Lajmet aktuale

 

Komentet e fotografive dhe këtij simpoziumi pune  Facebook:

Fexhri Asipi Abrashi : Respekte per ju te gjithe anetaret e LPK se .LPK ja ishte nena e UCK UCPMB UCK se

Xun Çetta : Të gjithë këta aktivist e aktiviste, veprimtar e veprimtare dhe shumë tjerë jo prezent këtu z. Abrashi, kanë qenë anëtarë të sa e sa organizatave politike pa i permendur më emra ato. Kanë qenë anëtar të lëvizjeve më adresë dhe asajë pa adresë, më pas anëtar të sa e sa lëvizjeve tjera çfarë po ndryshojn emrat sot, po edhe tani së fundit, anëtarë të sa e sa partive politike, madje, ka nga ta të cilët bash të gjithave dje organizata politike, më pas lëvizjeve, tani partive politike u kanë takuar e i kanë kërkuar ndoshta për të bërë pervoja në politikë.
Pra, të gjithë bashkë aty, dhe sa e sa veprimtarë e veprimtare si një Ushtri e tëra, kanë qenë dhe mbetën anëtarë të Lëvizjës sonë Kombëtare ku mundi, djersa dhe gjaku i tyre kanë zbrazur në po këtë Deti të madh siq e kam thënë në letrën përshëndetëse të po këtij takimi pune nga ku pritet ti zbardhin të gjitha realitetët sa u thanë më lartë. 
Sapo ti ndajm dhe perqendrohemi në një organizatë apo lëvizje të vetme, në një emër a personalitet të vetëm, Lëvizja jonë Kombëtara goditet keq dhe nga aty, perfiton i treti, pra përfitojn hiqat e rrugës sonë e cila po vazhdon.
Këta më këtë simpozium kanë bërë një punë të mirë e më vlerë besoj unë, dhe nuk do doja ta shkaperderdhim punën e sejcilit veq e veq.
Edhe njëhere i falenderoj gjithë ata të cilët të paktën më foto po na informojn apo ndoshta po kursehen marerialet e tyre për botimet që do vijn, një veprim ky krejt normal dhe i arsyeshëm nga ana jonë. Kështu, edhe nese po gaboj e shoh unë dhe nuk ndryshoj.

Hajrush Hyseni : Pershendetje dhe Sukses per kete Simpozium ju deshirojm suksese mjerisht disa individ prezent kane deviju nga rruga e drejt e LPK dhe se kane pasur vendin aty mendoi une.

Plis Bardhi : A i botoni keto diku qe te mund t’i lexojne edhe te tjeret?

Xhevat Gjini : Po, i botojme...Simpoziumi i pare dhe i dyti jane botuar ne librin Levizja 1 dhe Levizja 2...

Plis Bardhi :  Faleminderit ! Nje botim online do te kishte mberri te çdo lexues, neper bote ku jemi shperndare!

Afrim Zeqiri : Besoj se do na japish mundesin me i lexuar edhe ne ato pergatitje qe kan bere per kete Simpozium te veprimtaret. Do i lexoj te gjitha me deshiren me te madhe .

Xun Çetta : Të gjitha kumtesët e këtij simpoziumi pune siq tha edhe Xhevati, do ti kemi në librin Nr.-III- Ndoshta nuk kishte me qenë keq po të na ofroheshin që tani, vetëm pjesë nga fjala e tyre hyrëse apo pershëndese e takimit në fjalë, thëm këtë për arsye se : Pas kaq foto të postuara, do duhej edhe të lexojm diqka të bindur se nuk po e humb kuptimin e materialit parase të botohet libri si për shembull, unë për vehte e di se letrat pershëndetse të këtij simpoziumi nuk do e humbëshin kuptimin e para botimit të librit –III-  Në këtë kuptim, unë po e publikoj letrën time pershëndetse të këtij seksioni pune dhe do ta shohim se nuk i ka prekur materialët e botimit të ardhshëm.

Më kaq dhe më këtë letër pershëndetse, ju pershendes edhe juve lexues/e dhe komentues të nderuar/a :

Të nderuara mikesha, miq, veprimtar e veprimtare, i nderuar nikoqir i këtij Simpoziumi

Po ndihëm keq pse nuk munda të jem pjesë e këtij takimi ku do doja ti dëgjoj direkt nga ju kumtesat dhe format e rezistimit tuaj ndër kohë e procese çfarë kaluam të nderuar/a prezent të këtij Simpoziumi kushtuar Lëvizjës sonë Kmbëtare Shqiptare.

