Politikë   Pikërisht sot 14.09.2015 në lajmet e mbrëmjës më u ngrit numri i statistikës së Mergimtarëve të cilët po investojn në Kosovë më shpresë të kthimit më vonë, por ja se atje diqka nuk po funksionon !!!

Vendi ynë, duhët që sa më parë të bëj diqka që investimet e Mergimtarëve në mungesë perkujdesje të shtetit të mos dështojn. Kjo është thirrja e fundit për kujdesin ndaj investitorëve Mergimtar krejt të ndershëm, qellim mirë dhe të orientuar drejt kthimit nga burgu i cili e mbyti Mergimtarën e përkushtuar për vendin e tij…

Këtë dhimbje nuk e kuptojn të gjithë pushtetarët aq më pak opinioni i gjërë publik. Dhimbja është e madhe, le të mendohët në këtë drejtim. 

PS.

Ishte ky një koment i imi në linkun e mikut Halil Qadraku në Facebook ku po debatohët një temë mjaft më rëndësi për ta trajtuar dhe nxjerr një realitet mbi situatën dhe arsyet e gjendjes aktuale në vendin tonë.

Ja linku dhe tema bashkë më disa nga komentet ku nuk munda të mos intervenoj:

Halil Çadraku facebook12.09.2015 ora 22

https://www.facebook.com/halil.cadraku/posts/10203999397019967

Shok, Miq, e dashamirë. A ka dallim Kosova nga para luftës dhe kjo pas luftës ? A është më mirë atëherë apo tani? A jemi më të sigurtë atëherë apo tani ? A kemi më shumë lumturi atherë apo tani ?? Se disa-disa po ma qesin foton sikur me qenë më mirë atëherë se tani, e unë s'po pajtohem. E di se nuk jemi atje ku duam, dhe si duam, por, më mirë jemi, dhe jemi duke ecur përpara, paqka se opozita shef veq bardh e zi, edhe pse nuk është veti e njerëzve kjo...UNË NJË GJË DI, SE SHKA MË NË KRYE TË KOSOVËS S'KA, POLICË TË SERBISË S'KA. GJYKATË SERBE MË S'KA, USHTRI SERBE MË S'KA, KOSOVË TË DUA ASHTU SI JE, E TË DËSHIROJË EDHE SHUUUMËË SUKSESE NË INTEGRIMET TUA DREJT EUROPËS DHE BOTËS.... ( P.S. të shikuarit bardh e zi, ishte veti e qenve, sipas një shoku që e kam veterinarë) ... hajt mirëmbetshi...


Xun Çetta: E kam lexuar një proverb i cili me ka pelqyer për jetën në publicistikë dhe politikanë kur thot : ,,Kur don me zbardhur një politikë a politikan, mos e bëjë krejt bardh se kur fillon ta bëjsh ngjyren e zezë nuk ke ku fillon si dhe kur don ta nxijsh në të zezë një politikë a politikan mos e bë krejt zi se nuk ke ku fillon për ta zbardhur“
Kosova aktualisht nuk është krejt zi por nuk është as bardh ashtu si do doje ti mik i nderuar të na knaqesh të gjithve. Kosova e lirë sot është shumë më mirë, më e bukur më afer aspiratave tona në shekuj se që ishte nen pushtim, por gjithëashtu, Kosova e pas luftës është larg më keq dhe më e krusur në pikpamje ekonomiko-socijale për jeten e qytetarit masiv se sa kur ishte e pushtuar. Është larg më e pa vetëdijshme për atë çfar e pret neser si shtet i lirë sesa që ishte e vetëdijshme nen pushtim se çfarë e pret rruga drejt çlirimit.

Hysni Duraj : Te lumt Xun Çetta, atë isha tue mendu me than por këta patriotet kujtojshin qe po ju thot dikush shpijuna e thojshin atë qe ju digjte atyre, thuhet një fjal popullore kur reja i thot vjehrres mama nan djalin para se ti thot vjehrra resë

Rexhep Halimi : Nêse me të vërtetë mendon ashtu pêr aspektin ekonomik, nuk pajtohem fare. Nisu vetem nga farefisi i juaj dhe kujtoje si ishin gjat okupimit e si jan tani. Mirëqenja e popullatës êshtë me qindra her mê e mirë tani se para lufte!!!!!!

