Lajmet aktuale
Foto Nr 01 
Xun Çetta dhe Rrustem Mustafa - RemiMë kërkesën e tij kërkohet dora, garant se po ma thotë vetëm të vërtetën
Më keqardhje e prita gjykimin e grupit të Llapit, më ndërhyrje të faktorit ndërkombëtar tash e 14 vite pas lufte, ngase do doja që ne të punojmë, hulumtojmë dhe gjykojmë vet ashtu si ne i dimë punët tona dhe dimë kush çfarë ishim.
Ujin i cili po rrjedh aktualisht e nuk po mund ta ndali, le te kaloj por larg përrmbytjes së angazhimeve tona për të bërë shtet ligjor dhe ekzekutiv.

Foto Nr-1-
Me Rrustem Mustafën (Remi)Më ish komandant Rrustem Mustafën (Remi).
Ky ishte për një bashkëpunim, mendoj të sinqertë dhe asi çfarë na duhet.
Kësaj radhe ndodhi si ndodhi, por hetimet dhe ndjekjet e këtij lloji nuk do ndalën derisa nuk i bëjmë ne vet.
Unë shumë sinqertë kuptova aq sa më interesoj nga i nderuari Rrustem Mustafa.
A është mëkat pse nuk punojmë vet në zbardhje të realiteteteve ? Kjo nuk diskutohet se është një mëkat i cili po na kushton.
Edhe Serbia me gjykatat e veta ,,po ndjek gjoja kriminel “dhe gjykon ata për te dëshmuar para faktorit ndërkombëtar se është shtet !!! Po ne çfarë bëjmë si shtet i pavarur nëse jemi i tillë ?.


Ish komandanti Rrustem Mustafa (Remi ) pas seancës në TV 07.06.2013Foto Nr 2.
Ish komandanti Rrustem Mustafa (Remi ) pas seancës në TV 07.06.2013









Foto Nr.-3-
Foto e cila dëshmon se nuk ishim të pavarurPër jetë e mot, foto e cila dëshmon se nuk ishim të pavarur.

Shpirti më është lënduar tash sa kohë, por durimit po i vi fundi...

PS:

 
Kujdes avokatet materialist që bënë punë të dy e tre fishta.

Luzern 07.06.2013


Xun Çetta


-----------------------------------------.
Remi: Mbështes plotësisht sundimin e Rendit dhe Ligjit

08.06.2013 | 4:37 PM

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit dhe zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës në pushtet, Rrustem Mustafa – Remi, deklaroi për Korieri.Info, një ditë pas shpalljes së vendimit për Grupin e Llapit, se sundimi i rendit dhe ligjit në Kosovë duhet të zbatohen plotësisht.

Ai tha se megjithëse mund të ketë gabime – si në rastin e vendimit të djeshëm, megjithatë, sipas tij, rendi dhe ligji duhet të vendoset në Prishtinë dhe në tërë territorin e Kosovës.

“Më vjen mirë që EULEX’i dhe shtetet perëndimore po ushtrojnë rend dhe ligj duke ndihmuar vendin tonë në ndërtimin e sistemeve perëndimore.. Në jemi në fillim të ndërtimit të këtij sistemi, dhe gabime ndodhin, ashtu siç gaboi Gjykata në rastin tonë (Grupi i Llapit). Sidoqoftë, ky gabim do të përmirësohet në betejën e ardhshme në Gjykatën e Apelit”, u shpreh Ish Komandanti i UÇK’së për rajonin e Prishtinës.

Mustafa thotë se të gjithë duhet të jemi të ndjeshëm ndaj sundimit të rendit dhe ligjit, që janë parakusht për ndërtimin e një shteti funksional dhe demokratik, që është synim edhe i popullit të Kosovës .

Remi“Uroj të gjithë të jemi të ndjeshëm ndaj Rendit dhe Ligjit…Ne nuk kemi kohë për të humbur. Duhet të ecim përpara”, u shpreh Rrustem Mustafa Remi.

Ndryshe një ditë më herët, një trup gjykues i përbërë prej gjyqtarëve të EULEX-it dhe të Kosovës ka shpallur fajtorë të tre të pandehurit e ‘Grupit të Llapit’, siç thuhet në vendim, për krime të luftës kundër popullatës civile.

Trupi gjykues, duke e marrë parasysh një dënim tjetër që ju ishte shqiptuar të pandehurve në tetor të vitit 2009 nga ana e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe që ishte konfirmuar nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës në janar të vitit 2011, vendosi për dënimet e përgjithshme si në vijim: Latif Gashi, 6 vjet burgim, Nazif Mehmeti, 3 vjet burgim dhe Rrustem Mustafa, 4 vjet burgim./Korieri.Info/

http://korieri.info/remi-mbeshtes-plotesisht-sundimin-e-rendit-dhe-ligjit/



--------------------------------------------------.

 

Ja deri ku shkon shpirti i thyer i njerëzve të përpunuar keq


Ka kohë që kur postova një shqetësimin tim të kamotshëm më titull:


Pse nuk bëjmë punën tonë që faktori ndërkombëtar të mos ndërhyn mes nesh ?


Si zakonisht, kur dua të postoj diçka që ja vlen, më çka edhe qoj mesazh, ose, një rrugë e dy punë thotë populli. Unë marr një pretekst për ta komentuar dhe ngjashëm qoj mesazhin çfarë kërkon koha.