Do doja që edhe sot, këtu më ju ti mësoj më për së afermi të gjitha format dhe organizime të ndryshme në kuadër të Lëvizjës, Lëvizje kjo në të cilën ndër shekuj, të gjitha bashkë, si Organizata politike, Lëvizje, Shoqata, Grupe, individ të përkushtuar, Lidhje Shqiptare, tani së fundit edhe OJQ, Lobe e parti të ndryshme politike, më një fjalë, të gjitha bashkë, po si lumenj takohëshin dje dhe duhet takohën dhe zbrazën sot e neser në një trup të vetëm siq është deti ynë i madh, pra Lëvizja jonë Kombëtare.

Sidoqoftë, po mbetëm më shpresë se, ju prezent në këtë takim pune, do ta ndihmoni punën e këtij simpoziumi në ndihmë të shkencës dhe hulumtuesve të sajë ku do ti zbardhni aktivitetet tuaja pa dallim pozitave nga keni punuar, vepruar e ndihmuar Lëvizjën tonë Kombëtare, Lëvizje kjo e cila deri këtu kulmoj më fitore të plotë për të na goditur e keqja tjetër serish !!! pra goditja nga burokracia jonë kombëtare, burokraci e gërshtetuar brez pas brezi në baza interesash dhe pervetsimësh të kësajë rezistence në shekuj.

Ashtu si dje në komunizëm, më pas në një të quajtur demokraci dhe tani në vendin tonë të çliruar, mjerisht, nga po ato karaktere njerëzish dhe trashegimtar tyre më karaktere të ulëta, tepër të ulëta e aspak njerëzore, rregullisht në lidhje të forta mes veti, pa dallim ilegale apo legale brenda ish pushtuesit dje siq po del se kanë bashkëpunuar, për qudi, si pasojë e kësajë ne u goditëm akoma më keq edhe sot në shtetin tonë të çliruar në vend se çlirimin ta gëzojm ashtu si e deshtëm ne …

Aktualisht po lajmërohëm nga Mergimi ku po vuaj pjesën e mbetur të dënimit, një fakturë e po këtyre forcave burokratike, karrieriste dhe përvetsues të ndryshëm të cilët për nga forma e krimit bërë vendit tonë, ja kaluan edhe vet pushtuesit në të quajturen paqe dje !!!

Jam pra këtu në Mergim si edhe shumë veprimtar tjerë pikërisht pse ne, më pa pervojat e krimit politik mes nesh, nuk i luftuam si duhët këto lidhje krimi nga gjiri ynë më shpresë se, vendi i lirë, pa luftë mes veti, gradualisht e më sukses, do ti kaloj  pasojat e luftës, por ja se ndodhi e kunderta !!!, andaj edhe unë si shumë tjerë, jam dhe mbeta këtu për të më thënë Mergimtar.

Mjerisht, shumë Mergimtar mbetëm jasht vendit ngase jo pak nga ata të cilët i mobilizuam për çlirimin e vendit, po ata na demobilizuan e shkatrruan pas çlirimit të vendit tonë. Na shkatrruan e bënë pikë e pesë ne, dhe kështu po shkatrruan vendin nga i cili po ikët natën, jo vetëm veprimtar por edhe qytetar të thjesht pa hak as hile në këto krime politike çfarë po perjeton vendi ynë.

Nuk dua që më shqetësimin tim personal si Mergimtar, të ju dëshproj ju të nderuar/a veprimtar e veprimtare, atje por, dua të ju paralajmëroj dhe garantoj se, Lëvizja jonë Kombëtare është po ajo që ishte dhe tani shumë shpejt, më gjitha qelizat e veta do të reflektoj serish.

Viti 2019, po shpresojm të jetë një fillim i ri dhe në forma krejt tjera nga i kemi mësuar ata të cilët, prapashpinën në politikë e kishin pasur në gjak dhe zanat nga shkolla e tyre në kryqëzim mes legalës dhe ilegalës tyre në bashkëpunim, bashkëpunim mes atyre të cilët në gjitha kohët, kishin synim për ta shkatrruar vendin tonë.

Pa thënë diqka për punën dhe veprimtarinë time personale këtu, më shpresë se do ti dorëzoj më shkrim per botim ato, ju uroj punë të mbarë dhe shkëlqim në zbardhjën e realiteteve tuaja veq e veq.

Miqësisht nga Mergimi i rëndë

Xun Çetta

Luzern (CH)

 

Lidhja :

https://www.facebook.com/xhevat.gjini/posts/2287072161337951

 

Luzern 22 Janar 2019 
Xun Çetta