Politikë


Ah sa tema të vështira dhe tepër të ngarkuara për plotë dhimbje janë këto që të trajtohën në detale për gjatë gjithë këtyre 17 viteve të pas luftës në Kosovë !!!

Përfundimisht isha dhe po mbetem fatkeq si dhe krejt i pa krahë në momentet e duhura për vendin tonë. Kjo nuk është më e keqja nese gradualisht, edhe pse më vonesë fillon e mbara për ti zbardhur realitetet e krejt çfarë na ndodhi pas çlirimit të Kosovës.

Milaim Zeka, për kaq vte pas lufte, mbarë e mbrapsht,më shaka e më qesh e ngjesh, më në fund ka arrit të nxjerr fakte e dëshmi për të cilat njerëzit duhën të përgjigjën për gjithë çfarë kanë thënë para tij.

Salih Kabashi, edhe pse disa nga ata përgjegjës për gjitha të këqijat që i sollën Kosovës, i quajti ,,Luaj të politikës së Kosovës“ më në fund shumë shpejt, madje para Milaimit, doli kundër të quajturve luaj politik të Kosovës.

Sot, jemi këtu ku jemi dhe përgaditja për ndryshime të radhës po vazhdon. Rreshtimi i atyre që duan të rezistojn po rritet, tani po na mungon subjekti politik të cilin duhët shternguar fuqishëm që të mos na rreshqas nëse e mbështesim. Subjekt, apo parti të re politike pa para, tani nuk ka, pra nuk ka vullnetarizëm për vendin ashtu siq kishim dikur. Bizneset dhe biznesmen të ndershëm duhet të kalojn në organizim dhe në ndihmë të ndryshimeve të cilat ligjerisht garantojn dhe mbrojn bizneset e tyre jasht krimit çfarë kanë ndodhur deri tani.

Azem Syla, duhet të ndahët nga katershi të cilët i apostrofon Milaim Zeka, jo se di më shumë, e as se dua ta mbroj Azemin, por vet fakti se, treshi në foto tentoj që ta viktimizoj Azemin më shpresë që ata vet të shpetojn në politikë, kjo e imponon një politikë pak më ndryshe dhe të dëshmojm traditën e rezistencës së popullit tonë si dhe të bindemi se populli nuk pranon politika ,,dushk për gogla“. 

Presisenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Vesele, sot në TV ekran dhanë premtime tepër të forta për rrënimin e murit në të dal nga ura e Ibrit drejt Veriut ! kjo ishte një këmbanë për të kuptuar se muri i ngritur aty, nuk ishte rastësi dhe pa plan politik. Siq kam shkruar para pak ditësh sa isha në Kosovë po e perseriti tani se, nuk është problem muri sa është problem Kisha në oborrin e Kampusit Universitar në Prishtinë. Ajo Kishë, të cilës duhet hjek hryqi dhe të filloj restaorimi për tu shndruar në muze të turpit të regjimit Millosheviqjan duhet të realizohet sa më parë, në të kundertën, po dëgjoj zëra tepër trishtues se çfarë mund të ndodh aty…

Të gjitha këto çfarë thëm, e di se mund ta favorizojn kryeministrin Isa Mustafa ! por as ky nuk është ai i cili qon drejt organizimit dhe shpetimit të vendit edhe pse i ka në mbështetje dy ish të burgosur politik jo çfarëdo emrash ata, njëri nga ta, kurr në parti politike ndersa tjetri ish anëtari i LDK-së, e pas lufte në PDK por në ndihmë dhe përkrahje të z. Mustafa.

Ah çfarë kam për të thënë e që mjerisht nuk po jam i sigurt se po ndikoj pozitivisht apo negativisht për ndryshime dhe interesa të vendit tonë.

Mos harroni faktin se, muri politik aktualisht, nuk është problem sa Kisha në Kampusin Universitar

Degjomni ju të cilët duhet ti bëni dhe menaxhoni ndryshimet e jo ata të cilët kanë dëshmuar se dinë të dëgjojn, pjesërisht ti aplikojn, por në fund ti keq shfrytëzojn ndryshimet në të keqe të vendit tonë.

PS.

Ja link –lidhja e cila më obligoj të reagoj :

Zbulohen tradhtarët e shumëfishtë të Adem Jasharit! (Video)

Gazeta SHQIPTARI.eu

Dëshmia tronditëse e sjellur për klanin “Pronto” dhe ish Shtabin e “Rognerit” nga dikur miku i tyre gazetari Milaim Zeka, ka lëkundur përfundimisht besimin tek ky grup, që më shumë se gjithçka tjetër ishte kriminal.

