Politikë
Mendoj se kjo, ishte një seancë e cila do duhej të mbahet mend, por edhe premtimi ,mbajtja e fjalës gjithëashtu, e thëmë  edhe pse pa dashur të dyshoj në z.Rama e as të futi dilema, por uën e llogariti se politka ka dygjuhësinë e vet të quditshme, thjesht nga pervojat e hidhura e thëmë këtë e jo se dyshoj në krejt mrekullitë çfarë tha z. Rama…

Mrekullitë e z. Rama mjerisht u përplasën më shemtitë e opozitës, disi sikur në heshtje por në krah të z. Dule po se po.

Kam frikë se politika e inateve po rrezikon të na kushtoj edhe në shekullin tonë të bardhë.

Pas fjalës së z, Rama i cili më ndjenja dhe si tepër pragmatik por pa e humbur sensin politik, madje as atë diplomatik, e gjithë opozita do duhej ngitur në këmbë dhe më duartrokitje ta miratonin qendrim-vendimin e tij. Kjo do ishte një pergjigje aso çfarë e meritonte politika Greke sot. 

Unë, nuk po shkruaj më shumë ngase i lodhur nga puna jo e leht tërë ditën, përveq kësaj, për trajtim kam edhe tema tjera e kryesisht mbi reformat e zgjedhjeve në Kosovë.

Lidhur më këtë tëmë sa shkrova po e plotësoj vehtën më një shkrim i cili më erdhi në E.Mailin tim të mengjesit të hershëm kur po bëhesha gati të dal në punë. Ky artikull plotëson shumë çka që do më kishte marr kohë të shkruaj dhe pikërisht për këtë e thëm se, pos falenderimit tim autorit që në mengjes, shrytëzoj rastin ta falenderoj edhe njëhere këtu.

Parase ta barti artikullin e tij, unë po barti një foto timën të ditës sotme në pauzë dreke ku nuk është fota bash e rastit kjo kur unë në mengjes rregullisht shtypi temat dhe në pauza i lexoj e analizoj ngase në IPAD (Aparat telefoni) nuk po mund ti lexoj leht e pa lodhje.

Foto: Si gjithëherë në pauzë, sot 04.11.2016, duke lexuar e analizuar tema të perzgjedhura mbi aktualitetin politik ( I lindur për punë pa pagesë ! Jeta është kjo )


Ja tani artilulli, tri herë më i zgjeruar nga sa shkrova unë, artikull i cili mendoj se me plotëson :

Katër të vërtetat e Kryeministrit Rama për Greqinë dhe burracakët e parlamentit

Nga Prof.dr. Eshref Ymeri

Ndoqa me shumë vëmendje fjalën e Vangjel Dules në parlament, i cili kërkonte të krijonte furtunë në një gotë ujë lidhur me prishjet e disa ndërtimeve në Himarë, në kuadrin e masave që ka ndërmarrë qeveria për rregullimin e territorit.

Dulja u hallakat gjatë në fjalën e tij, por hallin e kishte vetëm në një pikë: po prishen pronat e “minoritarëve grekë” në Himarë. Si një daulle e shpuar e shovinizmit grekokaragjoz, Dulja, duke e shitur veten si “të prekur thellë” nga prishja e parashikuar e nja 18 objekteve në Himarë, në të vërtetë, kërkonte “të krijonte terren” në opinionin publik shqiptar për tezën shoviniste grekokaragjoze, sipas së cilës Himara na qenka “zonë minoriteti”, si edhe për të dhënë prova besnikërie para Athinës për kryerjen e misionit që ajo i ka ngarkuar. Në fjalën e vet, Dulja la të kuptohet se prej tij dhe Athinës varet “fati” i Shqipërisë për t’u pranuar në Bashkimin Evropian.

Unë mendoj se refuzimi i mundshëm i Athinës për të firmosur pranimin e vendit tonë në Bashkimin Evropian, me siguri që Tiranës do t’ia ngrejë edhe më lartë autoritetin në sytë e opinionit publik evropian dhe do të dëshmojë edhe më shumë që Greqia ka qenë dhe vazhdon të mbetet një mbeturinë mesjetare në kontinentin tonë, e cila ende vazhdon të dergjet nën pushtetin e fesë.

Mbaroi shekulli XX dhe po i afrohemi fundit të çerekut të parë të shekullit XXI dhe përsëri shovinizmi i leckosur grekokaragjoz nuk po heq që nuk po heq dorë nga pretendimet idiote ndaj tërësisë territoriale të vendit tonë. Sigurisht që nuk mund të heqë dot dorë, se ajo nuk i njeh kufinjtë e Republikës së Shqipërisë dhe vazhdon të mbajë në fuqi ligjin e luftës.

