Kulturë
Xun Çetta
ka shpërndarë foton e tij.

 

A jemi më mirë se kurrë më parë ?

Kur shoh foto,video e kujtime tjera,mendja vetvetiu më thotë se kurrë më mirë nuk kemi qenë.
Babai im në kohën e vet ka vuajt më shumë se unë që vuaj sot, ka vuajt në gjitha përvojat e jetës së tij pa i përshkruar tani ato.
A duhet të jemi të kënaqur më situatën dhe të arriturat ku jemi sot ? Jo, absolutisht jo.
Andaj mos ta mashtrojmë vetën nëse nganjëherë arsyeshëm na mashtron mendja jonë.

Luzern 25.06.2013

Xun Çetta

Afishimi im në facebook sot 06.10.2016

Komentet në facebook tani 06.10.2016 :

Xun Çetta : PS: E falenderoj stafin e Facebook-ut i cili ma kujtoj këtë publikim të para 3 vite e që për konqidencë po më del i afert më publikimin tim të djeshëm. Kjo ishte befasia ime. Po të lexohem në gjitha publikimet, jam i sugurt se kurr nuk dal në kundershtim më çfarë kam thënë ndonjëherë.

Muhamet Avdijaj : Kam pas fatin t'a njof pak për së afërmi kêtë burrë të madh tê Kombit ,i çoftë dheu i lehtë dhe Lavdi Mustafë Çetajt !

Maxhun Osmanaj : Mustafe Rame Cetaj,nje atdhetar,nje fisnik,nje punetor ,nje prind i dalluar.Familjaret dhe mbare shoqeria ndjehet krenar me Mustafen e paharruar!

Sylë Maksutaj:  Familjaret dhe mbare shoqeria ndjehet krenar me Mustafen e paharruar!

 

Haxhi Idrizaj : Edhe un si shum tjer kapas privilegj te rri mete dhe te bisedoj shum gjera kampas nder teveqant ta kem mik qoft dheu i leht mbite

 

Zekë Sinanaj : Baca Mustafe ka qene burre i burrave dhe atdhetar i devotshem. Lavdi jetes dhe vrpres se tije. Edhe ti qaty afer je veq gjezva ne dielli ye vlon. Aty eshte dallimi.


Xun Çetta : Eh Zekë i nderuar, sapo e bëre komentin më të cilin na nderon si familje, e pata lexuar këtë dje në pauzë sa isha në byfe ku pihët kafja e punëtorëve të firmës ku punoj por, isha i pa kohë të kyqem në komentim, pastaj sapo u ktheva në banesë aktuale ishte seanca e votimit të projektligjit për Trepçën në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Pra vetëm tani mora pak kohë të ju pergjigjëm pa dashur të i anashkaloj komentues tjërë të cilët po ashtu na nderuan më respektin dhe kujtimet që i ruajn për Babën Mustafë dhe veprimtarinë e tij.

 

Po ju pergjigjem ju ngase si autor i emisionit Pro et Kontra ku ke prirjen pozitive ti dëgjosh dhe japësh hapësirë dy e më shumë palëve, alternativave, personaliteteve etj, më u duk se edhe në këta rreshta komenti ke bërë një krahasim pozitiv i cili ja vlen të thërret provokim pozitiv. Pra u fute në vlerësime dhe dallime mes meje dhe Babës Mustafë. Pro et Kontra është edhe këtu. Së pari Zekë i nderuar, më kë bërë nder të dyfisht kur më thuan :  ,,Edhe ti qaty afer je veq gjezva ne dielli te vlon. Aty eshte dallimi“ Nese unë mund të arrij vetëm afer kontributit të Babës Mustafë, do isha më i lumturi në këtë jetë, si karakter qendrese, kam frikë se as ti afrohem jo.

 

Sa i perket gjezvës e cila po ma vlojka kafen në diell, gje e cila me dallon nga Baba, edhe këtu je ngacmues pozitiv dhe në dukje sikur ke të drejt dhe arsye por e shoh se ke nevojë për një sqarim shtesë.

