Lajmet aktuale   E tërë Kosova do të rreshtohet në mbështetje të nënave Gjakovare qoftë edhe në forma dhe kërkesa të ndryshme nga ato nga Gjakova. Kryeministri Mustafa duhet të ulet më Jabllanoviqin dhe të bisedojn shtruar e sinqert ashtu si thonë se po punojn për Kosovën dhe interesin e qytetarëve të sajë:

A po jap dorëheqje z. Jabllanoviq, apo të suspendojm ne qoftë edhe më pasoja politike ?. Nëse nuk ndodh njëra nga këto dy mundësi të vetme, neser do të jetë shumë vonë kur do ikum që të dy bashk.

Në kohën e ish Krahinës Autonime të Kosovës, nënat Serbe kanë rrëzuar z.Fadil Hoxha vetëm pse ky i fundit e quajti njërën nga to si ,,Konobaricë“pra kamariere.

Sot nënat Shqiptare nga Gjakova protestojn dhe kërkojn largimin e Jabllanoviqit pse ky i fundit, veqse gjatë luftës 1998-99 kishin vrarë e masakruar në atë qytete, tani protestuesit, familiar të viktimave , Jabllanoviqi, jo njërën nga ato nënat por të gjithë protestuesit i quajti egersira…

Sot i themi popullit se jemi shtet i pavarur e sovran, ju lutem kush e njeh një minister i cili qytetaret e këtij shteti pos se i vranë tani na quajn egersira ?

Mendo e vepro z. Mustafa sa nuk ke fluturuar dhe ti bashk më Jabllanoviqin të cilit nuk guxon ti thuash se gabove.

Luzern 17.01.2015

Xun Çetta