Lajmet aktuale Sot 22.6.2014, nuk kam fjalë për Mitrovicën ashtu si paralajmëroja 2004-2008. Sot jam i vrar por:

  Mitrovicës se plagosur 2004-2008 

Nëse ne,nuk po bëjmë asgjë për ty Mitrovicë

Nëse ne individualisht në llogari të plagëve tua karrierë politike po bëjmë,nëse ne po heshtim dhe me heshtje materialisht si individ po përfitojmë,nëse ne ,,fshehurazi”kështu po tradhtojmë dhe tradhtia para se të përfundoj krimin tonë po zbulon,te lutëm ti Mitrovicë qëndro !!!.

 

Qëndro Mitrovicë,se pakicë politike tradhtarët tuaj janë,qëndro Mitrovicë se gjenerata jo politike si shumicë,kështu nga ti kërkon,qëndro Mitrovicë se edhe bishat e ndarjes se Ibrit këtë realitet shpejt do ta kuptojnë,qëndro Mitrovicë e plagosur se vetëm qëndresa plagën ta shëron,qëndro Mitrovicë se pa ty nuk kemi ku shkojmë. Vonesa në reagim sigurisht do të na kushton.

 

Ata që mbrojnë dhe fshehin krimin mbi ty Mitrovicë,edhe vet kriminel janë,ata që bëjnë politikë qorre pa vetëdije a me të,po këtë punë po e bëjnë.

Ata qe thonë se në Mitrovicë nuk ka ligj as organizim,veç si në xhungul njeriu jeton,ata vet bëjnë krim,ngase përgjegjësinë e Beogradit nga krimi i organizuar po largojnë dhe kështu ministër drejtësie vetës i thonë.

 

Ata të cilët me deklaratat e tyre politike vetëm rezultate po numërojnë,kështu bëjnë krimin e dyfishtë kur,nga pozita e pushtetit,neve kritikëve na kërcënojnë.

Ata  nuk po shohin fatin tuaj Mitrovicë se kah po e çojnë,kjo padyshim do të u kushtoj,po,po do të u kushtoj.

 

Luzern Mars 2008

 

Xun çetta.