Lajmet aktuale

Edhe një provim dy palësh që në mënyrat e veta kanë kaluar më sukses si njëra ashtu edhe pala tjetër ja pse :

 

Komenti i variantit tim besoj i drejt,do të vjen më pas,sapo ti grumbulloj të gjitha informacionet mbi ngjarjet e sotme.

Edhe një provim dy palësh që në mënyrat e veta kanë kaluar më sukses si njëra ashtu edhe pala tjetër ja pse :

 

Komenti i variantit tim besoj i drejt,do të vjen më pas,sapo ti grumbulloj të gjitha informacionet mbi ngjarjet e sotme.

 

Se është përdor dhuna përtej mase nga ana e policisë,se nuk kanë lejuar tu jepet ndihma dhe se janë goditur demonstruesit e strehuar në një objekt duke i nxjerr ata më dhunë e grushtime ashtu siç na kanë nxjerr dhe torturuar edhe pse më duar lidhur pas qafe nga konvikti Nr. 4 më 26. mars 1981. Kjo si ngjarje e vërtet u përsërit pas 30 viteve.

 

Se janë marr më dhunën më të vrazhdë e jo vetëm te pengohen në veprimet e tyre edhe kjo është parë tepër transparent si veprim i egër policor.

 

Se policia jonë,u tregua tepër agresive dhe më çdo kusht ta arrin qëllimin e intervenimit,,Sukses” ky të cilin nuk e ka dëshmuar në intervenimin e saj në veri para sa muajsh,edhe kjo e vërtetë u pasqyrua si realitet.

 

Se policia jonë nuk zbatoj reciprocitet në intervenim ,u pa më rastin e pengimit të qarkullimit të lirë të qytetarëve në kufirin aktual Shqipëri -Kosovë ku tepër padrejtësisht u ndaloj hyrjen qytetarëve në të njëjtën kohë kur në kufirin Serbi-Kosovë jo vetëm se i merrte në mbrojtje tregtar kontrabandist më mauna apo kamion kontrabande,por në mbrojtje të tyre arrestoj,torturoj e nuk la gjë pa bërë mbi popullin e vet komplet paqësorë,them paqësor deri në informacionet shtesë.

 

Pse them deri në informacionet shtesë ? Për arsye se raporti i policisë thotë se demonstruesit kanë gjuajtur gurë dhe mjete tjera të forta mbi policinë parasë policia ta përdor dhunën. E nëse kjo qëndron,unë do bëj plotësime në këtë blic përshkrim të këtyre ngjarjeve nëse ka vend ti quaj të përgjakshme.

 

 

 

Po filloj nga suksesi i policisë,tani pa e futur në thonjëza shprehjen sukses ngase dua të vlerësoj diçka:

 

Në katastrofën e këtij intervenimi të policisë sonë unë kam gjetur edhe pjesë ngushëllimi ne faktin të cilin e dua por jo në rastin e tillë komplet të pa drejt. Ka vite që kur them se shteti do duhet ta ketë policinë tepër operative që në momentet e veçanta më intervenim të shpejt ta sjell rendin dhe qetësinë e vendit. Rregullisht kam thënë se policia do duhet të jet e pa pardon në gjitha ato grupe qe afrojnë ta goditin objektin e institucioneve tona etj. Kjo dëshirë e imja mjerisht jo për ballë krimit por megjithatë u dëshmua se mund te kemi polici për të mbajtur shtet. Kuptohet nëse atë polici nuk e manipulon pushteti dhe pushtetar të 1100 krimeve.

 

Suksesi i palës tjetër mjerisht si gjithë herë në histori edhe kësaj radhe dëshmoj se rezistenca e popullit pa dallim pasojave ajo nuk vdes e as nuk vyshkët së vepruari.

 

Sa dukët sulmet fizike çfarë u janë bërë ca deputetëve edhe kjo do të jetë një pikë e nxehtë në të ardhmen ngase nuk merrej imuniteti për gjëra tjera a kësaj radhe as që doli qoftë një polic dhe të thotë: Ndaluni,këta janë deputet dhe dihen format se si pengohen ata në veprimet eventualisht jashtë ligjore e që pa dyshim ata nuk ishin kundër ligjit për kundra në mbrojtje të tij.

 

RTK,nuk është marr fare më ngjarjet e ditës se sotme-TV 21  ka raportuar më ndërprerje –KTV ishte më e përkushtuar gati rregullisht ka raportuar mbi krejt çfarë po ndodh. Vlerësimet edhe për këtë,bashkë më  vlerësimet në total do i bëj më gjerësisht,pas përfundimit të mbledhjes së informacioneve ,kuptohet në po këtë fillim vlerësimi do ta barti vlerësimin e plotë.

 

PS:

 

Po sot në mbrëmje ka kohë që kisha piketuar që ta përcjelli një film në TV 21,sa mbajta mend quhej,,Fershelluse”ku tepër origjinal u pasqyrua krimi i politikës vendore dhe ndërkombëtare çfarë ka ndodhur me luftën në Bosnje. Ishte film ku në krimet më të rënda  implikohet maja e politikës si dhe aty do ta shohim se sa i pa fuqishëm është i drejti për ballë krimit politik që e rrethon.

 

Ngjarjet sot ishin identik më krimin çfarë bënë politika në këtë film kushtuar luftës në Bosnje.

 

Vlerësimi i ngjarjeve të sotme VAZHDON PO KETU.

 

Luzern 14.01.2012

 

Xun Çetta