Se cila është fytyra e vërtetë e Greqisë në qëndrimin ndaj Republikës së Shqipërisë, që prej shpalljes së pavarësisë e deri tani, çdokush që është i interesuar, le të lexojë në faqet e internetit materialin me titull “Dosja e zezë e Greqisë”.

Kryeministri Rama që e mori fjalën pas Dules, për mendimin tim, vuri ca pika mbi i, të cilat për herë të parë janë vënë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë që prej vitit 1920 e këtej.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë botërisht veprën e tyre kriminale me mbajtjen në fuqi të ligjit të luftës që prej vitit 1940.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë botërisht të vërtetën për masakrimin e tmerrshëm që shteti shovinist grek kreu kundër popullsisë së pafajshme të Çamërisë, duke bërë kauzë të përbashkët me nazizmin gjerman.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u kërkoi botërisht grekëve që popullsia e Çamërisë të rithehet në trojet e veta amtare, t’i jepen pronat e rrëmbyera me dhunë dhe të dëmshpërblehet.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, u çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë racizmin e tyre të urryer në qëndrimin ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët i ka detyruar të ndërrojnë emrat, një dukuri kjo e paimagjinueshme për realitetin e Republikës së Shqipërisë në qëndrimin ndaj të huajve.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua çorri maskën grekëve dhe ua përplasi në fytyrë racizmin e tyre në qëndrimin ndaj Konventës Evropiane për të drejtat e minoriteteve, të cilën nuk kanë pranuar ta firmosin, me pretendimin idiot se në Greqi, gjoja, nuk paska minoritete.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, ua përplasi në fytyrë grekëve se si duhet të mos u bëjë përshtypje qimja në syrin e botës, por të shikojnë trarin në syrin e vet.

Kryeministri Rama, për herë të parë nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, i dha një mësim të mirë azilit të të çmendurve (siç i ka cilësuar grekët Presidenti

Karamanlis në vitin 1981) me emrin Greqi, se si respektohen të drejtat e minoriteteve në Shqipëri, e cila është shembull trajtimi për to jo vetëm në Evropë, por edhe në mbarë botën.

Së fundi, Kryeministri Rama u dha një leksion të mirë shovinistëve grekokaragjozë se sa lart qëndron kodi moral i kombit shqiptar, nga i cili ata duhet të mësojnë shumë, të emancipohen dhe të shkunden nga myku mesjetar që i ka mbuluar kokë e këmbë.

Si një qytetar i thjeshtë i Republikës së Shqipërisë, prita që deputetët e Kuvendit, të të dy krahëve, të dilnin në foltore dhe ta mbështetnin fort Kryeministrin Rama për të gjitha ato të vërteta që tha në adresë të shtetit shovinist grekokaragjoz dhe t’i tregonin vendin emisarit të Athinës Vangjel Dule. Por, për fat të keq, që të gjithë e treguan veten burracakë të pështirë.

Dikush mund të thotë se në fjalën që mbajti, Kryeministri Rama u mundua të ngrejë lart aksionet e veta, meqenëse po afrohet edhe fushata zgjedhore. Por mua nuk më intereson fare puna e aksioneve të Kryeministrit. Mua më intereson gjithçka që ai, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi për herë të parë publikisht në adresë të grekëve, me të cilët nënkuptoj jo popullin e thjeshtë grek, të cilin politika e gënjeshtrave dhe e mashtrimeve skandaloze e katandisi në një krizë të rëndë ekonomike. Me fjalën “grekë”, nënkuptoj mbarë politikanët grekë për qëndrimin shovinist që mbajnë ndaj vendit tonë.

Gjithsesi, përsëri dëshiroj t’i bëjë thirrje Kryeministrit Rama që ta mbaj fjalën që ka dhënë dikur publikisht, kur plasi sherri për kishë-harvallinën e Dhërmiut. Ai deklaroi: “do ta riorganizojmë kishën”. Do të bënte shumë mirë që ta riorganizonte kishën ordodokse, në mënyrë që të vijë në krye të saj një kryepeshkop shqiptar. Sepse Janullatosi ka qenë dhe vazhdon të mbetet një minë me sahat në shërbim të shovinizmit grekokaragjoz dhe për të zezën e Republikës së Shqipërisë.

PS:

Fealenderimi im për E.Mail:

FLM për artikullin më të cilin u zgjova në ketë mengjes të hershëm dhe ju pergëzoj i nderuar. Uroj ta kaloni mirë

Luzern 04.11.2016

Xun Çetta

Komentet:

 Fadil Qetaj :Ani apo mun i bjen n'fije ku po na qesin nalizat tua o xun ?