 

Po filloj me një sharm relaksi. Nese me vlon kafja në diell, pushimet ne deti u dashka ti bëjm bashk ku nuk kemi nevoj as për rrymë, as për gaz apo plin për zierje të kafës edhe pse lokale tashmë ka mjaft buzë plazhi per dallim nga e kaluara.

 

Më mirë të më vlon kafja pa dallim kushteve e që do thosha pa dallim klimës, pra jo vetëm në diell por në dimër e në verë kafja ime vlon i ndruar Zekë. Vlon kafja ime dhe e pijn ata të cilëve u myket kafja në gjezve duke pritur rryma tjera politike, kohën pa sakrifikuar vet, apo duke pritur kafën të cilën ju servon politika nderkombëtare si të gatshme , pra kafe të pjekr apo të pa pjekur, të zier apo të pa zier e cila ta qon barkqitjen në politikë. Unë nuk jam ky, ke të drejt se kafja ime vlon pa dallim kushteve e kohe.

 

Nese vlimin e kafës e marrim si shperthim të shpejt mos durimi, te preferoj të shkosh tek kusherinjët tuaj në Podgur,shko në Trubuhoc dhe pyeti se si edhe ata kanë menduar se Xuni është i shpejt, i pa durueshëm dhe nuk pret tjetrin ta thot mendimin e vet. Ata do të tregojn se si edhe ata kanë menduar se Xunit i vlon kafje shpejt e pa kohë, por na ka dal e kunderta do të thonë ata.

Nuk po e prishi këtu, më shpresë se do ta vazhdojm siq kishe thënë në Luzern ku mirëpritesh nga ne Mergimtarët.

Shendet i ndertuar se filluan tingujt e lajmeve ne RTK

Aziz Morina : LAVDI JETESE SE TI..

 

Murat Çetaj : I lumtur dhe krenar qe e kisha Baba,i edukuar ne frymen Atdhedashse. Punoj veproi per Popullin e Atedheun, kjo e duket na Bene te ndiheni krenar. Vepra dhe puna e ti sot ka lan gjurme ne historin tone. Me respekt dhe krenari te kujtojm i pa harruari Baba, pusho i qe te ne boten e amshume.

 

Rigels Martinaj :· Shok/shoqe me Murat Çetaj

fal edukimit te tij jeni dhe ju femijt e tij te mir e te edukuar me te gjith rofshi dhe e kujtofshi

 

Xhevat Zymberaj : Gjate luftes se dyte boterore,luftetare ne frontin e Sangjakut,pas lufte luftetare per dije dhe shkollim,dhe njeri nder me aktivet per emancipimin dhe shkollimin e popullit te tij.


Selman Etemi : Të gjithë krenohemi me qëndresën dhe te bëmat e babait tuaj, por dhe me trashëgimtarët qe i la pas, e që sot ju kemi Ju!

Fatmir Fatmir Veseli : Lavdi Vepres dhe punes në Rrugen Kombëtare  të Babit tuaj Murat e Xun.Ju Përshëndes.


Shaqir Qetaj : Respeket per Bacen Mustafë veprimtarin, burrnin. I leht i kofet dheu.


Xun Çetta : Po e shoh respektin i cili nuk ju ka munguar për Babën Mustafë siq e quajshin në Dukagjin  e më gjërë Mustafë Hoxha. Këto vite pas lufte, mjerisht kaluan po si një vërrshimë e pranverës ku uji i turbullt nuk ndan çfarë merr përpara. Në këtë kuptim do thosha se pas lufte 1999 vluan në vershim për jetë të re dhe për tu duk se gjithë ishim viktima të vershimës. Tani nuk mund ti thëm të gjitha çfarë ndodhi !!! por e di se më projekt të diktuar nuk donin te flitet realisht për ata të cilët realisht bënë për vendin dhe çlirimin e tij.

E tani për pakë rreshta, dua ta hjeku modestin e cila po na viktimizon dhe ti thëm vetëm pak realitete për Babën Mustafë, realitete të cilat janë më ineres për kohën sot.


