Politikë

Në facebook, gjegjësisish në profilin e Sadri Dezdari-t, dje 25.12.2014 komentova një linkun e tij, artikull ky më shumë vlera për trajtim si tema, por kisha edhe ca verejtje aty.

Ja si e komentova dhe si e priti këtë, miku Sadri Dezdari:

Xun Çetta :Sadri i nderuar, brumi me temat të cilat i ke shtruar për trajtim në këtë link, si tema janë shumë të qelluara, janë më vlera të cilat i mungojn publicistikës sonë si shoqëri edhe pse nuk ka mbet gjë pa u shkruar e trajtuar por jo ashtu si duhet qasur këtyre temave. Unë ashtu si veproj shpesh, edhe këtë punim tuajin do doja ta marr si material dhe publikoj në info-cetta por kur i marr të pa prekura, unë pastaj ndaj disa nga pikat të cilavë u drejtoj ndonjë shigjetim kritik. E më ju Sadri i nderuar nuk mund ti nxjerri shigjatat dhe kritikoj në vetëm ato pak pika trajtimi këtu.
Po ta kisha të drejten që ti hjeku ato pak pika ku do i kisha për kritikë, unë trajtimin tuaj të këtyre temave në shoqërinë tonë, do e bartja si vlerë të pa prekur dhe pa kritika në ,,info-cetta“. Unë barti artikuj të kundershtarëve kur gjëj vlera aty, nuk kam te drejt ti preku e as plagjitoj nga to, por publikimi më autorësi nuk është i ndaluar. Barti edhe artikuj ku marr shkas ti kritikoj publikisht, pra edhe këtë nuk ma ndalon asnjë rregull në emer të mbrojtjës së autorësisë. Jo ngase bartja apo ripublikimi i plotë dhe i pa prekur e më autor në fund, kjo nuk është shkelje e as plagjiaturë apo shperdorim.
Ta bëshë këtë pa komentuar si kritik i atyre pikave ku nuk pajtohësh, apriori pajtohesh më atë që nuk ke pajtim. E juve i nderuar Sadri nuk mund të ju kthej kritika ashtu si unë di, por ja se edhe nuk mund ta barti si punim të plotë e pa prekur edhe pse krejt pak pika ishin për largim nga ky material më vlerë. Këtu për veq pak verejtjeve ka shumë perkrahje si material, pra ka aq shumë sa që pikërisht rëndësinë e disave nga tematë e shtruara për të cilat ne si shoqëri shumë pak bëjm ose siq e kishe thën aq bukur , edhe kur bëjm, ne jemi sa produktiv po aq dalim destruktiv. Këto janë vet vlerat e trajtimit të shkrimit tuaj i cili nuk të lëshon pa i analizuar mirë.
Rëndësi ka fakti se tek ju i nderuar Sadri gjithëherë kam parë djerësitje truri dhe lodhje mendje më gjithë çfarë po perjeton vendi dhe shoqëria jonë. Suksese në vazhdim

Sadri Dezdari :( Faleminderit mik i nderuar Xun, nuk eshte pune modestie, megjithate, asgje s`do doja me shumë per veten time sesa, sadopak argumente se edhe une po e jap një grimce kontributi per kombin dhe vendin te cilit me nder dhe krenar i takoj!)

Që të mos zgjatem në facebook kështu në publike,tani i shkrova edhe në misazh privat kuptohet pak më gjatë mbi verejtjet që kisha por i bindur se nuk do ma merr për keq edhe pse materialin e kishte publikuar derisa unë kërkoja nderhyrjet e mia.

I arsyeshmi të arsyeton. Ja si më përgjigjet Sdriu në mesazh privat :

( Xun i nderuar,E rilexova shkrimin dhe me shum kënaqësi i pranova te gjitha permiresmet e bera, permiresime me vend dhe qe me bejne te ndjehem me mire dhe me i sigurt qe Opinioni im është vlerësuar edhe nga ju. Po ua dërgoj shkrimin e permiresuar, me nje foto timen dhe me nje foto te Ambasadorës ne Valle!
Falenderime, shëndet, dhe suksese ).

