Politikë

Xun Çetta facebook 31 Jabar 2012

Përkujtoj si fillim pa prekur pjesë ditari

Aktiviteti politik çfarë është zhvilluar në këtë objekt,tani e sa kohë është shpallur muze. Dr.Ibrahim Rugova mjerisht nuk është në mesin e të gjallëve për ti vulosur krejt çfarë thuhet e shkruhet tani pas kaq vitesh e kryesisht pas vdekjes së tij.

Të gjithë të gjallët dinë njëri për tjetrin dhe si zakonisht siç ndodh tek ne shqiptarët,askush nuk thotë të njëjtin rrëfim por secili në mënyrën e vet.Kështu ndodhi dhe po vazhdon edhe më ngjarjet e 1968 dhe ato 1981-1990.

Rrëfimet e një realiteti se çfarë aktivitetesh pati në këtë objekt,kush u duk më shumë e kush më pak,kush në çfarë formave më kënd bisedoj etj ,është shumë më lehtë të konstatohen si realitete ato për dallim nga ngjarjet e lartë përmendura të cilat janë zhvilluar si masive,në hapësira të pa kontrolluara dhe më sa e sa ndërhyrje nga jashtë organizimit.

Nuk merrem shumë më kush çfarë ka bërë e organizuar më muaj të tërë e më pas vite më radhë në këtë objekt,punë e tyre është kjo,por nuk arsyetohen kundërthëniet e tyre ngase dallojnë mundësit e rrëfimeve reale nga mundësit e rrëfimeve të ngjarjeve 1968-1981-1990.

Në këtë objekt,në prag të themelimit të LDK-së ,pa u shpallur themelimi i saj,kam pasur disa takime 3-4- e ndoshta 5 të tilla të drejtëpërdrejta më tani të ndjerin ish Presidentin Ibrahim Rugova.

Përplasje kam pas më Jusuf Buxhovin disa muaj pas themelimit të LDK-së kur shkova me projektin e themelimit të Forumit gjithë partiak për unitet kombëtar (FGJUK-së) ku pa e njohur mirë në ndihmë më ka dal Anton Kola.

Para themelimit të LDK-së kam pas debate më z.Buxhovi por jo ti përzihem në punën çfarë po bënte ai edhe pse ja thash vërejtjet e mia,ja kujtova vajtimet e tij të para pak muajve tek ish Presidenti Janez Dernovshek. Dëshmitari që ishte prezent fatmirësisht akoma është gjallë.

Dy herë kam takuar Sabri Hamitin në hyrje të këtij objekti ku rrinin në një dhomë të vogël në krahun e djathtë të këtij objekti e që ditari im e mban përgjigjën çfarë i bëra atij kur më u drejtua si më shaka : O ndalu pak këtu more mik se edhe ne jemi të gjallë,si po na kalon këtu pari sikur nuk sheh këndej.
Jemi miq shtëpie apo jo ?.Ishte një ngacmim i vogël ky por edhe përgjigja ime ishte e mirë...

Milazim Krasniqin shumë pak e mbaj mend vetëm si figurë që nuk harrohet,nuk kam pas kontakt më të,por mbas lufte iku nga LDK dhe e takova në kryesinë e partisë Qendra Liberale e Kosovës kryetar Naim Maloku. Aty filloj të rrëfen krejt çfarë i kishte thënë Rugova për mua,normalisht ishte kuriozitet për mua,hyri dikush për vizitë më pas erdhi edhe Bislim Zyrapi i cili po na tregon për një takim qe kishte pas me ndërkombëtar dhe kështu u ndërpre rrëfimi. Kurrë më nuk ka pranuar të më tregon dhe sa më shumë e kam pyetur aq më shumë i ka ikur rrëfimit.

Krejt vonë në një restorant aty afër ku po banoja ,pra në Restorantin ,,Simfonia”Takova z. Krasniqi bashkë më të nderuarin Ibrahim Berisha. Siç bëj shaka, fillova e po e pyeti për herë të fundit. Prapë Milazimi hezitoj te flas por çuditërisht pa e pritur ndërhyri z. Berisha dhe po thotë:
Po si nuk te mbajmë mend o Xun Çetta !!! sa herë që ke ardhur aty ne kemi pasur bisedë dhe na interesonte ta dimë se çfarë po flet më Rugovën . Kjo ishte një befasi akoma më e mirë për mua ,u ndjeva mirë kur pash se po hasi në dëshmi të cilat po fshihen nga klanet më të ndryshme.

E ke seriozisht Ibrahim apo po tallësh ? e pyeta unë . Xun,ja ku është Milazimi le ta demantoj nëse gaboj. Ne interesoheshim ta dimë se kush je,më pas kuptuam që sapo kishe dal nga burgu. Kurrë nuk i harroj mustakët tuaja, i ke pasur krejt ndryshe,i mbaje më të gjata dhe më maje si dhe ke qenë shumë më i dobët. Këtu për veçse u binda se nuk po tallët e besova edhe nga ka kuptuar se kisha dal nga burgu...

Dëshmia se unë,edhe pas ikjes time nga fillim organizimi i LDK.së,madje edhe pse shumë shkurtë,si kontakte ato,në të rrallë varësisht nga nevoja ,por kam pas kontakt me Rugovën, realitete këto që nuk i kam thënë kurrë a i kanë ditur disa.

