Politikë
Kishte shqiptar, akoma më luftëtar dhe me, më shumë beteja të fituara sesa Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu), po, kishte dhe jo vetëm një luftetar shqiptar i permasave të Gjergjit.

Dallimi është se Gjergj Kastrioti ( Skënderbeu) ishte luftetar, dhunshëm i grabitur nga Turqit dhe më vullnet e perkushtim ishte luftetar për çlirimin e vendit dhe Evropës nga rreziku që po kërrcnonte fuqia e Osmalive. Pra ishte luftetar pa prapashtesën Mercenar siq ishte dhe njihët luftetari i njohur i shumë betejave gjithëandej Evropës, pra luftetari, Gjenerali i gjitha kohëve Mërkur Bua…

Si luftetar, Mërkur Bua ja kalon Gjergjit por, ai luftoj për të gjithë si mercenar dhe kishte çmim të lartë, ai vigan luftarak ishte edhe i pa konkurencë në kontrata të nenshkruara për të luftuar. Luftoj për Gjerman, Franqez, spanjoll, Italian Grekër e ku nuk ka luftuar e fituar Mërkuri i betejave të mëdha e të shumta në kohën e tij deri në vitin vdekjes 1542.

P S.

Jo pak të vetquajtur luftetar të luftës fundit në Kosovë, pa vrar askë dhe pa u futur në beteja kunder pushtuesit shekullor Serb, sot janë mbretër të Kosovës lirë, janë më shumë për ta ndal atë të shkoj andej kah është bërë betimi i ushtarëve besnuk të UCK-së…

Pa i fyer luftetarët dhe larg mendësh ata shpirtëbardhët, pra  të rënët për çlirimin e vendit, mund të thëm se sot, jo pak politikaj të quajtur të luftës, as nuk ishin luftetar e as Mercenar krenar siq ishte Mërkur Bua, them krenar, ngase Mercenarizmi në atë kohë ishte profesion dhe punë më kontrata e jo si sot kur pa kontratë po vjelën frytet e luftës sonë çlirimtare.

Lexoni më shumë kudo që gjeni material të hulumtuesve real për veprat e këtyre dy luftetarëve,më dallime, por që të dy krenar.

Luzern 01.05.2016

Xun Çetta

Komentet në facebook:


Sabri Maxhuni-Novosella :  Po te ishte i grabituar dhundshem Skenderbeu nga Sulltani, do ta qonte na shtalla te kuajve, per te i kashagitë kuajte e jo per ta derguar ne sarajet e Sulltanit per te u shkolluar ne te njejten mesojtore dhe nga te njejtit mesimshenes si i biri biri i Sulltanit qe pregaditej per te u bere Sulltan dhe per ta sunduar Perandotin Osmane!!!

Xun Çetta :  Eh tash pa dashje Sabri, je transparent. E dim dhe e kemi mësuar si fillorist në shkolla se si e grabitën dhe e quan ushtar, normalisht, fal aftësive të Gjergjit i ndërruan emrin dhe e bënë të parë. Kur u rrit Gjergji dhe kuptoj, ai ndeshkoj e jo se trathtoj dhe u kthye kunder për ta çliruar vendin e tij dhe shpetoj edhe Evropën nga depertimi i Otomanve këndej Ballkanit. Evropa këte, më vonesë, por e kuptoj, ne edhe sot po hezitojm të kuptojm realitetet dje e po ashtu realitetet sot...


Sabri Maxhuni-Novosella :  Po te ishte i grabituar dhundshem Skenderbeu nga Sulltani, do ta qonte na shtalla te kuajve, per te i kashagitë kuajte e jo per ta derguar ne sarajet e Sulltanit per te u shkolluar ne te njejten mesojtore dhe nga te njejtit mesimshenes si i biri biri i Sulltanit qe pregaditej per te u bere Sulltan dhe per ta sunduar Perandotin Osmane!!!

Xun Çetta :  Eh tash pa dashje Sabri, je transparent. E dim dhe e kemi mësuar si fillorist në shkolla se si e grabitën dhe e quan ushtar, normalisht, fal aftësive të Gjergjit i ndërruan emrin dhe e bënë të parë. Kur u rrit Gjergji dhe kuptoj, ai ndeshkoj e jo se trathtoj dhe u kthye kunder për ta çliruar vendin e tij dhe shpetoj edhe Evropën nga depertimi i Otomanve këndej Ballkanit. Evropa këte, më vonesë, por e kuptoj, ne edhe sot po hezitojm të kuptojm realitetet dje e po ashtu realitetet sot…

Sabri Maxhuni-Novosella : Xun Qeta, ashtu e keni mesuar nga historianet shqiptare te linjes prosllavo grege!
Baba i Skenderbeut ishte Gjon Kastrioti i cili kaloj ne fene islame me tere familjen dhe e mori emrin Hamza. Pra, hamza Kastrioti, kurse njerin nga te bijte, Gjergjin e emertoi Skender.
Nje tjeter djal i Hamza Kastriotit, u martua dhe pas vdekjes se babait te ti, Hamza Kastriotit i lindi djal.
Djalin e emertoi me emrin a babait te vete.
Jo Gjon, per Hamza. Pra, Hamza Kastrioti i cili luftoj kunder gjagjajit te vete, Skanderbeut!!!