Pas insistimit dhe mirëkuptimit tij, tani i bëra edhe pak nderhyrje krejt të vogël, pasi veq i kishte hjek ato më kritike që i kisha dhe tani mendoj se ky material këtu, ka mjaft tema më vlerë për ti publikuar pa asnjë kritikë si e praktikoj të kritikoj unë :

OPINION

NE VALLE ME JACOBSON-in; VLERAT DHE ANTIVLERAT - SI VLERË

“Jacobson ia hedh valles”, duke lexuar lajmin në fjalë, thash me vete (si shpesh here), a eshte kusht globalizues humbja e vlerave të një shoqerie, përkatësishtë kthimi i atyre në antivlera? Jo, Jo, Jo; thash, po thuajse me zë të lartë, dhe kumbues!

Se shoqeria jonë ka kaluar në kohë vërtetë të vështira dhe së disa nga paradokest sociale e humane ose kan qenë të imponuara ose të derivuara si rrezultat i subkulturimit social e nacional, kryesisht nga e kaluara, sdo mend. Por, nuk e kuptoj dot, se përse një shoqeri e tërë po u deshka të ndryshoka si rrezultat i civilizimit dhe evropianizimit, përkatesishtë ndryshimeve globaliste! Kthehemi në fillim, Jakobeson bëri mirë dhe me pelqeu, pozicioni i sajë në këtë foto, kjo  tregon se ajo vërtetë e hedh mirë këtë valle. Por ka dy të mira në këtë rast, e para së vlera është vlerë pavarsisht nacionit apo etnisë, prandaj atë duhet derivuar, dhe së dyti, së kur është fjala për vleren, ajo jep mesazh se; jo vetem ju merrni nga ne por edhe ne nga ju. Kjo foto ka domethenje të madhe sidomos për mua, kur shoh së së paku edhe një “i huaj” po pelqejka diqka nga ne, por së shqetësohem së si ne marrim çdo gjë nga të haujt! Habitem kur shoh së si keqinterpretohen edhe vlerat edhe realitetet kur është fjala për ‘ndryshimet që ne duhet bërë’. Krijimi i shumë OJQ-ve ku disa nga to thënë të vërteten bëjnë punë të palodhëshme dhe rrezultatdhënese, por një pjesë jo e vogel ekzistojnë “veq eh”, ose një pjesë tjetër s’ekzistojnë sa “për të na civilizuar”, e poashtu edhe nje pjesë tjetër sa për t’u pasurauar nga fonde të caktuara!!!. Se kuptoj pse paska nevoj të civilizohen niperit e Ilirve, pra shoqerisë së parë ballkanase?, pse paska nevojë që për t’u dukur si In ose N’trend, të veprojmë madje edhe kundër identitetit dhe kundër, asaj që në të vërtet jemi.

Barazia Gjinore, mit apo domosdoshmeri?

Nuk jam Historian që të shpjegoj dimensionin Historik shkencorë, por po bëjë përpjekje të shpjegoj dimensionin Historik Praktik. Shoqeria jonë njihet ndër shoqeritë e vjetra në ballkan, shqipetarët itnerpretohen nga qarqe të ndryshme shkencore dhe jo shkencore si Njerëz të fjalës e beseës, të nderit e respektit, të familjes e të ruajtejes së vlerave; por edhe si Njerëz që pranojnë ndryshimet pozitive dhe që integrohen lehtë, intelegjent e bujar etj. Nësë vërtetë janë këto përshkrime atëhere pse po u deshka një civilizim total i shqipetarve. Dhuna në famijle sidomos ndaj femres dhe gruas vërtetë duhet shmangur tejkaluar madje edhe luftuar, por a jemi ne vërtetë aq të dhunshëm gjenetikisht, historikisht JO, JO, JO! Shqipetaret ua diten vleren grave cdo here, por edhe për kujdesin ndaj tyre, shqipetaret nderuan gruan e fisit të huej, shmangen çdo here gruan nga punët e rënda dhe të mundimshme, shmangen atë nga ngjarjet dhe ndodhitë e mërzitshme dhe pëpërballueshme, shmangen edhe nga përjetimi i varfërisë edhe nga përjetimi i mjerimit, por thëne të drejten shmangen edhe nga përjetimi i prestigjit dhe drejtimit, qoftë të familjes, rrethit të ngusht, biznesit e madje edhe shtetit.

