Politikë

 

Tash sa kohë turturohëm në heshtje e pa zë mbi gjithë çfarë po ndodh në vendin tonë, po heshti ngase nuk u shërbehët më të ligjve në politikë, nuk u sherbehet me komente dhe alternativa tona atyre të cilat ti marrin e nuk të duan aty dhe kështu mbijetojn gjysmakët politik pa bërë asgjë të mirë për vendin tonë.

 

Pyetja 1 :

Kur mund ta perjetoj Kosovën e cila vetëm për një (1) orë mungesë rryme do të me lajmëroj një javë përpara se më datën 11.11.2015 nga ora 05 deri në ora 06 do të më mungoj rryma ?

 

Në dukje del si pyetje jo më ndonjë peshë të rëndësishme por prap pyes, sa vite i duhën Kosovës për të ma dërguar paralajmërimin

se për kaq kohë do mbetem pa rrymë, gjë kjo e cila siq shihet në foto praktikohët në Zvicër sa herë që më ndalet uji, rryma etj..

 

Pyetja 2:

 

Nga dhe përse gjithë ky krim politik-ekonomik-social e moral në Kosovë, deri kur kështu ?

 

Mos të më thot njeri se krimi është në majat e pushtetit andaj nuk ka ikje nga krimi të cilin nuk e lufton pushtetari i kriminalizuar.

Nuk e pranoj një përgjigje të tillë edhe kur është realitet ngase pushtetarët e kriminalizuar mjerisht po kriminalizojn edhe fansat e tyre të cilët i votojn dhe u sherbejn atyre !!! Krimi,kryesisht moral, mjerisht ka marr permasa edhe në popull.

Pergjigja në pyetjet e mia është paksa delikate dhe pa siguri të pergjigjemi sakt.

 

Luzern 08.11.2015

 

Xun Çetta