Lajmet aktuale

Ibrahim Kelmendi i shtrire në spital si pasojë e keqësimit të shëndetit nga greva  23 ditëshe Tani sapo kuptova gjendjen. I zënë ne tjera pune as qe dija diçka për keqësimin e shëndetit te ish grevisteve ne këtë rast te Ibrahimit.

E di se puna është me thelle se kaq, njerëzit lere se nuk vizitojnë e as lajmërohen por luajnë rrole te ndryshme...Pa dallim kush si e sheh problemin po edhe vet emrin Ibrahim Kelmendi !.

E njerëzishme është të dëgjohet zëri ynë,preokupimi pse po na ndodhin gjërat kaq pa kuptim. Unë uroj shërim për Ibron,kujdes te familiarve për te dhe me shume ta thërrasim mendjen si shoqëri e cila po përplaset me te tashmen dhe te kaluarën tone për hire te se nesërmes me te mire.

Para pak ditësh u bëra nje thirrje publike grevisteve, nuk e prita këtë përgjigje,sidoqoftë uroj te behet me mire dhe me kohe sa nuk përfunduam te gjithë i miri e i keqi te barabartë para fatkeqësisë morale.


Letra e para pak ditësh :

Kliko mbi lidhje


Në facebook :

Kliko mbi lidhje


Sot 26.06.2013

Xun Çetta