Politikë

  Neser po rifillojn bisedimet e shterrpësuara tash sa vite Kosovë - Serbi dhe serish dy delegacione të pa pergaditura për marrveshje aty ngase njëri delegacion është i zënë duke fshehur krimet dhe të pa gjeturit derisa delegacioni tjetër në gjurmim dhe hapje të varrezave masive !!! Ky është aktualiteti i këtyre dy delegacioneve një natë para uljës për të biseduar.

Po lexojm dhe degjojm raportime nga krushqit gazetar e analist të perzgjedhur të këtyre bisedimeve atje të cilët na lajmërohen nga Amerika dhe disa prej tyre po na i zbutin zemra kur thuhet si më garant se Amerika qenka e perqendruar vetëm në njohjen e ndersjell ,,reciproke”të  njëratjetrës si shtete, pra një  lajm i mirë ky dhe vëtëm këtu do të fillonte e mbara edhe pse ka zëra tjerë të cilët thonë se, Serbia as që do të inkuadrohët në këtë temë nese eventualisht shtrohet në rendë dite për ta biseduar...

 

Nese e keqja vazhdon dhe Serbia nuk pranon të bisedohet më këtë qelës të bisedimeve, atëhere Amerika si nikoqire po edhe si e perkushtuar në këto njohje të njeratjetrës, Amerika pastaj ka mandatin dhe obligim të i pergjigjet refuzuesit :

 ,, Po nese nuk merr rrugë drejtë njohjës së Kosovës shtet sot pas kaq vitesh, kjo do të thot se ti pretendon ta pushtojsh atë prap dhe nga kjo e keqe NATO-n serish më e qit në siklet”

 

Më kaq pa e zgjatur bisedimet do duhet të mbyllën pa i treguar se çfarë mund ta pret neser shtetin i cili po e lajthit dhe po mashtron botën më Kosovën e cila edhe sot po i nxjerr viktimat e fshehura të krimit sajë.

 

Unë uroj dhe do doja të besoj se Serbia të kundertën e keqes sajë sa u tha më lartë do ta bënë dhe nga këtu, paqja do të fillon, ekonomia lulëzon dhe integrimet nuk ka kush i ndal...

 

Urime dhe u prift e mbara neser.

 

Luzern 03.09.2020

Xun Çetta