Nuk thellohen mospajtimet ndervëllëzërore nëse ato nuk kanë përkrahje nga dashakeq si stimilim i së keqës. Mospajtimet dhe konfliktet ndervëllëzërore, natyrshëm lindin kryesisht kur ka shpirtëra të pa ngopur për të uzurpuar çdo gjë që munden dhe për më keq, sa më shumë tolerancë ndaj shpirtërave të tillë aq më të pa ngopshëm bëhën ata. Këta shpirtëra të ngusht nga zemra dhe aspak njerëzor kanë egzistuar edhe më parë por kurr nuk jan perkrahur më keq se tani pas lufte. Ndihmë të keqit për të sjell të këqiat e radhës është edhe kur të keqit nuk i thuhet troq: E ke gabim, dhe çdo gjë që ndodh ti je pergjegjë sipas traditave tona qoftë edhe të izolohësh nga rrethi, lagja, fshati etj. Pra edhe heshtja në pritje që të ndodh e keqja është stimulim i së keqes. Tek ne si popull, mjerisht kjo e keqe ka bërë strofka në gjithë rrethin shoqëror. Për herë e më pak gjen njerëz të cilet i hapin sytë dhe parandalojn të keqen në fshatin, lagjën apo fqinjësinë e tyre. Kjo është një fatkeqësi e re të cilën nuk e kishim në këto permasa çfarë është tani. Nuk kam çfarë thëm më shumë pos të ndalem dhe pyes : Ku jemi dhe çfarë po bëjmë si popull i shekullit XXI ?.
Ja artikulli i tragjedisë e që të tilla tragjedish po ndodhin rregullisht në mesin e popullit tonë :
Vëllai vret me armë vëllanë për një konflikt pronësie
,,Reporteri” 13.09.2014 09:33
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit në fshatin Bushnesh në Krujë. Vëllai ka vrarë vëllanë me armë zjarri, pastaj është vetë dorëzuar në policinë e Laçit.
Sipas policisë, viktima është Pal Marku, ndërsa autori i vrasjes është vëllai i
tij Petrit Marku.
Akoma nuk dihen saktësisht arsyet e këtij krimi brenda familjes, por policia
dyshon se vëllezërit Marku kanë pasur prej kohësh një konflikt pronësie që mund
të kenë çuar në këtë tragjedi.
Ja linku ,,Reporteri” 13.09.2014 ora 09:33
http://www.reporteri.net/?page=1,10,21881
Luzern 13.9.2014
Xun Çetta