Politikë

Thirrje e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili

Letër si mesazh por edhe publike në facebook (2010)

Tash pas nent 9 vitësh do doja ta pyes mikun Gafurr Adili të cilin e kundershtova në këtë thirrje aspak politike e aq më pak diplomatike : E çka tani më LVV-në dhe Albinin do e pyetsha Gafurrin, ky subjekt më i votuari në vend falë daljës sajë në zgjedhje dhe braktisjës së sindromit,, Jo ne nuk dalim në zgjedhje nen tutelën e nderkombëtarëve“

Këto ishin procese për të cilat Gafurri nuk po më kuptonte ku nuk do guxonim tu largohëm por tu rezistojm edhe më votën tonë pakicë në kuvend ku kooalicioni LVV-FDBK dhe ndonjë subjekt tjetër do shkonete më t` pakten 6 deputet. Gafurri refuzoj daljën në zgjedhje derisa Albini më frikë por dëgjoj dhe kuptoj se ja vlen ti braktis ato dakrra,jo nuk duam te jemi deputet të nderkombëtarëve në kuvendin e Kosovës.

Tash nent 9 vite më vonë situata është ndryshe, janë të pakta këto si vitë për historinë e këtye proceseve të cilat do duhëj ti svidojm e ja braktisim ato.

E sot mund shtrohët pyetja e frikës së Gafurrit por ja se Gafurri nuk është më me organizimin e tij FDBK çfarë ishte. Proceset të kaperdijn po nuk u reziston atyre ashtu si duhet. LVV fal fitorës, sot ka edhe kundershtarët e sajë të kohëve që kaluam, ata nuk rrinë, ata inkorporohën dasht zoti pa prapaskena për të mirën e vendit e jo sa për të kap diqka në strukturat e pushtetit. Unë isha dhe mbetem ky që jam dhe i percjelli këto lëvizje më perkushtim.

Ja reagimi im 2010 :

 

Mundin dhe gjitha koordinimet e veprimtarëve jashtë kornizave institucionale si dhe aspak te barabartë me politikat zyrtare,tani nuk do pajtohesha qe ti përmbysin jo Gafurr Adili apo FDBK por qoftë edhe zoti i cili nuk po mund te na ndihmon për ballë gjitha këtyre politikave dhe servilëve politik të koordinuar mirë në këto procese të dhimbshme çfarë po kalon Kosova dhe kombi shqiptarë.

Dalja e Vetëvendosjes në zgjedhje vërtetë nuk ishte në kohën dhe rrethanat çfarë i ka planifikuar dhe për të cilat pa u ndalur ka punuar Vetëvendosja,por mos ta harrojmë faktin si dhe duet te jemi analist të sinqertë për ta konstatuar dhe pranuar realitetin se forcat e kriminalizuar në politik janë bërë forcë e cila gjoja po luftojnë njëri tjetrin dhe sa ndahen e sa bashkohen por në fund parlamenti po mbetet i mbushur me po ata politikan të kriminalizuar.

As një organizatë politike,ilegale apo legale më vonë,aq më pak ato të dalura pas luftës, nuk kanë punuar e vepruar në kushte më të vështira,më parimisht,më besnikërisht dhe më me ndikim se sa ka punuar,vepruar dhe ndikuar për ta frenuar te keqen kjo organizatë,pra Vetëvendosja.

Veprimet e saja jashtë institucioneve pas këtyre zgjedhjeve jam i sigurt se do ishin shkapërderdhje e dhimbshme dhe zhgënjim i veprimtarëve gjegjësisht anëtarëve të sajë si dhe goditje e rënd për veprimtar e idealistë të shkapërderdhur gjithandej.

Unë nuk po merrem aq publikisht me këto ngjarje çfarë po ndodhin dhe e bëj këtë për shumë arsye pa e sqaruar asnjërën prej tyre,por në secilin rast të ndjeshëm unë reagoj dhe në përmbledhje japi alarmin e kujdesit si dhe një lloj prononcimi.

 

Ju kujtohet kur bëja thirrje qe të kontaktohet dhe bisedohet me gjitha subjekte e individ të një ideali pa shikuar dallimet relative si dhe në koalicion te dalin në zgjedhje për ta futur programin e tyre në parlament qoftë edhe me tre deputet...( Mendohej në kooalicion)

Pra nisesha nga minimumi i suksesit dhe tani po ju them se prezenca e tillë në parlament nga pakicë në momentet e caktuara ajo,gjegjësisht kërkesa e tyre do votohet si shumicë,e përsëris në momentin e caktuar.

Ju z. Adili para pak ditësh edhe vet ishit pro votës për Vetëvendosje,tani nuk po kuptoj çfarë ndodhi ?. E kuptoj shqetësimin dhe frikën tuaj nga dështimet në institucione si dhe dobësimin e zërit jashtë tyre. Por jo zotëri,rëndësi ka qe të mos braktisët programi dhe premtimet,të mos shkelët marrëveshja,të mos formojmë kultin rreth te cilit strehohet llumi politik besa edhe emra veprimtarësh të gjuajtur nga partitë tjera kjo është rëndësia.

Tash profilizimi i djathtë apo i majtë mjerisht nuk ka filluar në asnjë parti politike pa dallim se si kokorizën majtistet se jemi të djathtë dhe të djathtistët bëjnë punën e majtistëve,ndër to profilizim te tillë nuk ka as në Vetëvendosje ku për dallim nga tjerat aty ka profilizim unik në idealet tona shekullore.


Pra lëvizja e ndonjë kuadri të këtyre idealeve nga atje,tani kandidat në Kosovë besoj se nuk duhet të ju pengon z. Adili për kunazi.