Xun Çetta :  Sabri, kujdes ngase nga distanca e përshkrimit, nga qoshet me gjuani si pro sllav, unë i lexoj shpejt këto !!! Hulumtoj më mirë bashkëpunëtorët e aleancës Serbo-Turke pa e perfshier gjithë Turqinë, ashtu siq i ke aleancat Serbo Shqiptare në Tiranë pa e perfshier Shqiperinë. Politikat dhe diplomacit e perdeve kanë bërë krime të tilla mbi popullin dhe kombin tonë.

Unë veqse mbaj mend si fillorist, edhe gjatë vuajtjës denumit tri (3) herë kam lexuar librin teper voluminuz e shkencor të autorit Marin Barleti,,Historia e Skënderbeut dhe veprat e tij“

Pra kujdes nga paragjykimet tuaja se ku kam lexuar. Unë shumë shpejt do ti botoj edhe pasojat e diplomacive anti popullit tonë e që sot thirren në mbrojtje të vendit tonë.

U tensiunova pak Sabri, ngase e din mirë se sa real jam kur thëm fjalën prapa së cilës qendroj për jetë.


Sabri Maxhuni-Novosella : Xun, tani e ndrove temen.
Kishte me qene mire te me tregojsh se, kush jan ato shtete:
...QE SOT PO U THIRRKAN NE MBROJTJE TE VENDIT TONE.

Xun Çetta : Mos ta zgjatim tani vetem ne dy Sabri i nderuar, ti nuk ke pse sikletisësh më këtë shkrim ngase, jo si luftetar, por si biznesmen, ti del si Gjergj Kastrioti (Skenderbeu) në trojet tona e jo si  Stratioti Merkur Bua, jasht vendit tonë e që nuk ka gjë të keqe ngase lufta për mbijetesë, jetesë dhe luks jetesë nuk zgjedh teritor.

Ti je mirë Sabri, por mos bjer në nivelin e atyre të cilët duhet të jenë dhe jetojn mirë ata në atdhe, për të mbetur në vuajtje ne jasht vendit tonë…

Muharrem Kosumi : Shtroj pyetje për të dy: Sa vjet ishte Gjergji kur e morën turqit? A e dini paksa vendin ku e kishin takuar për herë të parë Gjergjin dhe cila ishte motoja e ruajtjes së tij përderisa ia përcjellin Sulltanit?

Xun Çetta : Muharrem i nderuar, edhe ty po ta perkujtoj si e kemi mesuar e pastaj në literatur lexuar që mos te thot Sabriu se po i referohem historjanve pro Sllavo-Ortodoks… Qysh të vogel 8 a 9 vjeqar Turqit me veti e kanë marr, kur u rrit e quan Ushtar e graduan e banë të parë.... Muharrim, ne me Sabriun nuk po shkojm në detale edhe pse dihen por e kemi diku krejt tjetër sa dukët, apo kështu po e keqkuptoj !.

Muharrem Kosumi :  Ishte aty nga 8-14 vjet.Ushtarët turq kalojnë andej nga rruga ku kishte fëmijë.Të gjithë ikin,Gjergji jo.Ushtarit i vjen inatë dhe tenton paksa ta frikësojë. Sapo ngritë dorën ushtari,ky ia kap dorën dhe e vë si në gjysmë ramjeje .Ofceri urdhëron ndalesën dhe i shkojnë në shtëpi.Tani po dihet se me kë kishin pasur punë.Qysh me vumje të Gjonit si kryetar,shte ligji i dorëzimit (si garancë për besim),tani ia marrin të 4 djem.Te ky,vërejtën zgjuarsinë dhe trimërinë dhe e shkolluan. Pos që kemi lexuar,këtë si lloj gjykimi,paragjykimi,apo përrallë do ta quajë Sabriu,por e kam ga im ate të cilit i kishin thëmë qysh kur ishte në Tiranë më,1943-44.

Sabri Maxhuni-Novosella : Xun, kete pyetje po ta beje edhe ty:
CILAT JAN ATO SHTETE QE PO I PENGOJNË ALBININ, EDIN, KADAREN PER ME BERE BASHKIMIN KOMBTARË ?!!!

Sabri Maxhuni-Novosella :

(Sqarimi im )Sabriu Foto-Tekst edhe pse i thëm mos kështu por shkruaj ai prap ma mbush profilin kështu.

