Politikë


 

Xun Çetta : Facebok-u na perkujton publikimet e 05.12.2010 në 11:56.MD ·

Të nderuar/a lexues/e, miq e mikesha. E di se po e teproj më ripostime nga ato që po më i prtkujton Facebook-u por ja se ky ripublikim të cilin sinqerisht nuk e dija se është këtu, tani më hynë në punë, madje shumë për mes të cilit i përkujtoj Albin Kurtit realitetin të cilin ma mohonte pasi filluan e faktorizohën në Kuvend. Pra lere se kam bërë presion që të dalin në zgjedhje më arsyetimet siq shkruan këtu ku e sqaroj Gafurrin :

( Veprimet e saja, pra VV-sëjashtë institucioneve pas këtyre zgjedhjeve, jam i sigurt se do ishin shkapërderdhje e dhimbshme dhe zhgënjim i veprimtarëve gjegjësisht anëtarëve të sajë si dhe goditje e rënd për veprimtar e idealistë të shkapërderdhur gjithandej ) .Kjo pra ishte ajo të cilën së fundi, para gazrëave me lotsjellës ku e goditën vehtën, nuk po e paranonte z. Kurti si realitet pse kam bërë presion që të dalin në zgjedhje. Për konqidencë këtu e gjeta edhe frikën time të cilën krejt në fund të reagimit e shprehu tek Gafurri, frikë e cila mjerisht edhe tek VV-ja më vonë më rezultoj si realitet praktik kur thëm :

(Falë këtij realiteti, kam konstatuar dhe se fundit po ndihem mirë se jo pak për të mos thënë shumë dhe në gjitha periudhat, në formë gjërat po ndodhin ashtu si do doja dhe i preferoj, por forma mjerisht po prishet më pastaj. Pra uroj te me keni kuptuar ashtu siç jam dhe e dini parimin tim i nderuar.)

I ndava vetëm këto dy citate të ciolat i kuptonë vetëm ai veprimtar apo ajo veprimtare i cili apo e cila ishte, është dhe vazhdon ti percjellë ndryshimët nga koha në kohë. Më së miri, këto dy citate të ndara në këtë rastë dhe në këtë kohë i kupton z. Kurti ngase këtu ka filluar sherri i djallëzirave politike e që unë jam tepër i ndieshëm kur njerëzit sapo kalojn lumin të kthehën e thonë Ta q…Kalin tënd.

 Këto ishin dhe janë përvoja të vjetra për mua se si eliminohësh kur nuk te duan më, madje i kisha të zbulluara edhe faktet se si kishte depertuar prapaskena politike e gjitha subjekteve aty për të ma shkëput rrymën dhe ndikimin tutje aty, pra në VV.

Ah sa kënaqësi kur deshmitë të viejn vet dhe në momentin e duher për të mos humbur kohë më ata të cilët kanë mar rrugën e largimit të bashkëpunimit tuaj dhe shkojn në thyeqafje të prapaskenave të atyre që nuk lanë subjekt as individ pa i perqar. Këto fatkeqësi polituike mes nesh, fo shpesh por  gjithëherë më kann vënë në situata që Gjithëherë të mbetëm mes dy zjarrësh, ose siq thotë fjala e popullit: Hip se të vrava shtrip se të vrava !

Ja se si e kundershtova z. Gafurr Adili në atë kohë kur pa kuptuar situatën dhe krejt pa qellim, nga Tirana doli më thirrje publike kundër krejt çfarë po punoja më disa nga subjektet politike në Kosovë :    

Thirrje e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili

Mundin dhe gjitha koordinimet e veprimtarëve jashtë kornizave institucionale si dhe aspak te barabartë me politikat zyrtare, tani nuk do pajtohesha qe ti përmbysin jo Gafurr Adili apo FDBK por qoftë edhe zoti i cili nuk po mund te na ndihmon për ballë gjitha këtyre politikave dhe servilëve politik të koordinuar mirë në këto procese të dhimbshme çfarë po kalon Kosova dhe kombi shqiptarë.

Dalja e Vetëvendosjes në zgjedhje vërtetë nuk ishte në kohën dhe rrethanat çfarë i ka planifikuar dhe për të cilat pa u ndalur ka punuar Vetëvendosja, por mos ta harrojmë faktin si dhe dua te jemi analist të sinqertë për ta konstatuar dhe pranuar realitetin se forcat e kriminalizuar në politik janë bërë forcë e cila gjoja po luftojnë njëri tjetrin dhe sa ndahen e sa bashkohen por në fund parlamenti po mbetet i mbushur me po ata politikan të kriminalizuar.

As një organizatë politike, ilegale apo legale më vonë, aq më pak ato të dalura pas luftës, nuk kanë punuar e vepruar në kushte më të vështira,më parimisht, më besnikërisht dhe më me ndikim se sa ka punuar,vepruar dhe ndikuar për ta frenuar te keqen kjo organizatë, pra Vetëvendosja.

Veprimet e saja jashtë institucioneve pas këtyre zgjedhjeve jam i sigurt se do ishin shkapërderdhje e dhimbshme dhe zhgënjim i veprimtarëve gjegjësisht anëtarëve të sajë si dhe goditje e rënd për veprimtar e idealistë të shkapërderdhur gjithandej.

Unë nuk po merrem aq publikisht me këto ngjarje çfarë po ndodhin dhe e bëj këtë për shumë arsye pa e sqaruar asnjërën prej tyre, por në secilin rast të ndjeshëm unë reagoj dhe në përmbledhje japi alarmin e kujdesit si dhe një lloj prononcimi.