Para krejt pak ditësh në Facebook nga emra jo pa peshë po edhe të respektuar,pati përpjekje qe të futën shkopinjtë e bllokimit parazgjedhor në këtë subjekt më çka i falënderoj në terhqjen gjegjësisht vetëkontrollin e tyre..

Unë,siç e dini z. Adili,nuk jam anëtarë i asnjë subjekti,por di çfarë dua,di ku me dhëmbë më shumë e ku më pak aq më shumë di se kurë është sezoni i dhimbjes së plagëve tona. Në këtë kontest konsideroj se kjo thirrje ishte e pa konsultuar dhe jo e matur në këtë prag zgjedhjesh o z.Adili


Falë këtij realiteti,kam konstatuar dhe se fundit po ndihem mirë se jo pak për të mos thënë shumë dhe në gjitha periudhat,në formë gjërat po ndodhin ashtu si do doja dhe preferoj,por forma mjerisht po prishet më pastaj. Pra uroj te me keni kuptuar ashtu siç jam dhe e dini parimin tim i nderuar.

Luzern 05.12.2010

Xun çetta

Thirrja e Gafurrit :

Duhet të bojkotohen zgjedhjet parlamentare në "Republikën" e Kosovës!

Krizën institucionale në "Republikën" e Kosovës e shkaktuan të huajtë, vetëm e vetëm që ta riparojnë defektin e zgjedhjeve të vitit 2007, kur në këto zgjedhje parlamentare atëherë (në vitin 2007) nuk dolën as 40 % -shi i elektoratit të Kosovës, dhe me ç'rast grupit të Prishtinës për në bisedimet e rradhës me Beogradin, që do të duhet të mbahen shumë shpejt, mbi të gjitha dhe ndër të tjerat, i mungonte edhe legjitimiteti i popullit shqiptar të "Repulikës" së Kosovës.

Skenaristët e huajë, në bashkëpunim edhe me aktorët e tyre shqipfolës të Prishtinës, synojnë që Kosovën shumë shpejt ta rifusin në bisedime me Serbinë, dhe gjithashtu populliun shqiptar të Kosovës edhe ta mashtrojnë, siç e kanë mashtruar deri me tani, se gjoja bisedimet e rradhës me Serbinë do të jenë vetëm bisedime teknike, por që në fakt bisedimet e rradhës Prishtinë-Beograd, mbi të gjitha do të jenë bisedime politike, ku pala shqiptare e Prishtinës edhe kësaj rradhe do të bëjë kompromise (lëshime) edhe më të mëdha dhe edhe më të dhimbshme, se sa ka bërë në bisedimet e kaluara në Vjenë, ku nga Prishtina u pranua "Pakoja e Ahtisaarit", "Pako..." kjo që asnjëherë nuk u pranua nga Beogradi.

Për fatin tonë të keq , edhe disa organizata patriotike të Kosovës, të cilat në këto zgjedhje parlamentare do të garojnë nën siglën e Lëvizjes VETëVENDOSJE!, kanë rënë pre e këtyre skenarëve antishqiptarë të të huajve dhe të mafias politike të Prishtinës, prandaj degët e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK) në "Republikën" e Kosovës, tani e në të ardhmen do të duhet të bëhen forca motorike kryesore e ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, fillimisht duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare (të parakohshme dhe të jashtzakonshme), që do të mbahen më 12 dhjetor, dhe më pas edhe duke organizuar protestat mbarë-popullore kundër bisedimeve Prishtinë-Beograd, si dhe pastaj për të vazhduar edhe me organizimin e Referendumit Mbarë-Kombëtar (Plebishitar) për ribashkimin kombëtar shqiptar.

Organizatat patriotike të Kosovës, të bashkuara me Lëvizjen Vetëvendosje!, edhe sikur të arrijnë që ta kalojnë pragun elektoral (të 5 %-shit) dhe të hyjnë në Kuvendin e Kosovës, jo vetëm që nuk do të munden të zgjidhin asnjë cështje dhe aq më pak edhe të pengojnë skenarin e bisedimeve Prishtinë-Beograd, por përkundrazi, edhe ato do të bëhen pjesë e këtyre skenarëve dhe të pazarllëqeve anti-shqiptare ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar, prandej edhe gjykoj dhe gjithashtu edhe apeloj që edhe këta organizata patriotike, me në krye Lëvizjen Vetëvendosje!, t'i bojkotojnë zgjedhjet parlamentare (të jashtazakonshme dhe të parakohshme), të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.

Duke i bojkotuar zgjedhjet parlamentare, të 12 dhjetorit 2010, do të ishte një fitore e madhe për ardhmërinë e Kosovës, për ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, që në këto zgjedhje të mos marrin pjesë më shumë se 40 %-shi i elektoratit shqiptar të "Republikës" së Kosovës.

Përmes këtij veprimi qytetar, demokratik dhe mbi të gjitha edhe kombëtar, kur të fillojnë bisedimet midis Beogradit dhe Prishtinës, Fronti Demokratik i Bashkimit Kombëtar (FDBK) dhe të gjitha organizatat patriotike në "Republikën" e Kosovës do të kenë mundësine dhe të drejtën legjitime që të mos i njohin këto bisedime dhe as edhe kompromiset (lëshimet) e dhimbshme të Prishtinës ndaj Beogradit, prandej le të mobilizohemi bashkarisht dhe masovikisht për bojkotimin e zgjedhjeve paralamentare, të 12 dhjetorit 2010, në "Republikën" e Kosovës.

* Autori është kryetar i Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar (FDBK).

Tiranë, më 05 dhjetor 2010

 

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/134543996603619