Veçse kam shkuar me program statutin e FGJUK-së pas largimit tim nga aty,unë kam pas kontakt edhe kur ish Presidenti Rugova vinte në Zvicër,prapë të rralla por ishin ato kontakte edhe pse Rugova ishte rrethuar më truproje e bodigarda të dreqit e të birit,flas para lufte dhe pjesërisht pas lufte.

Një rast shumë më peshë për mes një telefonate qe kisha, këtë më së miri mund ta dëshmoj Ymer Neziri të cilit po ashtu Rugova i ndjerë i kishte thënë fjalët më të mira për mua dhe familjen time, por njëkohësisht edhe kishte shpreh keqardhjen për kokëfortësinë time në idetë që kam.

Pas lufte për vizitën time në Velani po ashtu i egër që jam,mund të rrëfen ish truproja e tij Elez Nikçi i cili sa kam kuptuar veçse ma luajti një pas shpine të keqe aj me ka kërkuar më pas për takimin por unë nuk kisha si të jem më aty.

Këto pak prekje realitetesh të cilat po ofron dita të publikohen në origjinal,ishin vetëm disa nga ato që nuk janë thënë kurrë. Këta pak emra çfarë me të shpejt i lakova janë të gjallë dhe e dinë se jam në përmbledhje të këtyre realiteteve.

Si zakonisht po filloj për krejt shkurt e po më shkon kaq gjatë sa të befasohem pse më ndodh kjo. Por ja pasi që dje,veç i bëra ca krahasime në kohë,bëra publike letrën Rugovës,e pash të rrugës ta përkujtoj edhe këtë foto para këtij objekti ku edhe pse pak e të rralla, rrëfimet e mija të faktuara do ta kenë vendin aty ashtu si në gjitha pjesët tjera pa dallim organizimeve ku kam pas qasje dhe konsultuar.

Për historianin Buxhovi kam edhe përshkrim realitetesh tjera pas emigrimit tim,ku do pasqyrohet tepër mirë puna e tij kundër ish të burgosurve politikë,obligim ky të cilin e kishte marr Buxhovi dhe e ka kryer më përkushtim. Sidoqoftë Jusufi është historian nga i cili duhet pasuruar historia,ka prirje profesionale,por nuk lejoj që ky tu ikë realiteteve duke filluar nga vetja prej kur ai ishte fillorist e deri më sot e pastaj ta shohim se ku dhe kur ka qenë veprimtar dhe ku ka shërbyer më së miri për ti pas edhe meritat e tij prej veprimtari e jo vetëm si historiani . Besoj se aj e din më së miri se historia bëhet vetëm kështu.

Luzern 30.01.2012

Xun Çetta

Facebook:

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=337186136301523&set=a.101831929836946.4245.100000304171597&type=3&theater

Reprizim, Luzern 30.01.2018

Xun Çetta

Komentet ne facebook:

Xhafer Leci : Gëzohem që ka njerëz si ju miku Xun Çetta, të cilët shkruajn dhe ua tërheqin vërejtjen, disa politikanëve të cilët pa asnjë meritë kanë zënë pozita të larta, ose kanë merita, por thjesht janë gjysmë analfabeta...

Keni përmend disa nga meritat e presidentit Rugova, ai tani më nuk është në mesin e të gjallëve, por të gjallët e vërtetë si juve po shkruajnë, e disa të vdekur për së gjalli, ma mirë mos kofshin fare, sepse asnjëherë nuk e hapën gojnë... Keni përmend Prof. Jusuf Buxhovi, e lus zotin të ketë shëndet e jetë të gjatë, sepse na duhet shumë...Respekt !

Xun Çetta : Xhafer i nderuar, mendoje ku është dhe deri ku mund të shkoj hulumtimi i të vertetës së ngjarjeve neper kohë dersa dalin hamallët politikë e më pyesin : ,,Po mirë bre Xun, si mund të dish ti për partinë time më mirë e më shumë se unë i cili jam anëtarë partije derisa ty Xun, kurr nuk të gjetëm në asnjë parti politike ?“

Kështu më kanë thënë disa gjela apo këndues të LDK-së, pastaj  tjerët gjela, apo këndues të LPK më adresë, kështu dikur më vonë më kanë thënë edhe disa nga PDK-ja në Prishtinë dhe për më keq, krejt vonë po kështu më kanë thën disa të vonuarit e LVV-së të cilët menduan se grabitën dhe u futën aty për të ma thënë po këtë budallallëk politik.

Njerëzit po harrojn çfarë është puna e hulumtimi dhe ndikimi më guxim në të përbashkëtën, aty ku jemi të barabart nese vërtet punohet pa hile e më vullnet të mirë për vendin.

Harrojn disa të mjerë se duke qenë brenda partive tyre pa punë e pa kontribute, më ndegjushmeri të skejshme dhe pa guxim kritik aty ku kokorizën, ata nuk ishin dje, nuk jan sot dhe nuk do të jenë neser asgjë tjetër pos se një gotë apo filgjan servisi në vitrinat e tyre të quajtura parti politike. Unë nuk kam mundur të jem ky, unë kam pas njerëzitë e karakterit tim nepër gjitha ato parti, miq e shokë të cilët më mund e sakrifica i kam kursy dhe sot, edhe pse të reduktuar si numer ne njëritjetrin lirshëm e shikojm në sy.

Ah çfarë kam për të ofruar si deshmi mbi gjitha këto praktika të quajturave parti të cilat nuk më lanë as më shok e as me miq lirshëm të rri…

Shëndet i nderuar Xhafer i cili nga përvojat që ke kupton më shumë nga sa unë ju shkruaj këtu.