Politikë

Nga një biznismen i eger, në politikan të terbuar dhe se fundit nga politikan i terbuar në mjek të trishtuar po rezulton z. Trump.

Mund, apo do të vdesin rreth 150,000  Amerikan nga pandemia e Coronavirusit siq tha, pa e cituar por në parafrazim të z. Trump, kjo nuk më është duk as deklaratë e menqur, as profesionale e aq më pak deklaratë e cila ngrit imunitetin e qytetarëve dhe njerëzimit në botë.

 

Ishte një deklaratë e tij kjo, aq paushall sa ta ul njerëzimin dhe bënë ta vajtoj këtë gjendje në vend se popullit ti jep kurajo dhe perballon këtë pandemi.

 

Tani kur do të filloj fushata zgjedhore në SHBA, unë pres situata, deklarata dhe veprime akoma më të pa mature sa që ta harrojm mentalitetin Ballkanik.

 

Amerika, ka traditën dhe kulturën e krijuar kaq vite sa që më një intervenim të qetë dhe më elegancë, mund ta ndal panikuin dhe të keqën e cila para se botën, mund ta dridh vet aleatin tone të perjetshëm Amerikën.

 

E kam thënë sapo u lajmërua pandemia e Coronavirusit në Kosovë, se, vendi ynë do ta kalon shumë më sukses dhe më krejt pak viktime kryesisht të moshuar, por virusi politik do të na zgjatë dhe bënë të qmendemi. Dihët postimi im i parë sapo arrita këtu ku në vend maske, unë perdora fllasterin më mbyllje goje si foto simbolikë për të quar mesazh, por mjerisht disa nuk po mbyllin gojën duke i fryer të keqës së vendit tone.

 

Koha të deshmojm maturi dhe të degjohët tjetri, për vendin tone është nevojë pikërisht tani më shumë se kurr.

 

Ne, në gjendje të vështirë si rrallë herë po, por do të ja dalim. Sot 39 vite më parë, pikëreisht më 02.04.1981, këtu afër nga po shkruaj, kam marr plumbin nga policia speciale e cila sapo kishte ardhur nga Serbia për ta ndalur rrugën tone !!! por ja se ne, falë rezistencës mbetem ghjall dhe po vazhdojm. Ne si popull nuk do të ndalemi, ngase jemi viktima e padrejtsive të mëdha, politikanët tone le ta vazhdojn si të dojn, por e ardhmja din të ndeshkon.

 

Unë tani nga ky moment dola në këtë kohë të vështirë nga pandemia dhe po shkoj atje ku mora plumbin nga Serbia, po, është një pervjetor ky ku çdo vit marr energji dhe kështu do ta kthejm nga ka ardhur edhe këtë pandemi.

 

Prishtinë 02.04.2020

Xun Çetta