Ju kujtohet kur bëja thirrje qe të kontaktohet dhe bisedohet me gjitha subjekte e individ të një ideali pa shikuar dallimet relative si dhe në koalicion te dalin në zgjedhje për ta futur programin e tyre në parlament qoftë edhe me tre deputet...

Pra nisesha nga minimumi i suksesit dhe tani po ju them se prezenca e tillë në parlament nga pakicë në momentet e caktuara ajo,gjegjësisht kërkesa e tyre do votohet si shumicë, e përsëris në momentin e caktuar.

Ju z. Adili para pak ditësh edhe vet ishit pro votës për Vetëvendosje, tani nuk po kuptoj çfarë ndodhi ?. E kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj nga dështimet në institucione si dhe dobësimin e zërit jashtë tyre. Por jo zotëri, rëndësi ka qe të mos braktisët programi dhe premtimet, të mos shkelët marrëveshja,të mos formojmë kultin rreth te cilit strehohet llumi politik besa edhe emra veprimtarësh të gjuajtur nga partitë tjera, kjo është rëndësia.

Tash profilizimi i djathtë apo i majtë mjerisht nuk ka filluar në asnjë parti politike pa dallim se si kokorizën majtistet se jemi të djathtë dhe të djathtistët bëjnë punën e majtistëve, ndër to profilizim te tillë nuk ka as në Vetëvendosje ku për dallim nga tjerat aty ka profilizim unik në idealet tona shekullore.

Pra lëvizja e ndonjë kuadri të këtyre idealeve nga atje, tani kandidat në Kosovë besoj se nuk duhet të ju pengon z. Adili për kungrazi...
Para krejt pak ditësh në Facebook nga emra jo pa peshë po edhe të respektuar, pati përpjekje qe të futën shkopinjtë e bllokimit parazgjedhor në këtë subjekt më çka i falënderoj në terhqjen gjegjësisht vetëkontrollin e tyre.

PS:
Unë,siç e dini z. Adili,nuk jam anëtarë i asnjë subjekti,por di çfarë dua,di ku me dhëmbë më shumë e ku më pak aq më shumë di se kurë është sezoni i dhimbjes së plagëve tona. Në këtë kontest konsideroj se kjo thirrje ishte e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili.

Falë këtij realiteti, kam konstatuar dhe se fundit po ndihem mirë se jo pak për të mos thënë shumë dhe në gjitha periudhat, në formë gjërat po ndodhin ashtu si do doja dhe preferoj, por forma mjerisht po prishet më pastaj. Pra uroj te me keni kuptuar ashtu siç jam dhe e dini parimin tim i nderuar.

Luzern 05.12.2010
Xun çetta

Ja thirrja e nxituar sipas meje e z. Gafurr Adili:

Duhet të bojkotohen zgjedhjet parlamentare në "Republikën" e Kosovës!


Krizën institucionale në "Republikën" e Kosovës e shkaktuan të huajtë, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007, kur në këto zgjedhje parlamentare atëherë (në vitin 2007) nuk dolën as 40 % -shi i elektoratit të Kosovës, dhe me ç'rast grupit të Prishtinës për në bisedimet e rradhës me Beogradin, që do të duhet të mbahen shumë shpejt, mbi të gjitha dhe ndër të tjerat, i mungonte edhe legjitimiteti i popullit shqiptar të "Repulikës" së Kosovës.

Skenaristët e huajë, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu populliun shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e rradhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt bisedimet e rradhës Prishtinë-Beograd, mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj rradhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua "Pakoja e Ahtisaarit", "Pako..." kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi.

Për fatin tonë të keq , edhe disa organizata patriotike të Kosovës, të cilat në këto zgjedhje parlamentare do të garojnë nën siglën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, kanë rënë pre e këtyre skenarëve antishqiptarë të të huajve dhe të mafias politike të Prishtinës, prandej degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në "Republikën" e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet të bëhen forca motorike kryesore e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fillimisht duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare (të parakohshme dhe të jashtzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor, dhe më pas edhe duke organizuar protestat mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe pastaj për të vazhduar edhe me organizimin e Referendumit Mbarë-Kombëtar (Plebishitar) për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Organizatat patriotike të Kosovës, të bashkuara me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe sikur të arrijnë që ta kalojnë pragun elektoral (të 5 %-shit) dhe të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që nuk do të munden të zgjidhin asnjë cështje dhe aq më pak edhe të pengojnë skenarin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, por përkundrazi, edhe ato do të bëhen pjesë e këtyre skenarëve dhe të pazarllëqeve anti-shqiptare ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, prandej edhe gjykoj dhe gjithashtu edhe apeloj që edhe këta organizata patriotike, me në krye Lëvizjen Vetëvendosje!, t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare (të jashtazakonshme dhe të parakohshme), të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.

Duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare, të 12 dhjetorit 2010, do të ishte një fitore e madhe për ardhmërinë e Kosovës, për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që në këto zgjedhje të mos marrin pjesë më shumë se 40 %-shi i elektoratit shqiptar të "Republikës" së Kosovës.

Përmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në "Republikën" e Kosovës do të kenë mundësine dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit, prandej le të mobilizohemi bashkarisht dhe masovikisht për bojkotimin e zgjedhjeve paralamentare, të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.

PS.

Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

 

Tiranë, më 05.12.2010 në 11:59.MD

 

Link lidhja:E mbylla perkujtimin e këti publikimi nga facebook dhe pastaj nuk me del më për ta marr lidhjën


 Ripublikim, Luzern 05.12.2016

Xun Çetta