Shqipetarët me shum së cdo popull në rajon, shkolluan dhe emancipuan femrat, vajzat apo grat e tyre, së paku në një drejtim. Nëse një njëri bën cdo gjë në jetë vetem për të realizuar lumturinë dhe jeten e mirë, gruas, motres, vajzës dhe familjes, nuk me duket si pabarazi apo si mohim drejtash, por si derivate tradicionale dhe kombetare.

Nëse është kështu atëhere kush merr të drejtën që të bëj interpretime gjenerale, madje edhe fyese e poshtruese së gjëja shqipetarët nuk qënkan të civilizuar dhe së qënkan shtypës të të drejtave të gjinis femrore. Mos të flasim për të dhënat e krahasueshme statistikore, dhe krahasimi i ndryshimeve statestikore në 2 dekadat e fundit, mbi çeshtje si: Divorcet mes çifteve bashkeshoretore, numrin e lindjeve nga lidhjet jashtemartesore, numrin e vetvrasjeve si rrezultat i problemeve ndermjet qifteve gjatë martesës, numrin e femijeve bonjak nëpër sosfshatra dhe qëndra të ndrsyhme të kujdesit për fmijë, numrin e grave të vëndosura në strehimore dhe shtepi të sigurta, numrin e dhunës nëpër shkolla kryesisht të fimjeve që kanë probleme të natyrës familjare. Askush e aq me pak unë, do të dontë që të amnistonte çfarëdo dhune në familje, me raste të tilla duhet patjetër të merret shteti dhe në baza ligjore të ndeshkoj cilindo përson që shkakton çfarëdo dhune në familje. Por edhe barazia gjinore edhe barazia ndërmjet anetarve të familjës aty ku nuk realizohet, duhet që gradualisht të misherohet në familjen apo familjet në fjalë, e asesi të bëhët në formë kuturu dhe që flamurin apo meritat për të realizuar ndryshime konkrete në kët drejtim, ta marrin përsonat jokopetent, që s‘kanëas integritet përsonal e familjar, e të tillët të dalin e të lëndojnë

edhe më shumë duke bërë qoftë veprime kuturu apo madje edhe të pamatura, kinsë në mbrojtje ç’oftë te të drejtave të grave apo edhe fëmijve. Përcaktimi kushtetues i 30%-it është gabim edhe logjik, strategjik, kulturor dhe kualitativ. Një përcaktim i tillë nga Kuvendi i Republikës deri të pozitat me të ulta të punës, vë në disproporcion edhe përgaditjen, edhe kulaitetet tjera edhe shum aspekte dhe kalon nga normaliteti në domosdoshmeri jo-normale. Prandaj, psh. Nëse në cilindo institucion, punësohen 100% femra ose edhe e kundërta, përveq cilesive të institucionit kredibil të konkursit, nuk duhet të dominoj asnjë arsye tjetër, më shumë së kualitetit, cilësia, profesionalizmi dhe integriteti përsonal!

