Lajmet aktuale




As nuk dua të merrem në pyetje për dyshimet e mia për çfarë thëm, dhe as nuk lejoj të dyshojn të tjerët se po dua që edhe në këtë fatkeqësi, ti implikoj pushtetar të caktuar në këtë tentim vrasje të cilën më shumë e quaj si një alarmë të keq si dhe një arsy të fuqishme për tu fsheh krimi profesional i cili ka shkuar larg shumë largë në Kosovë.

Pse thëmë dhe mendoj kështu për të pas të drejt analize nga përvojat që kam, ti hjeku dyshimet e tjerëve se mos jam i njëanshëm, si dhe analiza ime të jetë sa më reale në këtë drejtim ? :

Më pas qenë atentator të mirë dhe të organizuar siq po duan ti akuzojn tani këta dy fatkeq, si kryesus të grupeve të organizuara për veasje në Kosovë, unë jam i sigurt se z. Vllasi , që neser do ta kishte ditën e varrimit tij…

Politika e krimit të thellë në Kosovë, që të dy, bashkë më Azem Vllasin, i ka piketuar për viktimat e para të krimit tyre e për më keq, dy të parët ti shpall si kryesoret e grupit të quajtur kriminal.  

Nisur nga kjo, ftoj hetuesinë që të jetë e kujdesshme në atë çfarë lexova dhe menjëherë e kuptova qellimin kur z. Murat Jaashari thot se : ,, Pos tij, është edhe një grup i madh i njerëzve me të cilët ai bashkëpunon“.

Nese analiza ime nuk do rezulzoj si e sakt, athere do dali si e vertetë ajo çfarë z. Xhavit Haliti ka thënë për z. Murat Jashari se ,,ai është i sëmurë psikik“, njeri më të meta mentale.

Njeriu më të meta mentale, menjëhere pas krimit, dërgohët në kontrollë psikiatrik, edhe pse Murati rregullisht thot se nuk kam probleme psiqike.

Nese diagnoza eventuale del se z. Murat Jashari vërtet është i sëmuer psikik dhe ka simptome shizofrenie, ai duhët ti shpetoj burgut aq më leht kur fatmirësisht, viktima e tij është gjall dhe kështu, Murati duhët të filloj trajtimin e sherimit tij.

Finalja e këtij fillim-perfundimi eventual, prap te kthen tëk analiza ime, e perseris, më shumë nga pervojat sesa që di diqka konkretisht. Kështu është bërë krimi në Tiranë i cili mori jetën e z. Ali Ukaj dhe sot e atë ditë nuk u pergjigj askush për vrasjën e tij.

Kështu dhe në këto forma bëhët krimi për tu perforcuar dhe vazhduar ai në emër të ndjekjës tij fasadë.

Tani shtrohet pyetja:

Po ku e gjetën bash Azem Vllasin për trathtar të këtyre ditëve dhe pse e filluan bash më të kur trathtija është shumë më thellë ?

Azem Vllasi sot, më së paku është faktor i cili mund ta trathton vendin. Azem Vllasi sot, po prononcohët larg më mirë, më moralshëm dhe më diplomat nga sa e sa shokë tonët të quajtur të ilegalës, të luftës dhe të Kosovës Lirë, shokë tonët të cilët e kanë kap fatin e vendit në duart e tyre dhe nuk po na lënë as afër popullit tonë. Azem Vllasi, nuk po u shkon atyre por po e thrrasin ata dhe po e bëjn këshillëtar të kryeministrave, të ministrave , madje edhe këshillëtar në kohë lufte për luftën.

Ju lutem ku është, ku po shihen hijet e krimit dhe ku faktikisht po fshehet krimi ???.

Unë sot, tërë ditën, që nga mengjesi e deri tani kur po shkruaj, kam qenë i ngarkuar më keqardhjen më të thellë të vitëve të fundit. Të biejn viktima tre, emra më së paku fajtor për gjendjën, ndaje z. Vllasi nga dy të parët në pika të caktuara pa i cekur ato tani, por gjithësesi viktimë e pafajshme edhe ai.

Kjo për mua është e pa kapshme ndryshe nga sa u tha më lartë. Uroj sherim të shpejt dhe të plotë për viktimën Vllasi si dhe uroj që fillimisht, hetuesia ti hap gjitha pistat ku krimi ka strehimin e tij, pista këto ku krimi, lirshëm dhe pa frik aterron dhe i vet kontrollon ato.

Luzern 13.03.2017

Xun Çetta

Komentet në facebook :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1435710213115771

Enver Bajraliu Hoti : Afër mendjes është se DORA E ZGJATUR e Serbisë tentoi ta likuidoi nji dëshmitar dhe njohës të madhë të Serbisë dhe politikes sajë anti-shqiptarel.

