Politikë

Pas seancës së sotme parlamentare dhe lajmeve të mbrëmjes,nuk munda të mos jem para jush kontribuues dhe lexues të nderuar më këtë shqetësimin tim besoj të arsyeshëm edhe për ju.

 

Përfundimisht,në mungesë të pushtetit më duar të pastra siç po thuhet e asnjëherë veprohet. Ne, kështu po rrezikojmë ta humbim shtetin,kombin dhe gjitha tjerat më radhë. Të ngritën akuza në vazhdimësi nga më të ndryshmet për kaq vite më radhë dhe kurrë,askush të mos jap llogari për veprat kaq të rënda apo për shpifjet kundër tyre,kjo nuk ka si të kuptohet ndryshe pos te themi se të gjithë janë të përlyer dhe i përlyeri nuk nxjerr të përlyerin nga tëra këto pisllëqe,krimi etj.

 

A nuk po shohim se këta si të tillë ( ku pa të drejt po i përgjithësoj ),nuk bëjnë pushtet e as shtet veçse nxjerrin pisllëqe sapo ta akuzojnë njëri tjetrin,a nuk po dom të bindemi njëherë e mirë se këta e duan dhe po imponojnë stilin : ( Mos ma thuaj nuk po ta them ) rrezik ky të cilin e kam paralajmëruar për kaq vite më radhë se si kjo tragjedi po na vjen si vdekja që nuk ndalët..

 

Kurti sapo akuzoj Thaçin për takimet e fshehta me Tadiçin ,kjo nuk u demantua por tani del shërbimi i Thaçit për ti zbardhur të pa larat e Kurtit nëse do janë të vërteta ato. Shqetësimet këtu janë të mëdha dhe të arsyeshme ,Kurti,tani po akuzohet për herë të dytë më akuzat më të rënda nëse nuk harrohet edhe akuza se si gjoja Kurti na paska lidhje më shërbimin më të errtë ushtarak të ish Jugosllavisë pra KOS-in .

 

Lidhur më këtë skandal u lakua emri i personit nga Klina dhe prapë nuk u ndërmor asgjë .Për mua fajtor deri në krim është vet shteti i cili nuk po funksionon,ose vetë është ai i cili prodhon akuza kur donë,për kë donë dhe sa here donë dhe i hynë në punë për balancim ato.

 

Kjo politikë akuzash të këtyre niveleve që po çmendin dhe bëjnë qytetarin e ndershëm të mos besoj në luftë e as paqe idealësh,nuk ka jetë të gjatë... Këtë rrezik mos ta harrojnë gjithë ata që janë futur në këto lojëra dhe shërbime të vdekjes morale të popullin tonë.

 

Morali po vdes,po e vrani atë më dorën tuaj duke mos bërë punën kundër krimit si të pa forcë,moralisht të thyer që jeni për të u përballur me krimin e këtyre natyrave...Shteti,kur akuzon e nuk vepron aq më keq kur akuzon si revanshi akuzash,kjo ka një sqarim katastrofal...

 

Natyrën e pasojave të kësaj politike që nuk ndërmerr asgjë,nuk kam forcë ta them tani,ngase ato si pasoja janë tepër të pa përballueshme për gjithë ata që vërtetë sollën lirinë dhe nuk po e gëzojnë atë.

 

Kjo ishte ajo çfarë mund të them tani për të mos qenë i vonuar në prononcimin tim. Në të ardhmen ngjarjet dhe verifikimi i informacioneve të reja do ta kenë prononcimin tim të radhës.

 

Luzern 26.01.2012.

 

Xun Çetta