Burrnia dhe karakteri në atdhetarizëm si vlera që ishin dikur e pa dyshim që të dya i kishte Baba Mustafë, mjerisht sot janë zbeh për të mos thënë po rrezikojn të mos jenë në jetën politike e besa as në atë private.

 

A ka burr, a ka djel Nëne sot, i cili më vetëdije për ti nxjerr nga burgu të pafajshmit, vet shkon në organe hetuesie e policie dhe thotë : ( Kam ardhur të ju thëm se këta dy persona po i mbani në burg krejt të pafajshëm dhe mos të dal neser sikur nuk e keni ditur këtë për çfar ju thëm dhe garantoj ).

 

Kështu ka bërë Baba Mustafë në vitet 70-ta dhe ja çfarë i thonë atij : ,,Ne na është lakuar emri juaj por jo se do duhet të arrestohësh, ti shko në shtepi e mos u perziej në këto punë, e dim ne çfarë bëjm“


Unë nuk largohëm nga këtu pa e dhënë deklaratën më shkrim dhe të ma jepni kopjën për çfarë thëm, kështu u thotë Baba Mustafë. Pastaj ata serish i thonë :

,,Ne të tham se emri juaj është lakuar këtu por jo më arsy që të arrestohësh, edhe njëhere po të themi shko e mos u perziej në këto punë se edhe për ty ka vend aty ku janë ata“

 

E tani po më intereson se çfarë më paska përzier dikush e që ju nuk më arrestoni ? si dhe nese ata të pafajshën nuk lirohen, ja ku jam, mos më tregoni se paska vend edhe për mua por ma hapni derën se pa ata nuk kthehem. U thotë Baba. Aty për aty e arrestojn dhe e mbajn brenda për mbi dy muaj dersa e lirojn atë dhe pas pak lirohen edhe ata dy të akuzuar krejt të pafajshëm.

 

E thash këtë të kohëve të vona, pra të viteve 70-ta çfarë ka bërë Baba Mustafë për dy kusheri të tij, si dhe e thash për arsye se djali i atij i cili vuajti denim e që tani i vdekur ndjes pat, akoma është gjallë dhe e dëshmon këtë realitet nese mund ta quajm burrëri, karakter të fortë i cili sinqerisht sot na mungon.


Baba Mustafë ka edhe shumë raste tjera të cilat shpresoj dikush i ka lexuar në literatirë shkencore e dikush akoma i mban mend siq jan, vitet e NDSH-së anëtar e së cilës ishte ai ku si pasojë më pastaj merret në pyetje po për kusheririn në kohën e INFOBYROS ku pati tendenca ti mvishet edhe këtu për ta viltimizuar atë. Gjitha këto, gjera për të cilat pjesërisht është shkruar dhe shumë do lexohen më pas, janë pasqyrim i burrërisë së të parëve tonë e cila ne po na mungon sot.

Haxhi Grabovci : Respekt per Veprat e bacit Mustaf, Baca Mustaf eshtë gjdoher i pa vdekshem ne zemrat tona, Lavdi

Linku :

https://www.facebook.com/xcetta/posts/1269866559700138?notif_t=like&notif_id=1475783336287421

Luzern 06.10.2016 .

Xun Çetta

Komentet e 3 vite më parë:

1 shpërndarje

Alush Kajdomqaj : Me te vertet i nderuar i kishte hije kuvendi ndjese past.Bile ta them te drejten per mua ishte nder i madh dhe privilegje qe pata rastin ta njohi dhe ta takoj te miqt e mij ne Zabllaq .Shpeshhere ulur kembkryq me te dredhnimm cigaren nga kutija e ti e Bakvanit (ulur ne krye te vendit aty ne Mejtepin e fshatit Zabllaq)qe sa shum ia kisha lakmi per shum e shum gjera atij burri te menqur dhe bujar.Prandaj i nderuari Xun Qeta ai ishte krenarija e juaj por edhe per te gjithe neve qe e njohtem dhe qe kemi ndejtur me te .Rrespekt rrespekt perhere per dhe kujtimin perher per te dhe nder per familjen tuaj.Ju pershendes nga Belgjiika un dhenderr i familjes Ahmetaj (Syle Rexhes) Zabllaq.

