Kulturë


E thash në fund të shkrimit të cilin e publikova pas dite :

( Ika ti ndihmoj gruas për futje turshije ngase dimri po ofron dhe turshia e vonshme mbetet tepricë e cila hudhet në pranverë kur dalin pemë të reja, perime dhe zarzavate tjera ) 

Turshitë, ndoshta jo të gjitha, por relativisht i përfunduam dhe kur pash sa kohë humba për ta ndihmuar gruan time, më doli fakti se, jo më shumë se një orë e gjysmë u dasht ta ndaj për ti perfunduar turshit për çka gruaja më falenderoj për ndihmën.

Po kaq kohë më ka marr artikulli politik i pasditës sotme !!!

Tani shtrohet pyetja : A ta ndihmoj gruan time e cila nuk më ledhon pa një falënderim për ndihmën, apo ta ndihmoj politikën edhe pse nuk ka politikan i cili nuk plagjiton e kopjon dhe kurr nuk falenderon ?

Unë, vazhdoj të jem i gjithëanshëm, pa dallim kush është e kush jo mirënjohës për punën dhe ndihmën time.

Luzern 02.10.2016

Xun Çetta

Komentet:

Jusuf Ejupi : Une jam shum falenderues Xun,per turshi,per politike dhe per te gjitha cka ke kontribue. Nuk i dihet,vie puna ha turshi te ti sivjet ne dimer.

Xun Çetta : Kënaqësi dhe nder do ishte kur tjetri ta mësyn për konak , aq më mirë për një natë dimri që ta kujtojm kënaqësinë e kujtimeve tona mik i nderuar Jusuf, ani kur prehem posterrmat !!! Shpresoj ta realizojm një fat të tillë në një natë dimri. Shendet mik i nderuar më shpresë të këtij realizimi