Xun Çetta  :Ah more Fadil ! Është mirë të mos humbi shumë kohë në pergjigje. Analizat po rezultojn si gjithëherë dhe pa ndryshim : Pra, po ndodhin ndryshimet sipas projekt propozimeve dhe punës së bërë, kuptohet më terhjekje jo taktike nga tjetrët por terhjekje djellëzore dhe në fund, ti duhet të mbetesh jasht atyre kthesave…Praktikë e poshter kjo në politikë o Fadil. Ti më ke thënë në një rasdt : ,,Jeta po shkon por pse askund dhe në asnjë parti Xun, bash askund nuk mund e gjete vetën ?“

Po këtë pyetje, pak më ndryshe, sapo ma paska bërë një miku im në mesazh privat. Ti Fadil më pyet  (Ani a po mun i bjen n'fije ku po na qesin analizat tua o xun ?

Unë po te pergjigjëm në mënyerë që të mos me kuptojn polituikanët aktual : Jemi në rrugë e sipër diku mes shtepisë së Selim Bucollit dhe asaj të Bajram Hasit. Pra a jemi në rafsh a në kodra, në lugina a në perpjedëze , këte tashmë besoj e kuptove por mos harro se nuk po ndalemi si popull.

Tafil Cetaj : Pershendetje Xun ta kam lakmi x memore une nuk e di ku e ka pas shtepin Selim Bucolli.

Xun Çetta :  Selim Bucolli e ka pas shtepinë prapa Tarllamishve të cilët pas lufte ikën nga fshati dhe nuk u këthyen kurr ngase aty kishte pas bërë veze dreqi ( kupto pushtuesi) . Bucollt duke e ditë se kënd kanë kojshi , shumë vite para lufte, e perseris shumë vete diku 1980 mos më heret, leshuan ato troje dhe dualën në Kashicë po afer fshatit nga u larguan dhe ikën krejt puna e Tarllamishve. Sa i perket memorës, ju falenderoj për vlerësimin, por thonë një fjalë : Budalla shkruan i menquri mban mend,. Shendet Tafil dhe kaloni mirë në këtë vikend

Xhafer Leci : Nderimet e mia miku im, z. Xun Çetta ! Ju falëmnderit për këtë postim, shkrim me vlerë. Pajtohem shumë me mendimin e prof.dr. Eshref Ymeri, i cili në detaje e ka përshkrue fjalimin e Kryeministrit Rama, për marrëdhënjet e Shqipërisë me Greqinë. Vërtet edhe unë mendoj se as kush nga pushtetarët shqiptarë, deri më sot nuk u ka thënë kaq drejtë e guximshëm Greqisë shoveniste, për të bamat e këqia ndaj popullit shqiptar dhe Shqipërisë.

Xun Çetta  : Mik i nderuar Xhafer, jam në perpjekje ta bëjë listën e atyre aktivistëve, veprimtarëve e publicistëve të cilët kur është në pyetje vendi, kombi ynë, ata janë krejt të pa parti dhe të pa anshëm në këto rreshtime partish politike. Anësia e tyre është vendi, fati i mirëqenies së qytetarit dhe kombi mbi të gjitha. Pra mendoj se kështu e paske vlerësuar shkrimin e Prof.dr. Eshref Ymeri-t.

E di se ju, nisur nga natyra juaj analitike, nuk kishit si ta vlerësoni ndryshe pos kështu. Beso mik i nderuar, gjatë leximit të shkrimit tij, kur flet për veshtirësit e integrimit të Shqiperisë në BE, çfarë edhe mund ti qes Greqia, unë po e mendoja liberalizimin e vizave për Kosovën si dhe kushtet banale dhe diskriminuese çfarë i janë vënë Kosovës a nuk e shohin Greqinë e cila, zoti e din përse tash sa dekada e mban në sirtar zyrtar gjendjën e luftës më Shqiperinë !!!

Këtë gjë po e mendoja në të njejtën kohë sa po lexoja shkrimin kur më pas pash se edhe kjo pikë nuk i kishte shpetuar z. Ymeri, nuk i kishte shpetuar pa e thënë dhe sqaruar mirë.

Xhafer mik i nderuar, vendi, kombi ynë ka nevoj për njerëz të cilët e kapin mesin e artë dhe nuk lejojn ta pervetsojn atë dy kategori mjerisht të fuqishme në veprimet e tyre politike.

Në hera tjera do ta tregoj rëndësinë e mesit të artë për mes një tregimi shumë aktual për situatat në të cilat po kalojm si popull. Tani për herë të parë këtu tek ju si koment, po e thëm më foto text atë që verbalisht e më duar e thëm kudo që po rrihet, debatohet e qahet halli i politikave në vendin tonë. Shëndet mik i nderuar