Kulturë


Shkrimi është për botim për gjithëata që dëshirojnë ta botojnë:


Pjesë nga kujtimet e mia në kohë dyshimesh


Nga Xhafer Leci


Disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend gjatë në kohë, pse?


Prill 1983. Në Sindelfingen dhe vende tjera në Gjermani u prezantua Premiera e Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve të RPS të Shqipërisë.

Kishin ardhur për ta përcjellur Ansamblin përafërsisht 350-400 shikues, shumica shqiptarë, por kishte edhe gjermanë.

Kurrë në jetën time, deri atëherë, nuk kam qenë më i gëzueshëm dhe i vullnetshëm, për ta shikuar "live" këtë Ansambël. Asnjëherë nuk kisha pasur rastin të shihja e të dëgjoja këngë, valle e muzikë më të bukura, se sa ato në Sindelfingen. Ëndrra, malli për Shqipërinë, shtetin tonë amë, të cilin nuk e kishim mundësinë që ta vizitonim legalisht, por as ilegalisht, ata që nuk kishin flirtëruar me personelin qeveritar shqiptar apo diplomatik. Këtë privilegjë e gëzonin vetëm garda e marksistë - leninistëve dhe të enveristëve të Kosovës. Kisha dëgjuar këngë përmes Radio Tiranës dhe Kukësit, por krejt ndryshe ishte kënaqësia kur i shikonim në skenë vëllezërit dhe motrat tona, duke kënduar e vallëzuar aq bukur.

Në këtë përcjellje të Ansamblit patëm marrë pjesë unë, me gruan time, Refiken, dhe kushërinin tim, Ismail (Asllan) Leci, e shokë të tjerë. Nga kënaqësia na dhimbnin duart duke duartrokitur.

Atëherë iu pata afruar Kameramanit dhe e pyeta nëse e pengoj atë nga afër kamerës të tij të fotografoj Grupin e Ansamblit në skenë, ngase pozicioni për të fotografuar ishte më i mirë? Kameramani më shikoi në sy, por heshti pa më dhënë përgjigje! Unë vazhdova duke fotografuar, kushërini im, Ismajlin, i cili, gjithashtu fotografonte, më tha:

Xhafer, apo largohesh pak të fotografoj edhe unë nga ky pozicion?"

Po i thashë Ismajl, urdhëro. Unë dhe Ismajli e blemë bashkarisht videokasetën e Vallëzimit të Ansamblit, e cila kushtonte 168 DM!

Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Majtas inxhinier Hiqmet Gonxhja dhe gazetari-kameramani Petrit Kume
Për të dalë tek tema, pse po iu kthehemi këtyre kujtimeve, do flas më poshtë

Më 1999 ishte kohë lufte. Në dhomën parapritëse të zyres të LDK-së, në Stuttgart, më pyet një njeri, i panjofshëm për mua:

Xhafer si je?!

Mirë jam,- i them.

Si është Ismajli,?- më pyet ai.

Cili Ismail?

Ai, Ismajli!?

Unë njoh disa Ismajla - i them.

A nuk po më njeh, më thot ai?

Jo- i them!

Kujtohu ku jemi pa? - Nuk më kujtohet, ndoshta në Kosovë - i them unë.

Jo, jam nga Shqipëria - thotë ai!

Po atëherë qenkemi pa në Shqipëri.

Jo - thotë ai, "në Gjermani jemi pa"!?

Nuk ka mundësi - i them unë.

Po - thotë ai- Jemi pa në prill të vitit 1983 në Sindelfingen...! Unë isha kameramani me Ansamblin Shtetëror Shqiptar".

Shikoj afër tij ulur një person tjetër, i pa njofshëm, i cili, ndoshta ishte shoqërues i tij. Mendohem, habitem si me njeh ky njeri pas 16 vitesh?! Unë kisha ndryshuar shumë nga pamja, mosha e ndryshon njeriun, atëherë kam pasur flokët e shpeshta dhe pa mustaqe. Ndërsa tani flokët më kishin rënë, mbaj mustaqe dhe kam shtuar peshën.

Meqë nuk kisha kohë të bisedoja më gjatë, për të mësuar, së paku, emrin e tij, u përshëndeta me - ditën e mirë zotëri, duke e marrë të njëjtën përshëndetje nga ai.

Të nesërmen e marr në telefon z. Hafiz Gagica, të cilin e pyes:

A është paraqitur dje tek Ju një person nga Shqipëria, i cili po rrinte në paradhomën e zyrës pritëse?

Gagica më tha: "E pashë dikë të panjofshëm në paradhomë duke ndejtur, por ai person nuk u paraqit në zyren time."

Para disa ditësh shfeletova disa revista e gazeta të vjetra, tek revista "Ylli" janar 1982, shoh personin në fjalë, i cili duket në foto, e njoha se ai është kameramani Petrit Kume!!!

