Kulturë

  Tash e sa ditë që kur filloj ceremonia e këij rivarrimi i cili ka kuptim në histori, mua më u lajmëruan pengasa ne facebook dhe në info-cetta. Kjo më shkaktoj lodhje dhe humbje durimi për të qen më aktiv më shkrimet e mia tash sa ditë.

Pa e zgjatur shumë, siq e thash më dy fjalë pak më parë në fb, Baci Isë, (Gjeneral Isa Boletini) nuk mund ti rehabilitoj ata të cilët po e zhbëjn Shqiperinë, po e zhbëjn vendin tonë sot. Po të ishte gjall, ndihmën më të madhe do ja bënte vendit sikur tu thoshte: I di këto lojëra politike, andaj mos më vrisni edhe në këtë shekullin tuaj. Në këtë kuptim po vazhdoj vetëm edhe më dy fjalë tjera të cilat duhet kuptuar drejt për kohën dhe rrethanat politike sot.

Trathtarët në politik dhe patriotët në rrugë drejt çlirimit deri tek lufta, mjerisht nuk zbulohen zyrtarisht në kohën e këtyre dy kategorive njerzish. Fatkeqësisht pas vdekjës së spiujve në sherbim të trathtarëve në politik, pas rënijës së patriotëve të cilët nuk po lakoheshin në procese politike si dhe pas vdekjës së gjithë veprimtarëve të kohës së rezistencës. Vetëm atëhere mund të zbardhën pjesërisht realitetet dhe të dal sheshazi se kush çfarë ishte, kush viktima e kush Xhelati, kush patriot e kush trathtar, terminologji këto të cilat tek unë nuk dëgjohën shpesh por ja se fundi i durimit po vjen.

Luzern 10.06.2015

Xun Çetta

Komentet në facebook:

 

Xun Çetta: Edhe në këtë mbrëmje më bashkëmergimtar, Rifat Berisha -më këngën dhe zërin e tj na qoj në Mitrovicë, aktualitet këto ditë ky qyteti ynë i ndar.
Kërkoj falje për incizimin jo si duhet filmuar për video. Kështu e ka kur punën nuk e bënë vet e më perkushtim, Videon e bëri një miku ynë por faji im pse nuk e verejta që në fillim se si po më prishet incizimi.
Shpejt do e rregulloj këtë video:

 

http://info-cetta.com/modules.php?name=Video_Stream&page=watch&id=138&d=1

 

Alush Kajdomqaj: Heu po te lumt or miku im i nderuar, keshtu duhet te thuhen gjerat tamam si Burrat, rrespekt

 

Xun Çetta: Alush i nderuar, nuk ka luftë më të madhe në paqe se sa të thuhën gjërat troq ashtu si ne po i shohim, po i ndiejm dhe po na kushtojn. Mjerisht nuk po premton koha të shkruaj sa duhet dhe ti thëm gjërat sa dhe si e meritojn disa në këtë demokraci të pa kontrolluar ku krimi po perfiton në emer të leshimeve tona o mik i nderuar. Po lexoj opinione dhe degjoj debate mbi historikun e Isa Boletinit të cilin e vranë për plot një shekull dhe po tentojn ta vrasin sot kur më në fund u bë diçka për të. Po thuhet se paska qenë sherbëtor i Krajlit, i Sulltanve, i dreqit e të birit ! por qudi paska qenë edhe kontrabandist i armëve. Tani 100 vjet pas, nese nuk kam te drejt të jem i ashper kunder këtyre opinionistëve të vjetër, të pakten ndalem dhe i pyes ata: E çfarë armëve kontrabandoj në Vlorë Isa i pavarësisë ?. Çfarë e qoj këtë njeri në Vlorë, a kishte emer ky që Ismail Qemali më grupin e tij ta presin aq gjatë arritjën e tij aty ?, kështu shtrohen dhe trajtohen gjërat. Deshen ta rivarrosin atje pra në Vlorë pikërisht të tillë opinionistesh edhe pse e fyejn personalitetin e tij, vetëm e vetëm që ta largojn Verion e Mitrovicës, Boletinin e Isës nga Kosova !!! Këto janë lojëra të dhjetë fishta anti vendit tonë.Të tilla trathtishë publike me shërbëtor të tyre në qat debate i kam lexuar tash sa vite të thonë për mua se, Xuni rastësisht është gjetë në demonstratat e 1981-shit. Lexova një idealist i cili thot : Rastësisht mund të gjendet një ditë por jo me 11-25-26 Mars dhe më 01.02 Prill kur edhe plahosët.Pastaj unë iu drejtova horrave: Rastësisht mund të me takon në WC duke u permjerr e jo në demonstrata. Pra gjërat nderlidhen, dhe gjykohën më ndjenja realitetesh duke percjellur pervojat e horrave se çfarë mund tu bëjn njerëzve që nuk ndalën të bëjn për vendin.

 

--------------FOTO----------