Lajmet aktuale

Shumë shkurt dhe i pikëlluar më vdekjën e kolegut të rrugës sonë Prof Hazir Shala, shfrytëzoj rastin ti shprehu ngushllimet më të thella familjës së Hazirit të pa lodhshëm në këtë rrugë, si dhe gjithë kolegëve tjerë gjithëandej trojeve tona të cilët patën fatin ta njohin, punojn e veprojn më Hazirin.

U preft në paqe trupi i tij,  kujtimi për të le të mbetet pjesë e rrugës e cila po vazhdon.

Lavdi veprës së tij, i leht i qoftë dheu i vendit për të cilin dha një jetë të tërë.

Luzern 2.9.2014

Xun Çetta




PS.

Xun Çetta : Qazim Zeqaj sikur e paska ndier vdekjën e Hazirit dhe para gati dy javë bëri këtë publikim :

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10204563855887231&set=a.10200182076305480.2188616.1558815375&type=1&theater

 

Xun Çetta : Ja një link i më hershëm kushtuar LDBSH-së, kryetar e së cilës ishte Pro. Hazir Shala :

http://info-cetta.com/modules.php?name=News&file=article&sid=252

Qazim Doda : Ngushellime Xun!

Fehmi Lestrani :  Ngushllime familjes. R.I.P Profesor. Ishe nje njeri i urte, atedhedashes e zemermadh.

Shaqir Qetaj : ngushllime familjes edhe ty xun

Ismail Rugova : Ngushllime farefist dhe të gjithë atyre që bashkëpunuan me këtë personalitet të ndritur të Lëvizjes sonë Kombëtare! Pata rastin ta njoh përmes jush mik Xun Çetta dhe, pastaj u bëmë miq të mirë...Ruaj kujtime të shkëlqyera nga nga profesori i pavdekshëm Hazir Shala...I lehtë i qoftë dheu i mëmëdheut! U prehtë në paqë në shtëpinë e madhe të amshimit! Amen!

Aziz Morina : FAMILJARVE DHE SHOKVE TE PROF.HAZIR SHALA,I SHPREHI NGUSHLLIME,I LEHTE I QOFTE DHEU I MEMESE SHQIPERI SI DHE U PREFTE NE PARAJSE PROF.HAZIR SHALA,I CILI ISHTE PA LODHURE NE PUNENE E TI.

Alush Kajdomqaj : Ngushllime juve dhe te gjithe miqve dhe dashamirve si dhe familjarve te ndjerit.

Alban Y. Neziri : U preka nga Vdekja e Profesorit Hazir. Patjetër do ta ketë të lehtë dheun e Kosovës, sepse punoi shumë për të. Ngushllime Familjes Shala, shokëve e posaçërisht ty Xun Çettta.

Xun Çettta : Miq, shokë e veprimtar të nderuar. I pranoj ngushllimet tuaja për vdekjën e bashkëveprimtarit tonë Hazir Shala dhe nuk mund të mos e pranoj faktin se këto ngushllime më bëjn të ndihem mirë dhe ma perkujtojn rastin e vdekjës së veprimtarit Ismail Haradinajt kur sapo e ngushëllova djalin e tij Nasim Haradinajn, ky i fundit më tha: ( Prit pak mik i babit tim, mos nxito parase të ngushëlloj unë, për vdekjën e babait tim, bashkë udhëtarit të rrugës suaj ).

Këto gjeste tuajat këtu në këtë link dhe ajo e Nasimit, më bëjn të vetngushëllohëm për gjithë ato pika dështimi çfarë na kanë ndodhur pas çlirimit të vendit tonë. Ju falenderoj për komentet dhe ngushllimet në këtë link dhe si shpërblim sinqeritetit tuaj, ju them se edhe më tani të ndjerin Hazir Shala kisha mos pajtime e qartaqefi, por vullneti i tij që kishte për të bër për vendin si dhe thjeshtësia e tij e tepruar per tu afruar më të gjithë, qoftë edhe në rrugë me një plak apo plakë para vdekjës apo qoftë edhe më një fëmi të mitur !. Kjo më ka shtyer ta kuptoj atë dhe mos ndahem nga praktikat e tija të veprimit, pa dallim pse më vrull sulmonte disa emra të jetës sonë publike, pa kuptuar se po lëndon vetë vullnetin e disa bashkëudhëtarëve të kësajë rruge. Ne, të gjithë jemi njerëz, dallojm në shumë çka njëri nga tjetri, por rruga drejt synumeve të kombit tonë do duhet të mos na ndan. I lig do ndihesha po të izolohesha vetëm në pikat e mospajtimit tonë në kohë të shkuara e mos perkujtoja veprimtarin tani të ndjerit Hazir Shala, veprimtari kjo mbi tri dekada në shërbim të vendit tonë. Edhe njëhere ju falenderoj dhe anasjelltas ngushëlloj për vdekjën e Prof Hazir Shala.

Xun Çetta : Kujtimi për ata që bën për vendin dhe çlirimin e tij na bën të shpresojm se gjeneratat po vazhdojn në po këtë rrugë. Lavdi të rënëve dhe gjithë atyre që po vdesin pas kryerjës së obligimieve të tyre për aq sa ditën, munden dhe patën kushte e hapësira veprimi.

Ja edhe një link nga Alban Neziri i sapo postuar në profilin tim, në përkujtim të prof Hazir Shala:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10152622630598726&set=pcb.10152622641088726&type=1&theater