Grupet e margjinalizuara si model, apo pjesë e lirë e shoqërisë

Së, homoseksualizmi, biseksualizmi dhe traseversiteti seksual është i pranishem pothuajse në cdo shoqeri as që diskutohet, e as fakti së bazuar në ç’do të drejtë natyrore, humane e demokaratike njëriu, duhet dhe është i lindur të jetë i lirë. Mirëpo nuk e kuptoj së si ta marrim shembull LGBT-ë një grup i caktuar deshion që grupin në fjalë ti bëje si model të shoqerisë, sidomos të te rinjëve. Psh. N.N artisti a këngëtari pas 40 viteve martesë, me 2-3-4 a me shumë femijë, e përafërsisht po aq viteve karrjerë del thot, “OH ME FALNI KAM HARRUAR TË JU TREGOJ SE UNE JAM HOMO, BI, apo TRANS-SEKSUAL”, ka vërsione të ndryshme mbi qëllimin, kuptimin dhe domethënjen e asaj; Mirëpo, pse pikërisht , pas kaq viteve? Mendoj së argumenti me i sakt logjik e artistik shkencorë është se artisti në fjalë, nuk e ka zërin që kishte dikur, së nuk e ka dukjen, stilin apo përformancën e dikurshme prandaj, tani për të qenë IN dhe në TREND akoma, të vetmin potencial e ka këtë. Pasojat e sajë nuk dramatizohen kot, por besoj kam të drejtë të prognozoj pasojat të te rinjët e sidomos të adhuruesit e artistit apo këngetarit në fjalë! Ndërsa une nuk i kuptoj pse përsona të tillë, ose ‘përfaqësuesit e tyrë’ po au japin eptitetin –grup\e të margjinalizuara-, nësë është fjala për vet-dallim, vet-veçim etj. Atëherë sigurisht së askush, nuk ka të drejtë tua ndaloj të jetojnë sikurse at\a\o, duan të jetojnë, por që problemi qëndron së mos realizimi i qëllimeve të tjera të vet atyre dhe përfaqësuesve të tyre, po rrjedhë të jetë kritikë madje edhe fyese, për shoqerinë në përgjithës; më pretekstin së shoqëria kosovare, pothuajse përgjithësisht qënka e pa-arsimuar, pa-civilizuar, cenuese ndaj të drejtave dhe lirive elemntare, etj...

Ligjerimi mbi Drogat dhe HIV-AIDS në shkolla dhe ...

Vërtetë parandalimi i dukurive dhe fenomeneve negative kërkon, aplikimin e dy lloj masave Preventive dhe Represive, por për të aplikuar të dytat duhet shtjerruar tërsisht të parat, në menyrë që shteti dhe shoqeria të mos e marr eptitetin I\E Dhunshem\e. Pas pohimit fillestar, rrjedhin mohimet e radhës: Ligjerimi mbi drogat dhe efektet negative e të tmerrshme, nëpër shkollat e vëndit, vërtet është qellim pozitiv; por menyrat dhe përmbajtjet e ligjeratave rrjedhin shpesh të jenë negative. Ngasë në ligjeratat në fjalë, më shum u shpjegohen llojet e substancave duke përfshirë kushtet klimatike për kultivim dhe ndarjet në të lehta e të rënda, të kategorisë që pas varesisë mund të ‘dalesh’ me lehtë e të atyre nga vartësia e të cilave ‘del’ me vështirë, sësa për pasojat e përgjithëshme dhe të vëcanta që shkakton konsumimi i tyre. Madje madje nga një here publikisht, thuhet së një apo pak lloje të drogave s`jan gjë tjeter veqse realizim i motivit të kërsherisë, që është njëri ndër motivet e të gjith njerëzve. Edhe rreth sëmundjeve infektive dhe atyrë të transmetueshme, ka ligjerata të shumta ku poashtu, qëllimet mund të jenë të mira, por menyra dhe përshkrimet shpesh janë të gabueshme. Për të nënkuptuar, gabimet që bëhen lidhur me këto veti, lë të hapurua disa pyetje që sigurisht ju mundësojnë përgjigje të pavrura në vete: Ç’i duhet një femije, njohja me dhe për lloje të substancave narkotike? Ç’i duhet njohja me kushtet dhe rrethanat në të cilat duhet kultivuar ose zhvilluar bimët narkotike?, Ç’iu duhet femijëve të kuptojnë së nga cilat droga mund të pavarësohesh me lehtë, e nga cilat më vështirë?, Ç’iu duhet të dijë nxënsve së përdorimi i Shiringave të njejtë të drogës, bartë apo transmeton semundje infektive për-fshirë HIV\AIDS?, Ç’iu duhet femijëve të kuptojnë së cilat lloje realizojnë kërsherinë e cilat të bëjnë të ndihesh me IN apo TREND? ... Mendoj së femijët dhe të rinjët në përgjithësi, duhet ti njohin dhe kuptoin pasojat negative, duke përshirë ato Fizologjike-Shendetësore, Psikologjike dhe Psiko-sociale në përgjithësi, pasojat Mentale-Intelektuale, pasojat Imunitare e antihumane në përgjithësi ... !

