Politikë
Për herë e më mirë po e kuptaj faktin se, me paskan duruar vetëm derisa vendi ishte i pushtuar dhe kishte nevojë për rrebelim, për dallim nga tani kur nuk po me durojn të jem kritik e lere më ta shtrij rrjetin e rrebelimit progresiv e pa dhunë.

Kjo gjendje e vdekur po më bënë të mos e duroj vetvehten e lere më të më durojn ata të cilët i kritikoj në rotacion pra sa njërin e sa tjetrin.

Gëzojeni lirinë grabitës të fryteve tona por kujdes, mos na përplasni në ripushtim të ri dhe në forma tjera ku po ju shtyen politika e interesit personal e kryqëzuar më interesat e diplomacive anti vendit tonë.

Unë nuk e thash më të keqenë, ndoshta më të hidhurën çfarë në një intervistë e tha Bernard Kushner, intervistë kjo të cilin e komentova dje, nuk e thash ngase nuk desha ti fruestroj kujdestarët e së keqës së vendit tonë.

Mos të harrojm se Kushneri tha edhe këtë të keqe  :

,, Dialogu midis Serbisë dhe Kosovës, megjithëse Serbia nuk e ka njohur Kosovën -diçka që është normale dhe do duhet të marrë më shumë kohë – po vazhdon, dhe madje intensifikohet qoftë për arsye teknike, qoftë për arsye tregtare, qoftë për arsye që lidhen me jetën e përbashkët. Është jo tamam jetë e përbashkët, por jetohet pothuaj bashkë në të njëjtin territor, e megjithatë ky dialog vazhdon. Pra, unë jam i kënaqur për një evolucion që do t’i duhet akoma ndoshta dhe disa dekada akoma për t’u përkryer. Nuk ka mjaft investime, nuk ka mjaft zhvillim në Kosovë, për fat të mirë është diaspora kosovare që sjell para“

Pra trajtohemi si teritor e të njejtit shtet, pra i Serbisë. Mos ta harrojm edhe një gjë, se si të pushtuar, vullnetin për çlirim dhe organizim e kishim më të madh dhe më të leht se tani për një organizim ndryshimesh çfare i duhen vendit tonë. Po, vërtetë e kishim më leht atëhere ngase i kishim vetëm dy fronte për dallim nga tani kur për ndryshime reale kemi shumë fronte nga shumë parti mes nesh. Kjo është situatë e veshtirë për gjithëata të cilët mbështesin të mirën e sëcilës parti politike si dhe dalin kunder të keqës se gjitha partive tona të cilat mjerisht më shumë po luftojn njëratjetren për interesa pushteti se sa luftojn kunder synimeve të huaja mbi vendin tonë.

Betejat e progresit në organizim, më të vështira janë sot nga ato çfarë ishin dje, kjo po ndihet keq dhe po godet direkt mbi kurrizin tonë, madje  edhe atëhere kur populli po e di se kemi të drejt, por secili është anëtar, simpatizues i një partie apo lideri të këtyre partive të fragmentarizuara në politikë.

Provoni të mos jeni fanatik të partive, e as liderve tyre nese doni të jeni pjesë e kthesave të mëdha, kjo më në fund është demokracia e shëndosh të cilën e kërkojm e nuk po e gjejm dot.

Si ndryshim i kohës sot për dallim nga kur ishim të pushtuar, ne e kemi edhe një fatkeqësi të cilën duhet shprehur, pranuar e kuptuar drejt për ta menagjuar atë në interes të vendit dhe të fëmive tonë.

Në kohë pushtimi, si Mergimtar, më Kosovën na lidhte fuqishëm vet Kosova dhe shpresa, ëndrra se do të çlirohemi një ditë. Sot, edhe të jemi në Kosovën e tillë çfare është, Mergimi na lidh me fëmijtë tonë të lindur e rritur gjithëandej vendeve të botës ! Kjo, prap është një plagë e re e cila vazhdon të kulloj dhe të sjell dhimbje të reja.

Vendlindjet e fëmijve tonë gjithëandej globit, janë pjesë e vendlindjës sonë, pra e Kosovës, ti kuptojm drejt fëmijt tonë, perkushtimin dhe avansimin e tyre në ato vende ku kanë lindur dhe ku po bëjn për vendlindjet e tyre, kjo më ne fund mund të jetë nderlidhja më e shëndosh më botën dhe vendet ku jetojn Mergimtarët tonë.

Në këto forma bashkëpunimi, fëmijt tonë mos ti quajm Ambasadorë vetëm verbalisht sa për të bërë politikë më ta siq e kanë zakon disa demagog politikanë tonë por ti trajtojm e bashkëpunojm më ta ashtu si do duhej të ndertojm politika bashkëpunimi më vendet e tyre ku kanë lindur.

Luzern 26.09.2015

Xun Çetta