtën apo jo të tjerët, e ke Istog i durimit.

Urime ju të gjithëve, qytetar/e kryetari i sapo zgjedhur z. Haki Rugova të cilin nuk do duhët ta kurseni për gjithë çfarë mund të ju shqetëson për këtë mandat nese ka fatin e pranimit edhe nga rivali tij z.Dreshaj.

Urime fitorja kaq e ngusht po si një zile e zgjimit i nderuar z.Haki Rugova. Uroj ta keni kuptuar se ndryshimët në Komunën tonë në një mënyrë a tjetër, ato nuk do mund ti ndalin politikat e mos punës, mos perfilljës ligjore, mos mirënjohjës e aq më pak politikat e fjetura.

Krejt në fund, edhe nese e pranon humbjën z Dreshaj, e uroj humbësin e këtyre zgjedhjeve z. Gani Dreshaj i cili i ka dhënë një shtytje të madhe ndryshimeve në Komunën tonë.

Nese  serish siq u dëgjua në lajmet e sotme, arrin që për mes KQZ-së ta faktoj vjedhjën e votave çfarë pretendon se i janë bërë atij , unë e falenderoj z. Dreshaj për rezistimin e tij dhe për faktin se, me barazon më urimët e permbysura si fitore.

E kam uruar atë, pra z. Dreshaj, është rrëzuar fitorja, po e uroj z. Rugova dhe vet rrëzimi eventual i fitorës tij me barazon e bënë një më një.

Sidoqoftë, edhe sikur gjithëqka do të përfundoj mirë dhe më njohëje të ndersjella për fitorën e z. Haki Rugova, shpresoj të pranohët po ky urim për të, edhe pse siq u tha që në fillim, urim i veqant ngase zgjedhjet na dualën të veqanta në nivel vendi.

Luzern 19.12.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook:

Isuf Qetaj : Prite qertifikimin e rrezulltateve o Xun Çetta, se u myte tu shkru Urime te sterzgjatura.
Hahahaha 
Megjithse qka te ndodhë , ti urimin e ki kry!!!!

Xun Çetta : Mos ndjell zi për ty se ti po uron më u kthy si urim. Asgjë nuk ka vlerë aty ku nuk ka mesazh dhe krejt i pa anshem perball realiteteve Isuf. Unë edhe në urimin për Ganiun e kam thënë se do ta uroja edhe Hakiun po të fitonte, pra dua të jem real

Isuf Qetaj : Xun Çetta deshta te relaxojë pakë, sepse fitorja e LDK-se ne Istog eshte perfundimtare

Xun Çetta : FLM për relaksin të cilin ma deshiron Isuf,Por gjithëata të cilët kanë hyrë në brendin e botës time politike e dinë dhe besojn se e vetmja pjesë relaksi për mua do ishte se, do barazoheshin urimet e mija dy fitoreve të permbydura dhe të dal edhe këtu një më një 1=1, e urova të parin , u permbys fitorja, e urova tani të dytin serish u permbys fitorja tij. Kaq ka pas relaks për mua. E tani vërtetë që nga ky moment po dal e shetiti pakëz këtu pari ngase sot nuk kam bërë ecje, ashtu i kisha punët e ti kalo mirë.
Isuf Qetaj : Xun Çetta me vjen keq per ty qe ksaj radhe , ky urimi i fundit do te mbetet perfundimtare

Enver M. Osmanaj : Deshta me ta ba ni pytje nese munesh mem tregu qysh dhe si u vran prinderit e ndjer te HAKI Rugoves zotri Isuf Qetaj

Isuf Qetaj : Enver M. Osmanaj Babgjyshin ja kanë vra qetniket e Serbisë ne 45-ten

Isuf Qetaj : Sikur babe e babgjyshë te Ibrahim Rugoves

Tafil Cetaj : Ktyne her kur lujshim i thojshin fetah as me ne as me ata, po Fetahi nese skam harru shkojke me ata qe fitojke

Xun Çetta : Edhe këtu e ke një pergjigje Tafil sportisti, të gjithë e dinë se sa hapa kam ecur më fituesin vetëm e vetëm pse fitoj !!! Kurr Tafi, as edhe një hap e as ditë madje edhe atëhere kur isha pjesë e fitorës deri në momentin kur vjen fitorja e fillojn dhe e pervetësojn atë humbësat duke ndrruar flamujt e tyre ! Unë të paktën jam dëshmuar se nuk isha ky, nuk jam dhe nuk do jem ky tip njeriu. Kulturën e pranimit të realiteteve politike e ruaj pa dallim fituesit. Shëndet se dola për një sheti të vogël dhe mos ta zgjati më kusherinjët në këtë formë dhe del fjala e popullit, ne, historikisht kemi luftuar njëritjetrin, goditjet më të mëdha vinë nga i yti, jo nuk do thoja kështu. Shendet e KLM Tafil

Tafil Cetaj : Ndoshta me ke keqkuptu e di qe kte qe e the me lart e ke then nga modestia, sa i perket urimit simbas meje Istogu vendi i qet i but se paku kshtu esht folur per 17 vite, por e verteta qenka krejt ndryshe Istogu i urrejtjes i mashtrusve etj etj simbas meje ne kto zgjedhje urimin nuk e meriton askush ,e sa i perket ty Xun une te kam perkrah edhe ateher kur kan qen dit shum shum te veshtira besa bes ne nje menyr kam pas edhe akuza po ja gradualisht gjdo già po bjen ne binar per te vazhduar rrugen drejt zhvillimit te kti populli te shum vuajtur, mendoj qe njerzit qe sado pak kan pesh ka ardh koha qe te bardhes ti thuhet e bardh e te zezes e zez shendet dhe respekt