Për të mos ikur nga tema kyqe, e nderuara ambasadore, Jakobson, e cila me vallen tonë tradicionale na nderon, për mendimin tim kjo dergon edhe një mesazh “Ja unë po e marr dhe aplikoj një vlerë të mëirëfillt tuajen, aplikoni dhe merrni vetëm vlerat e mirëfillta, tonat dhe shoqerive të tjera dhe asësi antivlerat”, ngasë subkuklturalizimi i një kulture është menyra me e lehtë për të arritur deri të HUMBJA E IDENTITETIT!

Mbrojtëja e kafshëve v.s. njerëzve

Ka kohë që debatoj me shoqeri dhe me njerëz që më njohin dhe i njoh, mbi trendet dhe zhvillimet bashkohore, por thën të drejten edhe për dimensionin human të lirisë elementare të kafshve “Liria për të jetuar”, mirëpo kjo e drejtë e cila nuk vlenë vëtem për kafshët, nënkupton jeten konformë mundesive dhe rregullave të natyrës dhe shoqerisë. Disa “OJQ” dhe disa “VIP-a”, me shum ëndje dhe kënaqesi marrin flamurin e mbrojtjes së kafsheve gje që është punë e mirë, mirëpo unë shoh shumë deklarata dhe intervista, sidomos të fytyrave publike, të cilët gjatë një interviste flasin nga 10-15 minuta rresht, për qenin, RIKI, KIKI, LIKI, TIKI, ndërsa me po aq dashuri flasin nja 1-2 minuta për femijët e tyre, A, B, C apo N.N. femijen. e mos të flasim për prindërit apo anetarët e tjerë të familjes. Madje ka pas rast kur edhe prezentohet dhoma përfshirë edhe vëndqednrimin dhe shtratin e një kafshe a shpeze a shtaze shtepiake, apo kam parë shumë lajmërime, që me ka humb X apo Y, kafshe a shtaze, kush e gjenë ka dhuratë 1000- deri në 10 000 euro, por kur e pyt a bashkëjeton me prindër ? ai thot :‘Po shiko “une kujdesem”, maksimalisht për prinderit dhe anetarët e tjerë të familjes, por siç e dini bashkjetesa nuk është në trend”! Pyetja është a nënkupton kjo vlera, apo antivlerë përsonale e humane, kinse në emer të vlerave dhe trendeve të cakuatara?

Këto dhe paradokse të tjera, kanë bërë që sot shoqëria jonë të zgjedhë ndërmjet mbojjtjës së kafshës apo jetës së njeriut! Rasti i fundit tragjik është vetëm një, nga ngjarjet që na bën të krijojmë relacion ndërmjet këtyre dy problematikave. Por, këto reflektime u krijuan ngasë përkundër vullnetit shumë të kufizuar të institucioneve dhe njërzve përgjegjës, ata gjindeshin shpesh ndërmjet dy presioneve presionit të parë të natyrshem, si detyrim , ruajtja e jetës dhe siguria për njëriun, dhe përsionit të grupit tjetër, të cilët propagandojnë (kinse sinqerisht vlerësojnë), së të drejtat e kafshëve duhet mbrojtur me ç’do kusht! (madje edhe nëse ato rrezikojnë levizjen apo edhe jeten e njeriut).

ANAL(fabetet)ISTËT, korrektimi dhe gjenialiteti i tyre

Artur Shopenhauer, thot së : ,,Gjeniu, dinë, ndjenë, kupton dhe sheh atë që së bëjnë dot të tjerët”, prandaj analistet, opinionistet, intelektualet apo gjenitë e shoqerisë sonë, sido që ti quajm, shpesh nënkupton të mos qënit tjeter veq si përsona në mundësi. Nuk po e komentoj shum guximin e tyre për analizim të shumdimensionalizuar të jetës shumdimensionale. Psh. I njejti, analizon mbi: kulturen, artin, politiken, ekonominë, sportin, traditën, jetën, shkencën, fenë apofetë, marrdhënjet ndërkombetare, biznesin, kualitetin, kuantitetin, meterologjinë etj .