I pari që duhet të jap përgjegjësi për tradhtinë ndaj Adem Jasharit dhe luftëtarëve të tij, është ish kreu i SHIK-ut Kadri Veseli, tani kryetar i Kuvendit, i cili së bashku me Azem Sylën, tani më i burgosur për abuzime me ligjin, sipas dëshmisë së Zekës, armët e blera nga fondet e luftës nuk i kishin futur fare në Kosovë, madje si duket as që ishin blerë armët për të cilat kishte zotim, por në vend të armëve, Shtabi i UÇK-së kishte bërë qejf, dhe nuk dihet se ku i ka investuar paratë e panumërta.

Sipas dëshmisë në takimin e mbajtur në Gjermani me familjen Jashari, të prirë nga Rifat Jashari, vëllai i Adem e Hamëz Jasharit, nga bijtë e tyre Lulzim Jashari, Bekim dhe Murat Jashari, dhe në anën tjetër Kadri Veseli me Azem Sylën, si dhe Ramiz Lladrovci e ndonjë tjetër, familja Jashari u kishte kërkuar llogari se pse nuk i ishin dërguar armët e zotuara Ademit, që si pasojë pat pamundësinë e mbrojtjes së familjes, dhe pa bërë luftën e njëmendët për të cilën ishte zotuar, si udhëheqës i UÇK-së. Për të shpëtuar të zënë ngushtë nga akuza për tradhti, dhe rreziku për diskreditim për Shtabin e Rognerit, Azem Syla, sipas gazetarit Zeka, e kishte fajësuar Rexhep Selimin për tradhti, sepse ai ishte personi që nuk ia kishte dërguar armët. Por, në fakt sipas Zekës, armët nuk ishin blerë dhe ky ishte një mashtrim tjetër.

Rifat Jashari u kishte kërkuar gjaqe borxh, për gjysmën e njerëzve të vrarë nga Millosheviçi, pasi terrori nuk do të kishte qenë i atyre përmasave, sikur Ademi të kishte pasur armatimin e duhur.

Kjo dëshmi vërteton katërçipërisht se Shtabi i Rognerit, në krye me Azem Sylën, Xhavit Halitin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin etj., dhe me ushtarët-grupet që i kontrollonin në terren e kishin tradhtuar Adem Jasharin, para se ai të rrethohej nga forcat serbe, ndërsa kulmi i kësaj tradhtie, arrin kur asnjë nga ushtarët e këtij formacioni gjatë tri ditëve të rrethimit nuk do ti shkojë në ndihmë, as ata që në luftë dhe pas luftës mbanin poste komandantësh si Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Nuredin Lushtaku dhe të tjerë.

Po ashtu Zeka dëshmoi se Shtabi ka përfituar miliona, jo vetëm nga Fondi “Vendlindja thërret”, por duke marrë para edhe nga Bujar Bukoshi, Xhavit Haliti, Azem Syla e Rexhep Selimi.

Po ashtu, Zeka ka përmendur disa krime makabre, dhe sjellje që pashangshëm kanë çuar në dështimin e këtij formacioni, duke përzënë figura dhe personalitete ushtarake si Bekim Berisha –Abeja, dhe plotë të tjerë, duke përndjekur luftëtarët dhe duke tmerruar shqiptarët besnik të Rugovës, madje duke mos i lënë të futeshin në luftë jo vetëm këta, por edhe ata që nuk deklaroheshin hapur se ishin në mbështetje të tyre.

Por, çfarë dëshmish të tjera ka familja Jashari, që prej kohësh përflitet se ka aq dëshmi, të cilat janë diskredituese, sa që do të shkatërronin gjithë klanin tani më të njohur si “Pronto”.

Burime të ndryshme, përveç Milaim Zekës e konfirmojnë një gjë të tillë. Pse nuk publikohen tashmë disa vjet në pritje?!

E para pengesë duket të ketë qenë miqësia e gjatë me anëtar të familjes Jashari, dhe disa nga informacionet mbase kanë dashur më shumë kohë për filtrim. Dhe tani duket se ka ardhur momenti final, ndërkohë, që rrënimin më të madh grupit “Pronto”, do t’ia bëjë Gjykata speciale kur do ti arrestojë kokat kryesore të grupit dhe të krimit të organizuar në Kosovë.

Familja Jashari do të ishte mirë të deklarohej, se Adem Jashari ka luftuar për tërësinë tokësore të Kosovës, dhe jo për krahina apo pjesë të saj, prandaj asnjë qeveri nuk mund ti dhurojë tokë Malit të Zi.

SHQIPTARI.eu

Link-lidhja e burimit:

http://www.shqiptari.eu/zbulohen-tradhtaret-e-shumefishte-te-adem-jasharit-video/

Luzern 23.12.2016

Xun Çetta

Komentet:

Naser Kuka : Janë një kategori e njerëzve që flasin me "infuzion"...