 

Xun Çetta : Ishim të pushtuar, lagja ime kishte dy-tre të merguar, sot dua të çmendem më realitetin e ikjeve nga vendi dhe interesimi i tyre si të largohen nga atje. Jo të gjithë, por shumica. Para çlirimit të vendit pa dallim kushteve, fushat punoheshin, sot lihen djerr, kuptohet jo të gjithë por shumica po. E kryejshe fakultetin para çlirimit te vendit, me veshtërsi por gjeje punë, sot në vendin tonë të çliruar nuk ke vullnet as ta kryejsh atë ngase po bëhen me diploma tjerët para teja me ryshfet dhe pastaj po futen në punë vetëm të tillë të diplomuarish. Nuk ka krahasim vendi i pushtuar më çlirimin e tij, Çlirimi nuk ka çmim por edhe ndeshkimi i atyre që po e bëjn vendin të kontestohët vlera e çlirimit sado tek njerëz të thjesht, dikush do duhej të pergjigjet për krejt këto ligësi të cilat plasen pas çlirimit të vendit. Njeriu normal nuk do ndalet e ben krahasim jeten nen pushtim me jetën në vendin e çliruar, por ja se mendet i ka infektuar diqka.

Rexhep Halimi : Hahahahah....ju pikërisht po ja bêni sikur hoxha i cili thot: ndêgjoni çka them unë, por mos bëni sikur unë!!!! Êshtë e lehtë të kritikosh nga Zvicerra..... me sa e di unë Zvicêrra është shtet mbi 740 vite ndêrsa ne......vetem 7 vite

Xun Çetta : Rexhep i nderuar, unë jam i merguari i para çlirimit dhe në momentet e pushtimit e dhunës më të eger kur po ushtronte pushtuesi. Sapo kisha dal nga burgu shumë vjeqar, ishin vitet 90-ta, vite kur i gjithë populli i tha pushtuesit JO. Pushuesi i kishte në list të sapo liruarit në ato momente dhe dihen pasojat. Pra mos u kap në atë fatkeqsi timen. Pikërisht kjo më mundon pse vendi pas lufte nuk po bëhët që të kthehemi e jetojm më dinjitet e krenari të cilën e kishim. Ky është një problem dhe një plagë shumë më e thellë sesa trajtojm fatet kolektive. Ne po flasim për fatin dhe perspektiven e qytetarëve në Kosovën e pas luftës apo pas çlirimit të vendit tonë. I nderuar Rexhep, po ta dish realisht statistikën e sa e sa mergimtarëve të cilët investuan në Kosovën e pas luftës dhe tani 16 vjet më vonë po shesin atje dhe investojn në vendet e tyre ku kanë punuar e jetuar si Mergimtar ! Kjo është e tmerrshme o Rexhep i nderuar…

PS. Miku Rexhep Halimi, vetem e pelqen komentin dhe në shenjë mirëkuptimi nuk komenton. Ndonse jo korrekt nga ana ime ta vazhdoj por nuk munda të mos e postoj edhe këtë koment të pas lajmeve të sotme.

Xun Çetta : Pikërisht sot 14.09.2015 në lajmet e mbrëmjës më u ngrit numri i statistikës së Mergimtarëve të cilët po investojn në Kosovë më shpresë të kthimit më vonë, por ja se atje diqka nuk po funksionon !!!

Vendi ynë, duhët që sa më parë të bëj diqka që investimet e Mergimtarëve në mungesë perkujdesje të shtetit të mos dështojn. Kjo është thirrja e fundit për kujdesin ndaj investitorëve Mergimtar krejt të ndershëm, qellim mirë dhe të orientuar drejt kthimit nga burgu i cili e mbyti Mergimtarën e përkushtuar për vendin e tij…

Këtë dhimbje nuk e kuptojn të gjithë pushtetarët aq më pak opinioni i gjërë publik. Dhimbja është e madhe, le të mendohët në këtë drejtim

Luzern 14.09.2015

Xun Çetta