Xun Çetta :Pikërisht me prekë aty ku më dhemb më së shumti për pengesat, leri emrat i nderuar Sabri. Siq e kam thënë edhe disa herë më parë, tani po e perseriti edhe këtu :

Unë nuk jam historian e aq më pak të pretendoj të korrigjoj histori, unë kontriboj të korrigjohët historia e në veqanti nuk lejoj të thurët histori falso për kohën të cilën vet e perjetova. Në pergjithësi, prap edhe për kohën tonë nuk mendoj të bëj histori por një gjë më jepët e drejta ta thëm dhe shpresoj që arsyeshëm të kuptohem drejt:

Nuk jam e as pretendoj të shkeli mbi historianët por historinë politike e cila qon drejt thurjës së historive e di dhe e njoh më mirë se vet historianët e pas betejave të cilët i dikton politika dhe interesi i tyre financiar. Për këtë, jam i sigurt se nuk po gaboj.

Sabri Maxhuni-Novosella : Xun, pa modesti ti, une dhe ata si na e kemi krijuar historin e nje koha te catuar!
PER TE KALUAREN HISTORIKE,
per mua jan te verteta thenjet e historianes
Prof. Dr. Elena Kocaqit kur thot:
KUKU PER FEMITË TAN ÇFAR HISTORIE MESOJM NE SHKOLLAT TONA!!'

Sabri Maxhuni-Novosella :  Pyetja ime eshte e kjarte:
CILAT JAN ATO SHTETE QE PO I PENGOJKAN ALBININ, EDIN, KADAREN PER ME BERE BASHKOMIN KPMBTARE?!!!

Xun Çetta : Unë nuk po dezertoj e as dorëzoj vehtën këtu, por po shkoj e pushoj në gjum ngase koha dhe mbajtja e orarit posi ushtar, jan shendeti ynë. Në telefon ku jam aktivizuar tash pak javë në fb mund ta jap se jam në lidhje ngase nuk e ndali por jo, ika për gjumë dhe uroj një natë të qetë të pushueshme.

Xun Çetta : Sabri mik i nderuar, tani mengjes i hershëm dhe sapo e shoh postimet tua në profilin tim aq më keq ne linkun e temës sime. Ti e din mirë se atë promovim të librit tuaj në Kukës dhe shumë hera tjera pronovimesh, i kam lexuar kopjuar e skanuar fotot. Këto i bëj rregullisht, në disa raste të caktuara pa dallim pershtypjeve. Ju kam pergëzuar disa herë për botimet, ju kam falenderuar për dhurimin e një valigje libra tuajat kur isha në vizitë atje etj.. Tani shtrohet pyetja pse po ma mbush profilin më Foto-Tekste për më keq pse në temat që i ofroj për lexim? Beso kur postoj foto te mijat ne linkun tim me prishet qefi pse po e ngarkoj profilin me fotot shtesë nën link. Kur mi postojshe në profil pot jo në linkun qe kisha ofruar për lexim edhe te kuptoja disi. Më Sabri mik i nderuar por Tekst-Fotot i shleva,, edhe pse nuk është në natyrën time cenzura pa dallim se kjo nuk është cenzurë. Shruaj si din e mundesh por jo më Tekst foto të njëpasnjishme ngase po e prish temen dhe vet profilin tim. Shendet mik i nderuar

Xun Çetta : Debatet, pa dashur të lëshohem në rafshin e besimeve fetare, po nuk tregon kujdes, ato andej shkojn. Ja edhe një link tjetër bashk me komentin tim atje :

Po i nderuar Ahmet, është fati ynë si komb që si të vetmmin Tribun kombëtar të luftërave, e kemi Gjergj Kastriotin (Skënderbe-un) e madh, vlera e të cilit sa vjen e njihet.

Ne kishim edhe luftetarë tjerë kaluar Gjergjit, madje Gjeneral të niveleve Europiane për atë kohë, por e keqja është se, ata ose aj ishte mercenar pa dashur ta fyejm mercenarizmin e tij i cili për kohen, mercenarizmi ishte profesion posi sot kur inzhinjeri bën kobtratë më këdo në Evropë e më gjërë. Pra lexo për luftetarin e niveleve më të larta të luftrave Evropiane dhe jasht kontinentit tonë , pra për Luftetarin Merkur Bua…Ne nuk do duhej ta heshtim profesisonin, trimerin dhe aftëesinë e tij si shqiptar vetem pse fati e deshi të ishte mercenar i kohës në luftra të ndryshme gjithëandej  ku luftohej...

Fatkeqësia e këtij luftetari pa konkurencë  është, pse nuk figuron qoftë në një a dy raste, të ketë refuzuar të bëjë kontratë lute më arsyetim:

( Nuk luftoj atje dhe as për çmimin e mirë që më afrohet për arsye se, ajo luftë nuk është luftë e drejt, unë vërtetë me pare, por luftoj në anën e së drejtës)

Nga gjitha shkrimet e arkivave Evropiane ku lexon për Bua-n e madh , mjerisht Ky citat i mungon për ta shpall edhe Merkur Bua-n Tribun të komit tonë pa dallim pse nuk luftoj në trojet tona.

Lexo këtu ku e gjen edhe mesazhin çfarë po ndodh pas luftës  së fundit në Kosovë ku pa kontratë, në emer të luftetarit po zhvatet Kosova, pasuria e sajë:

Linku ku vazhdoj debatet:

https://www.facebook.com/ahmet.asani/posts/10154796937508219