Politikë

 

 

Jo në UNESCO, pse ? :Artikulli i para tetë (8) vitesh mbi kooalicionin-I-,aktual sot për kooalicionin-II-PDK-LDK


Vota JO për Kosovën në UNESCO, nuk ishte dështim i vendit tonë por paralajmërim për punën e cila duhët bërë më shumë në politikë sesa në hulumtim,zbulim dhe prezantim të vlerave dhe monomenteve kulturore në vendin tonë.

Për këto dy vite punë e cila na pret deri në afatin e aplikimit të radhës për në UNESCO, politika e Kosovës do duhët ta ketë guximin e ti marr në mbrojtje gjitha Kishat e Xhamitë por do duhet ti rrenoj ato objekte politike të cilat janë ngritur nga politika pushtuese në emër të predikimeve fetare e që asnjë ditë nuk janë mbajtur ato ceremoni.

Ishte detyrë e politikave tona që për 16 vjet pas lufte ta kishim kryer punën tonë më objektet politike të cilat UNESCO as nuk i rrenon e as nuk mund ti marr në mbrojtje si objekte fetare. Kisha në oborrin e Universitetit të Prishtinës si objekt politik në oborrin e tempullit të dijës, shkencës dhe rinisë studentore do duhej ta kishte epilogun e perfunduar, pra të rrenimit ose më mirë do kishte qenë të hjekjës Kryqit dhe shëndrrimit të atij objekti si Muze i tyrpit të politikave pushtuese ku rreth e rreth mureve do duhej venë pllaka e perhershme me pershkrim: (Ja deri ku shkon politika e pushtimeve në emër të shtepisë së Zotit !!!).

Kisha të tilla ka edhe në shumë vende tjera në Kosovë ku po i permendi vetëm dy nga to. Kemi Kishën në qender të Gurrakocit e cila nuk ka qenë dhe nuk ka pas kurr ceremoni fetare, kemi Kishën e ngritur në hyrje të Bajës së Pejës po ashtu ku nuk ka qenë kurr dhe nuk ka pas as edhe një ceremoni fetare në atë objekt të pa perfunduar në prag lufte.

Këto janë punët më të cilat duhet marr dhe perfunduar politika Kosovare e jo të mbetet barrë e UNESCO-s . Pra të bëjm ne, që tjerët të bëjn për Kosovën e jo ti bartim fajët sa në një sa në institucione tjera vendore e nderkombëtare.

Vota pro Kosovës në UNESCO ishte shumicë gati apsolute krahasuar më votat anti vendit tonë në UNESCO, këtu nuk pati humbje por pasqyrim i realitetit të ri dhe rikujtim për punën që na pret.

Lutëm që njëhere e mirë të mbushemi mend dhe ti kryejm punët që na takojn ne.

Ja lutja ime para tetë (8) vitësh :

Ripublikimi sot 10.11.2015

Një lutje shokëve në Qeveri

Nuk e doja fare të ndodh ky kualicion,por derisa nuk pyetet vota e elektoratit të atyre partive politike,atëherë do isha i marrë që unë asnjëherë anëtar i asnjë partie politike të merakosëm për këto vendime dhe fatin çfarë e pret këtë koalicion.

Brengosja ime është dhe do vazhdoj të jetë:

Si do të ballafaqohem më këtë koalicion Qeveritar pa u ndalur nga puna dhe real qëndrimet e mia,kur aty kam shumë miq,shokë e veprimtarë me të cilët ndajmë një pjesë të madhe të jetës sonë tmerrësisht tragjike dhe për plotë sakrifica nga më të ndryshmet ato.

Dikur thuhej lufta për karrikë, por shokët në të cilët llogariti tutje nuk dua të besoj se vërtetë kjo i ka verbuar ata,aq më tepër jo për faktin se askush nuk po klluqet si dikur në karrikat e pushtetit,tani lufta për karrikë ka ndryshuar.

Pra nuk mund të mos besoj se jo pak prej tyre i ka verbuar tenderizmi,karriera,luksi dhe vetë jeta e shfrenuar politike para se të realizojmë betimet tona nëse vërtet ishin betime idealistësh ato.

Nëse vërtetë kjo rrëshqitje e disave nga shokët ka ndodhur e sa po dukët po,atëherë e kam një lutje nga ata që po vijnë në pushtet :

Uniformat e policisë të i vendosin të njëjtat më ato të ish Milicisë përjashtuar zëvendësimin e yllit me shqiponjën apo të ngjashme.

Përse uniformën?

Për arsye se shpresoj se akoma nuk e kanë harruar atë pikërisht këta servilët masiv të cilët në vend se të ballafaqohen më ato uniforma,ata mesynin majat e pushtetit të huaj,e kjo pra ndoshta ju sjellë memorien e frikës nga pushteti.

Për ndryshe ata bashkë me ju shokë të manipuluar rrezikoni të humbni kujtesën, të verboheni dhe kështu të bashkë kriminalizoheni në shoqërinë dhe shtetin e ri tutje.

Rishfaqja e atyre uniformave në këtë koalicion ose do të dëshmonte edhe njëherë se vërtet strukturat e vjetra të shpartalluara dhunshëm në këto vite procesesh tani po ribashkohen,ose vërtetë do ju kthente të dy palëve kujtesën e humbur.

Kujtesa ju ka lëshuar që të dy palëve,vetëm uniforma e ish Milicisë në rrugë mund të ju sjell atë sa nuk është bërë tepër vonë.Ajo pra uniforma,atyre patriot guximtarëve pas orës 12 h do ju kthente frikën dhe juve shokë të manipuluar, tani  pesë para orës 12 h do të ju kthente guximin dhe riorganizimin e humbur për të mos tradhtuar idealet para se poafersisht të finalizohen ato.

Dua të jem konstruktiv,të ju pranoj dhe fillimisht të ju drejtohem vetëm më këtë lutje,me besimin dhe qëllimin më të mirë se vetëm kështu ndoshta do të ndikoj sadopak në këndelljen e mendjes politike nga lartë përball atyre që po vlojnë më përbuzje nga poshtë,traditë e politikës në Ballkan kjo.

Më 10.01.2008

Xun Cetta

 

PS.

Artikull ky nga koha kur rregullisht i dërgoja në mbi 800 posta elektronike deri në momentin kur hapa Uebfaqen info-cetta. Edhe sot, shumë nga miq,shokë e veprimtar i ruajn gjitha ato shkrime në postat e tyre elektronike.