26.06.2013 në 12:16.PD· Nuk e pëlqej· 1

Xun Çetta : Nderi juaj, kenaqesia ime per fjalet ,vleresimet dhe respektin qe mbani per babin tim i cili ne keto kohe te liga po me mungon shume. Me vjen mire Alush qe mesova se jeni dhenderr i Syle Rexhve,shtepi ne ze. Ju pershendes.

26.06.2013 në 12:27.PD

Alush Kajdomqaj : Ju flm per fjalet miradije tuajat i nderuari miku Xun me sinqeritetin me te madh po ju them se per mua isht me te vertet nje nder i madh qe pata rastin ta njohi babain tuaj edh sa her qe kam ardhur ne ato ane me padurim kam pritur ta takoj edhe ate shum shpesh e kam rrespektuar shum shum por edhe ai me ka rrespektuar shum bile shpeshhere me ulte afer vetit pamvarsisht se qfare niveli i takimit ishta o per te mire apo per te lige .Prandaj u emocionova bukur shum kur e pash foton e tij dhe mu kujtuan takimet me te .FLM per rrespektin ndaj miqve te mij qe me te vertet i rrespektoj shum.Ju pershendes perzemersisht ne keto ore te vona

26.06.2013 në 12:33.PD · Nuk e pëlqej · 2

Muhamet Avdijaj : Xun kam pas nderin qe njëherë kam kënduar në oden tuaj dikun në vitin 1983 së bashku me Brahim Qetajn dhe si sotë më kujtohet ajo ndej andaj i çoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilen sakrifikoj dhe punoj pa u lodhur kurrë ;por nuk ishte vetem se ju kishte edhe juve dhe Muratin qe punuat shumë dhe ndershmërishtë për Kosovën tonë të dashur andaj ju përshendes nga thellësia e zemres nder dhe respekt për juve gjithmonë.

26.06.2013 në 3:00.PD · Nuk e pëlqej · 1

Bajram Ajeti : I përjetshëm qoftë kujtimi për babain tuaj miku im. E vërteta është se jemi më mirë se dje,por jemi më keq se nesër.

26.06.2013 në 8:45.PD · Nuk e pëlqej· 4

Xun Çetta : FLM të nderuar per gjitha vlerësimet të cilat duke vrapuar pas kontributeve dhe shkrimeve tjera nuk i paskam verejt atë kohë kur keni shkruar mbi këtë foto apo link facebook-u..

13.12.2014 në 6:15.MD · Më pëlqen

Atidnil Vlora : Mustafe Rama,ishte burre i mençur, odator! xun dhe ju et bite e Mustafe Rames duhet te jeni krenar se kishit nje baba te shembullt per te mire, dhe i qofte Dheu i Lehet aty ku i pushojne eshtrat...Na kujtohet kutia e madhe e tij e duhanit, qe vetem e shetiste neper çerge duka ua dhuruar mustafe rama , miqve dhe bashkefshatareve te tij...Odator, perparimtar!!! muhamet lush çetta, une pra kisha kenaqesine te mirrja pjese neper odat jo vetem et çetajve por edhe kudo qe ishte prezent MUstafe çetta!

14.12.2014 në 2:54.PD· Nuk e pëlqej· 1

Naser Tupella :  I lehtë i qoftë dheu i Kosoves se lirë, për të cilen Babai i juaj i rrespektuar ju mësoj juve shoqi im Xun dhe Vllaun tuaj Muratin( pra shokun tonë të idealit) si duhet të punohet dhe veprohet për Atëdhe, ku per kete pune Atdhetare ju te dytë u denuat nga okupatori serb dhe bashpuntoret e tije Shqipfoles me decenje burg te rende te cilin burg e vuajtet ballëlartë ashtu si u mesoj babai i juaj i qmuar, te jeni Krenar per babain tuaj te qmuar e te rrespektuar edhe njihere lavdi per babain tuaj dhe te gjithë baballaret si ai që i mesuan bijët dhe bijat e tyre se si duhet te punohet e veprohet per Atedhe.