Politikë

Pa u thelluar në detale për qeveri ky do ishte mesazhi im i ri. Më shumë lexo para 9 vitesh (vor 9 Jahren)

 

Xun Çetta 20.November 2009 um 10:54  

 

Ra gjysem qeveria por jo qeveritaret e gjysmes tjeter ngase rrokadat jane teper taktike. Thaçi dikur thoshte, nuk ka qeveri me qeveritar te vjeter, por tani ka ndryshim ngase gjysem qeveria nuk lejon renje te qeverise.

 

Lidhe:

https://www.facebook.com/xcetta/posts/194133697304

 

Komentet në facebook :

 

Xun Çetta : Ne kuader te pergjigjes Syle Mujes,tani kete po e pergjithesoj ngase koha vertet nuk po premton te komentoj rrjedhat kaq dinamike cfare po ndodhin keto dite ne Kosove.

Te nderuar/a Ju përshëndes dhe solidarizohem me shqetsimet tuaja. jo sa duhet te qarta e ndoshta tani edhe konfuze per ju, por rëndësi ka të mos ndaleni se shqetësuari per qellimin me te mire per vendin.


Pyetja e cila po shtrohej deri tani, se a ka pas vjedhje votash apo jo ? kjo vërtete me befason,por une ju kuptoj.
Unë nuk jam i shqetesuar per vjedhjen e votava te ketyre permasava gjithsesi jo aq galpopante sa qe ta kompromentojne procesin zgjedhor,kete vjedhje sikur e deshen edhe faktori nderkombetar pa dashur ta fyej ate dhe qellimit e tyre per ndryshime ne Kosovë mjerishjt edhe kesaj radhe,jo ndryshime reale kryesisht jo morale dhe me merita.


Une vetem tani po bej perpjekje ta kuptoj ureksin e marrjes se pushtetit nga partitë tona politike pa zgjjedhur mjete dhe as ruajtur dhe respektuar vlerat.


Mjerisht me duhet te vazhdoj si zakonisht që te jem realist dhe them faktin se populli po don kështu dhe nuk ke si ndryshe. AAK me veprimet,projektet,statutin e saj e kryesisht me keto zgjedhje ka berë shume madje teper shumë per te me bindur perfundimisht se populli nuk kerkon vlera dhe është humbes politik ai i cili popullit i ofrohet ne emër te vlerave.

Nuk është fyese kjo as ulje e imazhit te ketij subjekti,por është thjesht nje pranim i merites praktike qe ka vet AAK ne vetediesimin e idealisteve,veprimtareve dhe intelektualeve. Po mbetem borq dhe po i hy ne hak nese nuk e thëm faktin se AAK vet z.Haradinaj nuk do mund ta ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve me njerzit idealist,krijues,veprimtar e intelektual te heshtur duke u qendruar mbi kokë atyre.

AAK,Ramushi personalisht braktisi ata njerez dhe ju kthye te gjitha varianteve per marrjen e votes. Tani nuk me mundon vjedhja e votes per aq sa po thuhet pa dashur te pajtohem me vjedhjen sa me mundon fenomeni i pervetsimit te votes me premtimet nga me te ndryyshme dhe pa baza te cilat vetem unë i di pra jo ato publike fushatash.


Gjithsesi ndodhi e mira e ketyre zgjedhjeve,po e mira, ndase apsolitisht dolen zgjedhje te suksesshme këto...Tani u prish koalicioni qendror PDK-LDK dhe u thur koalicioni i ri ku AKR-së dhe LDD-së ja kam lakmi si pranuan ta marrin një gjysëm mandat te qeverisë ndoshta me shume se gjysma e kullotur pa prezencen e tyre.
LDK fitoj vota po ashtu ne saje te ashpersimit me PDK-ne e jo se ka diqka konkrete ne reformat e saja. Prap kjo thuarje e re koalicioni është me e mirë per rrjedhat në vazhdim se sa tentativat per qeveri teknike, plane këto te lansuara nga Ramush Tahiri dhe kundershtuar nga une nëse te kujtohet Syle.

 

Ketij koalicioni ndonse nuk kemi te drejt ti themi i pa natyrshëm ngase u mbytëm duke thën i pa nmatyrshëm a panatyrshem vazhdonte loja politike prapa të cillës lojë qendrojnë shumë faktor. Mbetet ta shohim qendrimin e disa ish kundershtarëve te z.Haradinaj në PDK e qe në menyerë shumë të heshtur kan perjetuar afrime mes veti,madje ishin në gadishmeri për rrjedha tjera e qe edhe ajo kthesë do ishte tepër fatkeqe për vendin.

Të lidhesh e zgjidhesh vetem kur është në pyetje mbrojtja e njeritjetrit nuk mendoj se do ishte zgjidhje afatgjate, jo morale gjithsesi dhe kisha frikën se kah po ndodhte,tani kjo u kthye në heshtje dhe ndoshta presin ditet tjera nuk i dihet.


Ndryshimet vazhdojnë,njerzit duhet te rezistojnë por jo të durojnë ne pafundësi…


Tani nuk po zgjatem ngase jeta ketu është aq dinamike sa që vertet nese thuhet se puna e mban njeriun,atëhere njeriu do rinohet me krejt çfarë ka për të u bërë ketu.


Tung,tung se tani është një tubim perkujtimor me rastin e pervjetorit të Ahmet Haxhiut njerit nder me të ndershmit e levizjes sonë kombëtare,por gjithsesi edhe ai i shfrytëzuar nga levat e dorës se zezë në emer të po kresaj levizje.

Xun Çetta : Infrakt pati,por edhe shpetim nga ai sulm qe pati qeveria sot,se si do e kaloj sulmin e radhes, kjo mbetet ta shohim,shpresoj te kete kujdes nga ilaqet dhe terrapitë tjera.

Kur e pata nje fatkeqesi,vellau im i vogli erdhe dhe ne vend keqardhje me tha : Paske shpetuar nese shpeton,pra edhe qeveria sa duket shpetoj nese shpeton.
Dridhjet e infraktit ne qeveri sa duket nuk jan degjuar tek Presidinti Sejdiu i cili thot se nuk ishte infrakt ky…

 

Reprizë 20.11.2018

Xun Çetta Xun Çetta

 

Facebook:

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=2148312908522161&set=a.101831929836946&type=3&theater