 

Para një jave ishte rasti i dënimit të grupit të Llapit, ku as nuk u lëshova në mbrojtje po as në akuza kundër tyre. U ndjeva shumë keq, madje shpirtërisht i lodhur kur kuptova se dënimet u shpallën nga prezenca ndërkombëtare e EULEX-it. Kjo më ka munduar shumë, pa u lëshuar në sqarimet shtesë se jemi ne ata që gjykojmë dhe dënojmë komandant lufte apo nuk jemi në gjendje të merremi më drejtësinë.

Këtij zhgënjimi sigurisht i ka ndihmuar edhe fakti se pak kohë para seancës në fjalë, kisha biseduar gjerë e gjatë më ish komandantin Rrustem Mustafën,,Remi”, Nëse nuk jam mashtruar, fitova përshtypjen se z. Mustafa ishte shumë i nevojshëm për bashkëpunim në ato pika ku unë tash sa kohë nuk po ndalëm. Nuk po përmendi suksesin e jo pak sqarimeve që mora duke më u përgjigjur më faktet konkrete dhe puqeshin ato më çfarë ripunoja unë.

 

Pra thjesht, unë kam ide se si do duhej bërë hetime dhe gjykime të pavarura nga politika dhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve. Pas dënimeve të komandantëve do duhej bërë hetuesia tjetër për ta kuptuar se kush në realitet ishin viktimat pa tentuar të rehabilitohet krimi eventual ndaj spiunëve eventual.

Spiunet në kohë lufte, nuk lejohen ta kryejnë punën e tyre aq më pak në via fronti, kjo nuk është gjë e re as tragjike ta themi dhe pranojmë realitetet çfarë kanë ndodhur. Krim i dyfishtë para historisë do mbetet nëse qoftë vetëm një ish komandant dënohet për krime lufte a nuk kemi hulumtuar se kush në realitet paska qenë viktima !!!.

Emri ish komandant lufte, Gjeneral etj, mjerisht është bërë i trishtueshëm në vend se i madhërishëm tek populli ynë shumicë, pikërisht pse punët nuk po i bëjmë vetë ashtu si duhet e jo të na i bëjnë të tjerët.


Kjo ishte njëra nga sqarimet shtesë për ata të cilët më detyra të ngarkuara nga të tjerët nuk po ndalën së propaganduari kundër meje, ndërsa pjesa tjetër dhe kryesorja e cila më la pa mend është kur morra informacionin se si po trumbetohet komentimi i fotografisë Nr 3. në këtë publikim, trumbetimi i tyre si më poshtë :


(Mos u merrni më këtë njeri i cili për herë e më shumë po vet eliminohet nga politika e në veçanti nga diplomacia e kohës ).

Kështu më detyrë po propagandojnë ata duke përpunuar,, argumentin” se gjoja ky njeri i cili përshkruan këtë foto Nr.3 si një racist i përbetuar nuk ka çfarë i hynë në punë politikës sonë...


Përgjigja ime atyre më dy fjalë është:


1-Kur kam shkruar për Nelson Mandelen dhe kam ngritur zërin në mbrojtje të tij në vitet 80-ta, shkrime këto edhe sot e gjithherë në arkiva të ish shtetit Jugosllav,

Ju propagandues ishit spiun dhe shërbëtor të po atij shteti pa dallim në UDB apo të KOS-it Jugosllav.

Mandela i madh simbol i rezistencës ishte zezak dhe nuk kam pas si të mos kuptoj ngjyrën e tij për ta kuptuar tek sot në vitin 2013.


2-Kur filloj fushata mes Barak Obamës dhe Hyllari Klinton brenda partisë dhe pa humbur shumë kohë e madhja zonja Klinton pranoj humbjen dhe u kthye në shërbim të Obamës, unë jo vetëm se kam përkrah atë gjest por edhe ju kam dërguar si mesazh publik partive tona se si brenda partis gara fer zhvillohet dhe del i pari i partisë dhe menjëherë i dyti del rivali i tij, këtë e ka demokracia dhe po kështu kam preferuar krizën mes Fatmir Sejdiut dhe Negjat Dacit.


3-Dihen shkrimet e mia për gjithë ata që i kanë lexuar, ku prononcohem pro Obamës dhe i konkretizoj sukseset çfarë i ka sjell ai SHBA-ve : Amerika edhe pse në kriza financiare dhe ekonomike më shumë se kurrë, ajo shpëtoj më aprovimin e shumë ligjeve si ato të sigurimeve obligative, mbylljen e burgjeve të cilat gati kompromentuan SHBA-në etj të mos merrem më to tani si kontribute të z. Obama.

Pra edhe këtu më duhet ta përkujtoj se është e pa mundur të mos kem kuptuar  faktin se Barak Obama ka ngjyrën çokollatë që do të thotë nuk ka shenja racizmi tek unë...


Ata spiun e shërbëtorë të cilët kështu të instrumentalizuar po vazhdojnë të ma vrasin mundin tim për vendin dhe çlirimin e tij tash sa dekada!!!  le ta dinë se hapësira e mundësisë se manipulimit të tyre më qytetarin për herë e më shumë po zvogëlohet.

Unë nuk u frikësohem atyre që nuk lexojnë realitete, ata janë vetëvrasës për kohën që po vjen. U them atyre hulumtoni më shumë ngase keni mjaft ku të lexoni mbi përcaktimet e mia politike në gjitha kohët.


Mbetem i brengosur kur po kuptoj se deri ku po shkon shpirti i thyer i njerëzve të përpunuar keq, kjo mjerisht akoma po vazhdon.


Sqarimi im ndonëse pak i vonuar për shkak informacionesh sot 16.06.2013.


Xun Çetta