Politikë
Pasurimi i juaj në permasa marramendëse, po sjell varfërimin tonë marramendës o të nderuar të cilët tash sa kohë nuk po më kuptoni, apo ndoshta më kuptoni por të kundërtën veproni.

Publikimi i emrave të uzurpatorëve ordiner mbi pronat e shtetit, po as denimi i tyre eventual, nuk janë zghidhja e as zbutja e problemit i cili ka mbuluar këtë vend o z. Kadri Veseli.

Kjo që pamë dhe dëgjuam në RTK sot, ishte vetëm fushatë e cila mbulon uzurpatorët e peshqëve më hala në politikë të cilët kanë uzurpuar prona të shtetit dhe i kanë privatizuar ato më letra. I kanë privatizuar apsolutisht për një copë bukë goje popullit të cilin sa vinë dhe e varfërojn vetëm për të pervetësuar, privatizuar e të pasurohën ata vet.

Ju lutëm, ku ishin këta peshq më hala në kohën kur gjoja privatizuan, kush bëri pazare dhe kontrata më ta,apo ata ishin vet shitësi (Shtet) dhe vetë blerësi (vjëdhësi) i këtyre pasurive ?.

Krimi i këtij llojë uzurpimi më letra,duhet hetuar dhe pas publikimit të emrave tyre, duhet konstatuar krimin e dyfishtë për të parë se sa toka të kolonve Serb i privatizojë kjo dorë e zgjatur e Serbisë në Kosovën e sapoçliriuar…

Unë për gjithë çfarë thëm dhe aludoj, kam ankesa të qytetarëve, letra më tapi të shqiptarëve të cilët nuk po mund ti marrin tokat e tyre më tapi edhe pas çlirimit të vendit tonë !!!. Ky është krimi i cili po vazhdon si farë e mbjellur në shekuj nga pushtues të këtij vendi.

Unë nuk po mund tu ndihmoj qytetarëve të cilët më sjellin fakte e deshmi mbi gjitha këto padrejtësi të cilat i perjetuan nga po këta uzurpator më letra si pushtetar të pas luftës.

Aty do ta gjeni krimin e pas luftës mbi këtë vand z. Veseli

Luzern 29.01.2016

Xun Çetta


/media/images/Kadri Veseli -Komenti im 29.1.16--per in.png