Politikë   Nuk po heshti nga frika , ngase njihem si njeri i cili nuk frikësohem të shkruaj e komentoj por po heshti që të mos gaboj ! kjo ma fut frikën dhe shtyen të hulumtoj e hetoj ngjarjët e ditës sotme aty ku kam dilema se kush filloj dhunën i pari, policia apo protstuesit ?. Rrethojat mes policisë dhe demonstruesve siq i shohim këtu, janë krejt legjitime dhe obligative më ligj si gjithë bota demokratike.

Protesta gjithë popullore jo vetëm se është pritur por është e vonuar pa dallim pse as kryeministri Mustafa e as zv. Kryeministri Thaçi sa i dëgjuam sot në Tv, nuk e paskan pritur një protestë të këtyre përmasave !!!.  Unë kam pritur që protesta të jetë krejt paqësore dhe vërtetë gjithë popullore ashtu siq kam paralajmëruar tash e sa kohë rresht. Kjo mjerisht nuk ndodhi për fajin e eskalimit të protestës së 24 Janarit dhe vështërsitë që do ti kemi pas ngjarjeve të ditës sotme ku dhuna kaq brutale ka bërë që ta mbyllim gojën dhe hetojm shkaqet pse na ndodhi kjo ?.

Do doja, por edhe kam prirje ta fajsoj policinë për gjithë çfarë ndodhi, por akoma më rezulton fakti se protestuesit e ngjarjeve të sotme ishin të parapergaditur që më çdo kusht ta thërrasin dhunën ! kjo tani ma mbyllë hapësirën që të japi gjykimin timë final mbi krejt çfarë ndodhi në këtë protestë.

Arrestimi i kryetarit të komunës së kryeqytetit tonë z. Shpënd Ahmeti në ato forma sa i pam në televizor ishte pamja më e keqe e akcioneve të policisë së Kosovës. Kryetari i komunës së kryeqytetit tonë ka të drejt të jetë në anën e protestuesve nëse duam ti kemi ato si protesta gjithëpopullore, por nuk mund ti besoj askujt nëse thotë se z. Shpend Ahmeti në cilësinë e kryetarit të komunës paska përdorur dhunë më kubëza betoni, gur, shofra metalike, armë të ftohta apo të nxehta !. Kjo nuk ka ndodhur dhe nuk ka si të ndodh dhe pikërisht kështu policia ishte dasht ta përdor forcën kunder atyre që shprehin dhunën dhe mos ta prek më dorë kryetarin e komunës vetëm pse ai u gjend në anën e protestuesve. Prononcimi i kryetarit z. Ahmeti kundër dhunës mjafton që të mos i cenohet e drejta për të protestuar e aq më pak të përdorët dhuna policore kunder tij siq e pam në TV.

Sido që të jetë, protestat në vazhdim, pa dallim më Nënat Gjakovare, më OJQ të verifikuara pro ndryshimeve, më sindikalist e shoqata deri tek minatorët e Trepçës apo pa to, protestat do të vazhdojn qoftë edhe duke i ndëshkuar jo pak të vet tërbuar në mesen ton të cilët nuk perfillin tjetrin në organizime të përbashkëta.

Opozita, më çdo kusht duhet të vazhdon e bashkohët pa dallim pse më jo pak pretendent për ta paternalizuar nismën e ndryshimeve gjithë popullore. Qeveria duhet të bie edhe më dhunë, por jo më thyerje e shkatrrime të vendit tonë. Cila është dhuna e pranuar për rrëzimin e qeverisë ? Është protesta sa më masive dhe bindja e qytetarit se vota e tyre po dhunohët, po dhunohët jo më thyerje në rrugë si ndodhi këto dy ditë, por më prapaskenat dhe trathëtitë politike çfarë po perjeton qytetari. Pasqyra më e mirë e kësajë është, vet jeta, standardi i qytetarit pas gjitha premtimeve politike për aq kohë sa po zgjatin fushatat zgjedhore, shtoja kësaj, kooalicionet për të cilat qytetari nuk ka votuar e as besuar se mund ta përjetojn këtë, pra mungesë e reformave në sistemin zgjedhor kjo.

Kazma instutucioneve që nuk funksionojn siq kam thën tash e një dekade, nuk do të thot thyerja në këto forma si po perjeton qytetari sot por do duhet mos njohur praktikat e institucioneve që kanë vdekur së vepruari, duhet pra arritur bojkotimi i tyre pa thyerje dhe njëhere e mirë populli ti thot JO më…

Shpresoj të mos keqkuptohet heshtja ime në komentimet mbi ngjarjët e ditës sotme. Unë, akoma po pres raporte më të kompletuara që të mos gaboj e manipulohëm në prononcimet e mia.

Luzern 27.01.2015

Xun Çetta