Kjo edhe nga fakti se po flitet se Kosova do ta padisë Serbinë në Gjykaten e Hages për GJENOCID. Dhe, pas të ndjerit Bajram Kelmendi të cilin e vrau Serbia, Azem Vllasi është ma i përgadituri për nji dëshmi në nji atkatkuzë kundër Serbisë.
Por, tani e tutje Azemi duhet të ruhet e të ketë kujdesë se ka ende shumë BASHKËPUNËTOR të Serbisë në Kosovë.

Avdi Fejzaj :  Mund te jet edhe kjo...runa zot pre Njerzve te ligje..!

Musa Bajraktaraj : Ky shkardhat siç i quan Shqipëria plehrat e kombit është dashtë me i vra vrasësit e vëllait të tij. Azem Vllasi është ma atdhetarë se sa të gjithë ata qe ne emer te UQK-së e kriminalizuan Kosovën Zunë postet e larta, u pajisen me diploma brenda nate u pasuruan brenda nate duke ja rjepë lëkuren kësaj. popullate , duke i va kundërshtarët politik. Ata të cilet kan shpirt me vra njeriun për interesa te armikut dhe përsonal të vetin, meritoj qe të linqohen publikisht.

Mentor Mazrreku : Murati e din me doket kush ja ka vra vllaun?

Ymer Berisha : Kjo krejt po duket nga galaksia së është skenar i dyshimtë. E rroki plumbi në krah "Rambon" e LKJ e deri të ambulanca shkoj në këmbë si të ishte në Holiwod. Diçka po fshihet pas gjithë kësaj drame më aktorët e përzgjedhur nga një regjisor brënda institucioneve shtetërore të Kosovës.

Skender Tolaj : Eh mor Xun Çetta diagnoza tilla siq esht ajo shizofren,krim dhe hajni vetëm sa i ka rritur rejtingun e ,,politikanëve" tanë qe pa fje turpi dhe pengese jan sot ne krye të instancave të shtetit!suigeneris ppo na thonë!

Mentor Mazrreku : A je lodhë Avni Llumnica?

Afrim Belaj : Shum mir e ka i ndrumi musa bajraktari pajtohem me komentin e tij

Pajazit Podrimçaku : Vrasje ne tentative nuk egzistone; thuhet "tentim vraseje". Nuk je ti i vetmi qe e perdore ketè terme, por ka shume jurista dhe gazetar te Kosoves qe e perdorin, gabimishte, termin e paracekun.

Xun Çetta : Vrasje në tentativë, ka kuptimin e vrasjës së kryer por viktima shpetoj. Tentim vrasje, ka kuptimin, se desha ta vras por nuk e vrava, e në këtë rast, Azemin nuk deshën ta vrasin. Gabimi im është se varianti i dytë i shkon më mirë e më sakt rastit të fatkeqësisë e cila ndodhi dje, a sa i perket kuptimit vrasje në tentativ, kjo është shumë adekvat për vrasjët e dështuara, bile më kanunin e Lekë Dukagjinit konsiderohej se more gjakun edhe pase viktima pati fatin e shpetoj. Shendet i nderuar z. Podrimqaku dhe gjithë të mirat nga unë

Ramadan Cetaj : Te pershendes kush jam me mendimin tan

Xun Çetta : Të lexosh e mos kuptosh drejt është gjë normale por të veprosh pa kuptuar drejt, kjo perkundra ngarkon problemin akoma më keq. I tillë ishte rasti më Vllasin. Unë nuk kam lexuar ndonjëherë nga Murat Jashari të ketë shkruar dhe ti ketë bërë pyetje Azemit siq ka bërë më sa e sa emra tjer në politikë. Tani shtrohet pyetje, si u ngul direkt në Azem Vllasin ? kjo është ajo e cila te qon që ta kuptosh faktin se nuk ishte akt me paramendim, hetuesia duhet ti analizoj gjërat më shumë politikisht ngase edhe akti është me motive krejt politike, madje politikë e ngatrruar keq dhe pa kuptim.

Po perpjekëm ta gjëjë arsyen e cila e shtyri Muratin në këtë veprim të cilin nuk e ka të gatuar nga kuzhina në të cilat thirret ai.

Avni Rrustemi nuk u thirr në asnjë organizatë e as nuk promovoj organizata terrorizmi për ti implikuar të tjerët në aktin e tij që bëri por e piketoj atë i cili mendoj se zyrtarish në ilegalitet po trathton vendin.

Kjo çfarë ndodhi tani nuk i perngjan atyre dy krismave në Paris, për më keq edhe pas aktit hiq të mirë, unë nuk po gjëj diqka si punë e menduar mirë aq më pak arsyeshëm.

Drejtësia këtu ka punë të komplikuar, i duhët ndihma asistenë nese pista e krimit edhe mund ti del diku krejt tjeter. 

Vendi ynë nuk ka qenë, nuk është dhe nuk merret me organizata terrorizmi pa dallim si quhen dhe në emer të cilave ideale thirren ato.

A ka kuptim heshtja në politikë ? Franca po na shtyen të kërkojm Esat Pashë Toptana

Lidhja:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1423055207714605&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater