Rrefime   ( Mik i nderuar Xun, nuk beson pa i parë më sy stacionet e autobusëve gjithëandej qyteteve tona, largim masiv i të rinjëve nga vendi, plane të shprehura pa frikë e pa turp se si do kallët ky vend !, boshatisja e Kosovës po realizohet para syve tonë pa u ndal vetëm njëhere dhe kuptojm se çfarë në realitet po na ndodh ).

Ishin lajme trishtimi për mua këto sot, dhe isha krejt i pa forcë të thëm diçka qoftë si inkurajim formal. Më u kujtua vaji i një të aferme familiare 1999 e cila për mes telefonit po qante më zë duke më thën në ulurimë : (Maroj vendi, iku populli, Kosovën e lam pa asnjë shqiptar të gjallë dhe për plotë njerëz të masakruar mbi fusha o Xun).

Edhe sot mbaj audio incizimin e këtij vaji tmerues të vitit 1999 kur populli braktisi vendin…Skënaret e zisë mjerisht po vazhdojn edhe tani pa kuptuar kush kënd çfarë po thot. Zotit i qofshim fal, mallkuar gjithëata që nuk po kuptojn se çfarë kanë bërë dhe çfarë po i bëjn vendit tash sa vite pas lufte.

Luzern, pas mesnata 31.01 dhe 01.02.2015

Xun Çetta

Koment reagimi në Facebook:
Fadil Aliu : Mediat e paguara nga Serbia po i genjejnë popullin se në perendim,gjermani, austri, zwicer, po pranojn azil, kështu serbia po i mledhin paret e njerzve skamnor që paguajn nga 500 deri 2000 ero për te ikë nga kosova me shpresë për një jetë më të mirë. Për këtë gjendje po ndimon edhe politika në krye me Vetë-vendosjen.

Xun Çetta : Fadil i nderuar, si gjithëher gjatë proceseve sado më kthesa pozitive e më plotë dhimbje e sakrifica, popullit tonë i kanë dalur keqbërës të cilër kanë perfituar nga ato situata. Nuk harrohen gjithëato agjensione pa i pergjithësuar, të cilat jo në rrugë normale kanë joshur e mashtruar të ikurit nga vendi ynë, madje edhe më kalim kufijsh ilegal si klandestin kanë dhënë ,,kontribitin“ e tyre dhe kanë vjelur para të krimit sa të duash.

Dihen edhe perfiter nga situatat e paraluftës deri tëk keqperdorimi i parasë së mbledhur për gjendjën e keqësuar në vendn tonë, dihen po ashtu edhe keqëbërës dhe perfiter në emer të luftës si dhe perfitime tjera më gjoja armatim për luftën e cila po zhvillohej në vendin tonë. Mos ti numëroj përfituesit më kriminel që ka njohur vendi ynë gjatë gjitha këtyre proceseve deri tëk pas lufta ku këqbërës e perfiter të gjitha natyrave nga ato ordiner e deri tëk politikaj të quajtur, demokrat e intelektual, si dhe tjerët, të quajtur të luftës, trima e kauboj, përfshier këtu edhe rrjetin e jo pak politikanëve ndëkombëtar ku të gjithë bashkë sollen vendin, jo vetëm në kriza ekonomike për bukë goje, por edhe në kriza morale e mosbesimi. E thyen shpresën e atyre që sollën çlirimin e vendit, e lanë popullin pa bukë, e çfarë është më e keqja, nuk është punë të dali njeri para përgjegjësisë ligjore.

Fadil i nderuar, të gjitha këto krime të dëshmuara në arkivin i cili nuk po gjen ditën e sigurisë për ti zbardhur këto çfarë u tha më lart, po më shtyejn të heshti dhe kështu më këtë panoramë të improvizuar këtu, dua ti përmbledhi mbi dy(2) dekada rrugëtimi të popullit tonë në tranzicion. 

Tranzicione këto të cilat po vazhdojn dhe mjerisht, politika jonë nuk i pranon si realitet duke ngritur kokën e gjelit të Migjenit e duke na thonë se, jemi të pavarur, a kur kërkohet hapi që duhet bërë, kthehen e thonë se për të gjitha dështimet, pergjegjëse është politika dje e UNMIK-ut, sot EULEX. Ne nuk mbajm përgjegjësit thonë ata, jo më larg se para dy,tri dite këtë e tha z. Kuqi.

Fadil i nderuar, ju lutëm si dhe në çfarë baze nxore fajtor Lëvizjën VV për gjitha këto ikje të popullit tonë nga vendi ku për herë e më shumë po vie era barot dhe pa më të voglën shpresë se do të ketë jetë normale aty ?.

Kur edhe ti Fadil po e gjën sponzorin e propagandës së mashtrimit medial për ikje qytetarësh nga vendi ynë drejtë botës tjetër, si dhe po gjenë fajtor Lëvizjën VV, ju lutëm ku mbetet përgjegjësia e pushtetit dhe pushtetarëve tu, të cilët nuk po merrin masa?.

Gazeta e cila shpif dhe josh popullin për ta lëshuar vendin , ajo ndëshkohet Fadil, kuptohët nëse ka ligje dhe njerëz të cilët zbatojn atë ligj. Kjo në Kosovë nuk po ndodh !, jo nuk ndodh Fadil ngase tani kemi të bëj më konfliktin e dy shtrsave qytetarësh mes veti, pak më shkurt që të mos filozofojm shumë. Po ngritëtë populli pa bukë kundër gjithëatyre politikaj milionerve të cilët në bashkëpunim më disa struktura të krimit politik dhe ekonimik nga faktori ndërkombëar, kanë zhbër shtetin e Kosovës, pasurit e tij dhe të popullit tani krejt pa shpresë për të jetuar aty O Fadil Aliu…

Edhe Lëvizja VV, si therrë në syrin dhe veshin tuaj Fadil, më gjitha këto thyerjët çfarë po bënë në momentin e ndryshimeve, fal mundit të gjithëatyre që po rezistojn e nuk bëhën servil të krimit, pa dyshim se po ndihmon pushtetarët tuaj Fadil, po, po ndihmon ata, por jo se po ndihmon largimin e popullit nga trojet tona. Kjo tani, është temë krejt tjetër e cila shpejt do ta ketë epilogun e merituar.

Pasdita e kësajë dite vikendi më borë, do duhej të ishte ditë relaksimi diku bjeshkëve të bukura të Zvicrës Fadil i nderuar e jo të vetë pushtohemi më kaq ngarkesa, pasojë e atyre politikave sa u tha më lartë. Mallkuar ata të cilët nuk na lanë ta shijojm vendin e çliruar, e për më keq nuk po na lenë ti ndiejm as kënaqësit e vendit më të sigurt në botë siq është Zvicra.
Shëndet Fadil, poshtë krimi dhe kriminelët në vendin tonë.

Fadil Aliu : E la shtëpinë me tre kate dhe nënën e vetmuar dhe u nis për Gjermani (Foto) - Aktuale

Linku në ,,zeri.info“:

 http://www.zeri.info/.../e-la-shtepine-me-tre-kate-dhe.../ 

Fadil Aliu : Serbia po pati mundësi krejt i largon prej Kosovës.

Sinani Rasim : Është moment i frikshëm për ne.

Xun Çetta : E ky artikull në,,Zëri" tregon edhe faktin tjetër për të cilin asnjëhere nuk jam përkushtuar aq shumë ta thëm si realitet, nuk jam i perkushtuar ta them, pikërisht për arsye se këta frikacak të cilët ikun nga vendi i pa sigurt ku po vie era e ndryshime e jo se po ikun për bukë goje, këta Fadil ma futin edhe një dyshim të tretë pa dashur ti hy kujt në hak pa të drejt: A mos vallë kanë filluar e ikun sherbyes të krimit politikë duke ditur se mentoret e tyre veq kanë siguruar jetën e tyre edhe jasht shtetit në rast nevoje ???. Kjo Fadil , nuk ka si shpjegohet ndryshe pos kështu si dhe vyeshkjës së shpirtit tyre katil pra, të njerëzve të cilët kurr nuk janë të kënaqur dhe kërkojn kafshata më të mëdha.