Shopenhauer do ti përqeshte, siq po i përqeshë bota. Por akoma edhe me i habitshëm është një guxim i jashtëzakonshëm i tyre. Jo pak nga këta Anal-opinion-intelektual-poliekspertat, marrin guximin dhe Flamurin që ta civilizojkan shoqerinë me arsyetimin së “shihni, shoqeria jonë është e pa civilizuar, e pa emancipuar, jo e mirë edukuar, e pa kulturuar, etj etj.” Atëhere e di, që një përson ka të drejten të flasë, madje edhe publikisht për një profesion, institucion, proces apo vecori të caktuar, por së duhet qenë vërtetët i guximshem, vërtetetë shumë, shumë dhe shumë i guximshëm, me dal publikisht dhe me fy, ofendu, nençmu dhe poshtëru një shoqeri të tërë! Prandaj për të rikujtuar, gjestin shumë bujarë, nderues dhe repspektues të znj. Jakobeson, nga i cili u nxita edhe të bëjë këtë publikim, ANAL(fabet)ISTET, duhet të kuptojnë së liria e shprehjës, është vlerë tejet civilizuese, mirëpo jo edhe në turlifar, menyre, forme e qellimi!

Shkruar nga: Prof. Sadri Dezdari, Kandidat, për msc, në Lidership dhe Ndërmarresi në Kolegjin: Dukagjini  Pejë; Student Master, i Filozofisë, në: UP “Hasan Prishtina” Prishtinë

Për fund, kujdes mesazhi im autorit:

Mik i nderuar Sadri, i vetëdijshëm se si kuader i ri i cili profesionalisht mundt të japesh kontribut edhe në fusha tjera, ju tani veq po filloni të kontriboni në zonat e vështërsive politike ku shoqëria ka nevoj më së shumti për sakrifica të kësajë fushe publicistike.

Ky kontribut i kësajë natyre don sakrifica, madje të mëdha mik i ndruar. E di se ju keni potencial intelektual dhe guxim të mjaftueshëm, por mjerisht kushtet materiale po diktojn që kontributi i pavarur të reduktohët edhe tani nese vërtet e kaluam rrezikun e sigurisë fizike të krijuesve të këtij profili.

Kjo rrugë sakrificash në veprim, akoma i duhet vendit tonë në mos më shumë se dje, por njeriu duhet menduar mirë se a mund të përballoj edhe në momentet kur mirren masa për lakimin e karaktereve të tilla ???. Dua të besoj se i ke menduar të gjitha dhe je i vetëdijshëm për obligimet e kësajë rruge veprimi nen betim të vetvetës.

Nuk ma thot goja e as shpirti që të ju bëjë të frikësoheni nga kjo rrugë e ndritur për plotë sakrifica të cilat sa shkojn e shtohen dozat e sajë, por sa më shumë shtohen dozat, aq më i fortë del karakteri dhe ngritet krenaria e cila mbete ushqim i vetëm i shpirtit krijues e veprues.

Bashkimi i sa më shumë këtyre kraktereve krijues e veprues duke mbajtur betimin e dhënë mbi qellimin, na bënë që sa më parë të takohemi si fitimtar duke shkelur rënd të keqen e shoqërisë sonë dhe njerëzimit në tërësi. Edhe pse koha e keqe për vullnetar, të mos harrojm faktin se vullnetarizëm ka, ka madje edhe për veprime tjera të cilat nuk na duhën e ndoshta don zoti e nuk do kemi nevojë kurr për veprime të këtij karakteri veprues.

Ju përgëzoj për opinionin tuaj publik i nderuar Sadri dhe puna në vazhdim u shkoftë mbarë.

Më pajtim të autorit, publikuar në info-cetta 26.12.2014

Xun Çetta