Përsëri e pyeta z. H. Gagica nëse i kujtohet personi nga Shqipëria, i quajtur Petrit Kume, i cili mund të këtë vizituar zyren e LDK-së me 1999? - Jo, - më tha z. Gagica - nuk më kujtohet ky emër, Petrit Kume, sepse neve, vazhdimisht, kemi mbajtur protokoll, kur kemi pranuar palë mysafirësh, nga kudo që ishin ata. Unë, Sali Çekaj, tashmë "Hero i Kosovës" e të tjerë, të cilët punonim në zyre të LDK-së, nuk lejonim që asnjë mysafir të dalë nga zyra, së paku, pa e pi një kafe"- tha zoti Gagica.

Vërtret, disa njerëz kanë memorjen e fortë, mbajnë mend për gjatë kohë. Por, në rastin tonë, siç shpalosa ca kujtime të një kohe ca të largët, po aq edhe të afërt, mbamendja duket sikur është e porositur. Një personalitet, si zoti Kume, në vitin 1983 shihet në rolin e kameramanit, ndërkohë që ai është fotograf si dhe më 1999 depërton deri në paradhomëm e LDK-së, por nuk identifikohet, i shmangët takimneve dhe ikën që andej, duke lënë prapa dyshimin, hamendjen e madhe, madje në një kohë kur kryetari Gagica kishte ingjirencat e kryetarit të LDK-së, në mungesën e dhunëshme të kryetarit - dr. Ibrahim Rugova.

Doza e dyshimit shtohet kur, sipas disa shkrimeve mirë të faktuara, rezulton se SHIK-u i Kosovës, është krijesë e Sigurimit Shqiptar, qysh prej dy dekadash dhe implikimi në krime tashmë kalon caqet e çdo logjike të shëndoshë.Formularbeginn

Komentet në facebook :

Formularende

Selman Matoshi : Rrespekt Xhafer Leci

 

Muharrem Avdyli : Xhafe kam marr pjes nëketë koncert edhekm foto edhe fjal për at koncert përshendetje M. Avdyli

 

Xhevat Rexhaj : Xhafer Leci, veprimtaria yte ashte me dekada e forte e sinqeet dhe rruges drejt. Modestia yte te bene edhe ma te respektuem kudo.

 

Muhamet Kqiku : NUK ME KUJTOHET DATA POR E DI E EMAJ MEN JAN KANEDHE NE ZVICER NE ST GALLEN ASHT NE KUFI ME BODEN SE EDHE DI ASHT KAN ME TE DH KONZULLI I SHIPNIS APO AMBASADORI PER ASTRIJE TAN VE JU PERSHENDES PLAKU I VELEGLLAVES NEGA POLONIJA

 

Xun Çetta : Sot kam percjellur më vemendje këtë emision në TVSH dhe më mbuluan emocione deri në lot.

 

Foti 1.                                                               Foto 2.


   

 

Beschreibung: foto e Xun Çetta Beschreibung: foto e Xun Çetta 

 

Muharrem Kasumi : Xun çetta,edhe unë të mbaj mend kur 3 ditë rresht u përcolla gjatë dënimit të korrikut 1981.

 

Muharrem Kasumi : Hahahahaha,Xhafo,ilegallcat mbajnë mend.Ma mirë me mbajt mend se më i shkrue e me t'u zanë.K'te e them sinqerisht. Edhe unë mbaj mend diçka tepër.

 

Xun Çetta : Ah sa admiroj mbamendjen e njerzëve Muharrem i nderuar. Aty ushqej shpresen se njerzit të cilët mbajn mend dhe kujtojn nuk mbesin në terr dhe falsifikim të historisë, si kanë bërë dhe po tentojn ta vazhdojn.

 

Muharrem Kasumi : Xun Çetta,atë ditë korriku,nuk po i fus 2 veta a,pas atyre 2 vetave,ti ishe ai që na le neve pa frymë dhe tërë gjykatën. Nji njeri si ju i plagosur në këmbë nga policia dhe ushtria Jugosllave,dhe me u shpëtuar,me vetëbesim,ke dalë mjaft trim.Respekt! A po e mbasha n'mend ?

 

Xun Çetta : E thash Muharrem i nderuar se mbamendja është gjithëqka për mua. Sigurisht më këtë të fundit që ta mora tani si KOPY, unë ndihem mirë kur pas 35 vite dëgjohet ky realitet të cilin shumë mbamendës ma kujtojn e në veqanti ma kujtojn se si janë ndier ata kur kam thën se, është e vertet se nuk jemi Jugosllav por Shqiptar. Më thojn se kemi mbet pa mend kur ke thën para gjygjëtarit se, nese per diqka pendohëm, ajo është pse nuk paskam bërë më shumë.

Si citat, kam te drejtë ta shkëputi edhe këtë tuajën nga këtu dhe ta perdori në permbledhjet e mia, ku pa dyshim ka vlerë ta kujtoj se si pas kaq vite ndihem mirë më këtë. 

Linku:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1550773128566875&id=100009026097912

 

Luzern 06.02.2016

Xun Çetta