Politikë

 

Mos të dërgohën njerëz ibreta per ball Serbisë ngase ibret do të na bënë Serbia. Nuk është dëgjuar sa duhët zëri ynë por do doja të dëgjohët tani e tutje. Kosova ka zë edhe pse të mbytur në pa drejtësi

Ne, më politikë dhe të quajtura diplomaci po vrasim njëritjetrin për të na vrar Serbia të gjithëve bashk. STOP KËTYRE PRAKTIKAVE, njerëzit nuk janë ndalur dhe nuk ka kush që mund ti ndal, politika zyrtare duhet ta thërras mendjën çfarë bënë…

 

Afishuar më këtë shtesë sqarimi publikimit të para 7 vitësh, Luzern 17.10.2019

Xun Çetta

 

Xun Çetta facebook 17.Oktober 2012 um 18:36

 

Përgjigje e vonuar Vuk Jeremiqit

 

,,Koha”/14-10-2012 ora 17:08 CET

Kryesuesi njëvjeçar i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq deklaroi se :

Çështja e Kosovës është plotësisht çështje e Serbisë” dhe se OKB përkujdeset për integritetin territorial të vendeve anëtare të saj, gjë që Serbia është, kurse Kosova nuk është.

Përgjigja ime:

(Kosova është plotësisht çështje e qytetarëve të sajë,normalisht si shtet i ri akoma nuk është anëtare e OKB-së por është e njohur nga gati 100 shtete si dhe kur te jemi anëtar në OKB ,kurrë nuk do biem në pozita që ky institucion ndërkombëtar të mos interesohet për pjesët qe më janë shkëputur dhe nuk i kontrolloj më ato,si pasojë e krimit që kemi bërë mbi atë popull edhe ashtu okupues qe ishim ).Kështu do duhej të thot z. Jeremic.

 

2.“Kur bëhet fjalë për integritetin territorial, sikundër edhe për sovranitetin, këtu në OKB kujdesemi për respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të vendeve anëtare. Serbia është njëra prej vendeve të tilla anëtare, kurse Kosova nuk është dhe nuk pres që të jetë kurdoherë”, i tha ish shefi i diplomacisë serbe kanalit televiziv rus,

“Russia Today”, transmeton Koha.

 

Pergjigja ime :

( OKB, si institucion ndërkombëtar nuk është vetë Serbia e cila faktikisht është vetëm një anëtare e këtij institucioni dhe asgjë më shumë. OKB mbron të drejtat e lirive dhe sovranitetin e popujve kudo në botë,por kur shkelen ato më krime e gjenocid,po ky institucion,pra OKB nxjerr vendime për ta godit shtetin anëtare të saj pse aj shtet ka kaluar gjitha rregullat e këtij institucioni,e kjo ishte Serbia dhe kurrë mos qoftë Kosova në pozita agresori për të na goditë OKB duke qenë anëtare e saj ).

3. Sipas tij pra Jeremiqit,Kosova është çështje e brendshme e Serbisë, e vërtetuar edhe me parametrat e rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, tha pos tjerash  Jeremiq.

Përgjigja ime :

( Kosova është çështje e vullnetit të popullit të sajë më parametra ndërkombëtar,më rezoluta të përkohshme në skadim dhe më gjitha njohjet më të drejt të vërtetuara edhe në GJND. Proceset sado të dhimbshme,donë një kohë për të shkuar nga duhet dhe më në fund,ne nuk jemi Serbi që më tankësa ushtri e polici të ndikojmë në procese të njëanshme,kundër vullnetit të popullit që ato të shkojnë siç dëshmoj Serbia në gjithato luftëra në Ballkan.

Luzern 17.10.2012

Facebook:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/485877748099027