Politikë


Në intervistën e tij, krejt i pa anshëm, Kushner tha shumë realitete të embëla por edhe të hidhurat nuk i fshehu për të dalur origjinal më kohën e cila nuk ndalët, ajo vazhdon drejt finalizimit të problemeve.

Ai, nder tjera siq do ti lexoni tha :

,,Ne provuam ta mbanim Kosovën në Serbi, dhe ne e provuam se lufta pa paqen nuk është e mundur.“

Nga ky citat i Kushnerit, ka nevojë që disa mes nesh, ta mësojn faktin njëhere e përgjithëmon se ne ishim ata të cilët nuk i lam vend pushtimit të Kosovës edhe atëhere kur bota e donte ish Jugosllavinë me Kosovën nën Serbi…

Këtu, në këtë realitet të cilin shkoqur e thot z.Kushner, del fakti të cilin e thëm unë dhe duhet ta kuptojn njëhere e mirë shumë vendor mes nesh që tani dalin kryengritës medial pas lufte. Ta kuptojn edhe faktin tjeter shtesë se ne bëm që ta kuptojn të tjerët, se paqe të rrejshme nuk ka pa luftë e cila sjell paqe. E keqja na mbuloj në paqe të cilën nuk e shfrytëzuam si duhet për vendin, për qytetarët e vendit tonë pa dallim nacionaliteti, besimi a ideje.

Kushneri origjinal në këtë intervistë, nder tjara tha edhe këtë realitet:

,, E mbani mend si ka qenë spitali i Prishtinës?  Minus 20 gradë, nuk ka patur ngrohje dhe nëse mendoni se atje mund të bëhej transferim organesh, kjo do të ishte e gjitha qesharake“

Këtu, pra pas këtij citati të z. Kushner nuk don koment më shumë, pra fera e tregtimit të organeve, siq e kam thënë në vazhdimësi dhe jan shkrimet e mia në arkiv, nuk është asgjë tjetër pos një politikë e tredhjës së polituikanve për ti shpall të pa fajshëm ata vetëm në momentin kur zbulohet tredhja e tyre efikase në politikë.

Bernard Kushner, gjithësesi i drejt dhe origjinal në këtë intervistë, nuk e la pa e thënë edhe këtë realitet:

,,Nuk e di, nuk jam shumë në rrjedha. Ju po flisni për një Shqipëri të madhe të bashkuar me Kosovën dhe së bashku me… ?  Nuk di asgjë. Më parë ishte e ndaluar të flisje për këtë dhe thuhej se nuk duhej folur. Megjithatë, këto popullsi e kanë prejardhjen e përbashkët nga ilirët, pra e kanë të njëjtën origjinë, kanë të njëjtën gjuhë, por ka pasur qartësisht katër shekuj të pushtimit Otoman, erdhi më pas beteja e Vjenës, ka pasur vende Ortodokse që kanë fituar, por kjo nuk është puna ime për momentin e dhënë. Nuk i njoh këto rryma, shumë mirë nëse janë rryma të mendimit kosovare. Ju po më thoni se flitet për bashkim kombëtar? Bah, epo kjo nuk më shqetëson fare“.

Këtu pas Kushnerit nuk kam çfarë thëm tjetër pos të lutëm, që parase diplomat të huaj, ta dim ne vet për vetën tonë, se kush jemi, nga kemi origjinë të njejt si popull, si komb…

Për të mis ju ngarkuar më lexim nxora citate, për më shumë këtu është linku nga i mora citatet, i analizova dhe komentova në variantin tim si analizë:

Linku në Shqiptari.eu

http://www.shqiptari.eu/kushner-ideja-per-bashkim-te-shqiptareve-eshte-normale-aspak-shqetesuese/

RTK 24.09.2016 -17:36 /

http://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=101975

Luzern 25.09.2015

Xun Çetta