Jusuf Ejupi: Xun,nuk e di sa je ne kontakt me shtresen e te varferve sot ne Kosove dhe gjithandej ku ban jete shqiptari.Eshte mjerim,or vlla.Ne anen tjeter,nga qeveritaret tane,me mire me thene,pashallaret tane,i fyejne ata,i quajne te pa ditur,i quajne hajna e te pa punetor.Une per qdo dit jame me keta njeez,qe nuk kane ku te ia ngjesin punes.Njerin prej atyre,qe ia ka mesyre perendimit,me lot ne sy me tha,se po shkoj ku te me shohin syte,sepse ketu,jo qe nuk po shohim perspektive,por po ofendohemi neper shallteret e terravt te komunave tona,duke e shtri doren.I njejti me tha se po shkoj,me shprese se diku tjeter nuk ka humb humanizmi.Besojme se po shkojme diku tjeter,qe se paku do ti ngi buk tre femite qe i kame.Me dheme zemra per vendin,per therren,por deri ketu ka shkue puna,qe ti rroku fmite e bashkeshorten e ku te me shohin syte kame me shkue.Xun,jo vetem ti por sejcili dilni ne vendin e atyre qe po i lane babe e nane,ara te pa punuara,shtepi e krejt cka kane,per me u ngi buk,buk,buk,ore vlla....me tha.Me rrodhen lotet.Isha dale me e lute te mos shknte,por lutja ime,tashme ishte e vonuar.Kishte vendose burri te ikte.E ti Fadil.Nuk po te njoh dhe aasnuk po e di kush je dhe se si i kie punet,por se paku mirekuptim per ta.Kurkush nuk ike prej te mirave jo.Ka edhe te tille qe shkojne,edhe pse i kane kushtet per jete,por kush e leshon vendin e vet me deshir,apo pa nje zor.Ne anen tjeter,ka edhe agjencione,ka edhe nga shteti serrb,qe i joshin,i ndihmojne per me ike.Natyrisht,eshte kjo Serrbia e viteve 1935 e deri ne vitet 1960.Eshte e vertete,seprofiteret,matrapazet,kodoshet,te te cilet atedheu i tyre eshte kuleta e llokma.Per ta eshte shi ne kollomoq.Kure eshte fjala te VV.Ajo po kerkon zhdukjen e hajnave,e zhvatesve te ndjerses tone.VV,po kerkon shtet ligjor,qe do ti ndeshkon hajdutet,te korruptuarit,mitemarrsit,anarhistet.Per qata thojne nje fjale,"Me mire nje pushtim i eger se sa nje doktrine kriminale"Ne fund,po i them Fadilit,se nuk shoh tjeter zgjidhje perpos VETEVENDOSJES

Xun Çetta : Po këta engjëj ku po i çoni? (Foto)

http://www.zeri.info/aktuale/17971/po-keta-engjej-ku-po-i-coni-foto/

Xun Çetta : Juve ju lexoj i nderuar Jusuf dhe duke ju lëxuar po e ndiej vetën të injoruar e perbuzur madje në skamje atje o z. Ejupi.

Dy pika që i lexova në tekstin tuaj janë pika të cilat jo më larg se dje i kishim për trajtim në mesin e 10-12 bashkë kombasve tonë ku në mesin tonë ishte po ky miku ynë Fadili.

Nuk donë të punojn tha Fadili, nuk donë ngase gjatë tërë verës nuk gjeta punëtorë më para, a plot lokalet ishin duke pier kafe e bërë gallatë tha ai. Deri diku doja ta kuptoj dhe pranoj se ka të drejt Fadili, por kur e dinim se nga cili qellim niset Fadili i cili nuk po na i kritikon kurr politikanët në pushtet tash sa vite, u ndala dhe thëm :

( Ndaluni të gjithë dhe mendoni më shumë për ta kuptuar faktin pse Fadili ka të drejt. Ka të drejt Fadili ngase ky atje, kurr nuk shoqërohet më njerëz dhe shtresa tjera pos me PDK-ista në pushtet dhe me LDK-ista hyzmetqar të PDK-së si dhe më të pasurit e tyre në shërbim, e ata nuk punojn punë krahu e as më medetje o djema ).Plasi gazi dhe të gjithë më kuptuan se e kisha vetëm që ta relaksojm debatin.

Sidoqoftë, në Kosovë nuk ka punë e cila mbulon kërkesën e zbutjës së papunësisë, e për më keq nuk ka punë e cila paguhet më shumë se sa për ta ngrën një shuajtje dreke eventualish edhe darke aso çfarë e do organizmi për jetë dhe shëndet normal.

Tregu i punës e as i bizneseve tregtare në Kosovë nuk ka kontrollë mbi baza ekspertesh e për sistemin doganor të mos flasim ku në mënyerë galopante vidhet buxheti duke futur mallëra pa doganë në vendin tonë si dhe nuk kontrollohen prodhimet tona për ta reduktuar importin që në futjën e prodhimeve të huaja nëse ato i kemi vendore. Nese nuk guxon ta ndalosh importin në baza të tregit të lirë, atëhere ngritja doganën sa të mos ketë interesim tjetri të fus prodhimet e tija në vendin tonë. Këto politika, ky karakter njerzish me plaqkitje, ka bërë qe bujku nuk ka si të prodhoj derisa një i krrubtuar e mbush tregun më prodhime të huaja madje pa doganë si pasoj e marrjes së ryshvetit.

Fermeri ynë gjithëasht nuk ka ku ta gjej leverdin e prodhimit dhe kultivimit derisa nuk ka treg të siguruar e lere më të jetë i stimuluar. Kjo është vetëm ajo e cila qon ta kuptojm pse në Kosovë asgjë nuk është në vendin e vet…Mik i nderuar Jusuf, nëse njeriu nuk është i zënë diku më ndonjë biznes të pist dhe detyrohet ti mbyll syt, si dhe nese nuk ka sigurur të pakten një kafshat bukë në shërbim të këtyre pushtetarëve, besoj se nuk e ka vështurë ta kuptoj gjendjën reale të jetës atje. Shëndet i nderuar.