Xun Çetta : Kam frikë mik i nderuar dhe respektuar Naser se nuk jan pak ata të cilët mbijetuan në politikë fal infuzioneve politike jasht vullnetit të popullit tonë.

Naser Kuka : Falë makinacioneve të pandershme dhe anti kombëtare të disave prej tyre që keqpërdorën çdo vullnet të mundshëm dhe energji pozitive kombëtare, keqpërdorin edhe sot... eeheee...Infuzioni nuk jep jetë, por...?

Ramiz Dakaj : Jam shumë takort nese e kam kuptuar thënjën drejt

Xun Çetta : Ramiz miku im i nderuar, më ke kuptuar në vazhdimësi sa ishim prapa grilave, më ke kuptuar në iniciativën time pas burgut 1989-1990 kur erdhe nga Korisha e Prizrenit dhe more pjesë në takimin e Trubuhocit, më ke kuptuar në perpjekjet e mia në Mergim, më ke kuptuar në këmbëngulësinë që tregova gjatë luftës dhe e di se me kupton edhe tani pa reflektuar krejt kuptimin e shkrimit tim.

Bala Pireci : Republika e serbisë kosova kerrk, kerrk, kerrk ja u pshurrsha ftyren mos po ju vjen pak morali e bat kosoven sikur taiwani republika kinez mytnu ju, ska vend kerkund ntm

Bala Pireci : ·00383 of of of Prej nga e 00383

E përkthyer automatikisht

Bala Pireci :· Budall e burr edhe budlla qeta se bon Zajednic + mitrovic shitne edhe jugun spo na vyn send ntm

Ramiz Dakaj : Tani jam ne Prishtinë kisha shumë deshirë me u taku sy me sy me disa shok tjer te pa zhytur se shum vet u largun.

Blerim Muriqi : Kur të duash Ramiz Dakaj, këtu jam e nuk luj vendi. Mirë se të ka pru zoti!

Xun Çetta : Vetëm kujdes se njerëzit e ndershëm të cilët i shpetuan këtij kanceri kriminal e korrubtiv brenda vendeve ku janë sistemuar, tani janë të ndieshëm dhe në hall për ekzistencë, pra duhet ruajt ata Ramiz i nderuar. Janë të shumt edhe pse dukën si pa zë. Situata i ka zënë në pozita të vështira dhe mos tento ti detyrosh që të dalin hapur ngase nuk ka kush e mbulon viktimizimin e tyre parase të bëhët organizimi në gjeneral të daljës kunder edhe brenda institucioneve. Ne e kemi më leht se ata të cilët duhet ta mbajn familjën. I dim dhe janë më emer e mbiemer viktimat e tilla të zënë peng brenda institucioneve.

Ismet Rrahmani : Hahaha përralla...Sali Kabashi e Milaim Zeka jan si Macat nder Sofer...ata jan lëpirjè e Cucllavè dhe kan lepirè Kockat, tash Munden me u Lèpirè ,,qoket'',nese me te Vertet paska mbet Kosova me Shpetu 2 turista sahan Lèpirsa e Kocngrenes si Salihu e Milaimi Le ta hajè Dreqi...

Xun Çetta :Ismet i nderuar, krejt jeta na kishte qenë keshtu pa e kuptuar realitetin se çfar po ndodh me ne gjatë rrugës. Tash sa vite i kam keqsuar raportet po më këta dy dhe ke mjaft shkrime ku shprehu keqardhjen si befasi me ta, por ja se ky është shkrimi i parë i cili i befason që të dy ! sesi Xuni na bëri këtë argat. Më në fund mos harro se vërtetë dualën kunder, pasojat e mundit që ju kanë bërë atyre në pushtet gradualisht riparohën. E thash në shkrim se edhe këta u zhgënjynë, janë bindur se luajt politik u dualën majmuna.

Ismet Rrahmani : Naim Frashèri thoshte,Po se Zure Hapin me kohè,me sdo ta zèsh kurré..s'kan kapacitete as Salihu e as Milaimi me u mar me Luanet e Politikès....dhe vonè eshte kjo,  qka do qe flasin ata,te gjitha i bèjn per inati,tek e Fundit ata nuk ishin kurr prezent aty ku vendosej per fatet e Kosovès..per UÇK-nè per Luftèn...madje ata te dyte se kan te Rregulluar as' Statusin Familjar e as, te Vendbanimit te tyre,

Hysni Ahmet : Ku mej gjet ata njerz te pa zhytur ?

Haxhi Dreshaj : Do te ndeshkohen,nga popull i rizgjuar.