Lajmet aktuale Kohë tymi në Ferizaj--
Erdhën ditët e para të vitit të ri e Ferizaji zgjohet i qetë në dukje.
Sheshit e rrugëve të tij vazhdon të shëtis tymi i librave të djegur. Tash e disa dekada qyteti shoqërohet me atë tym!

 

Qyteti sot mori një pamje vërtet ndryshe..I mbante iso zjarrit, hirit e tymit Bardh Frangu, kur u dogj një libër para dy vitesh.
... Gazeta “Ekspress” kësaj ngjarjeje i jepte hapësirë të veçantë, jo për ta dënuar, po për ta lavdëruar, si akt.
Asnjë zë nga njerëzit përgjegjës nuk dëgjohet për ta dënuar aktin barbar, krimin.
Vetëm tymi vazhdon të trokas ndërgjegjeve: o, në cilin shekull jetoni, njerëz ?.

 

--------------------------------------------..

 

Përshendetje, Rrahim i nderuar.

 

 

Duke te uruar për vitin 2012 me dëshirën e sinqerte qe, për Ju dhe gjithë te dashurit e tu te jete një vit i suksesshëm, me shëndet te mire, pune te mbara dhe suksese ne te gjitha fushat e jetës, me lejoni t'u.a them se, periudhën e inkuizicionit te zi kishtar, e ka trashëguar inkuzicioni i kuq proletar, i cili qe ta dish: është me i rrezikshëm sepse i përket rasadit sibirian, qe është kultivuar për te përballuar temperaturat me ekstreme ! Prandaj, miku im, mos u habit me inkuzitoret e kuq shqiptar te cilëve ua kërkon geni te djegin e te vrasin.

 

 

me respekt,

 

s zogajShiko  

 

 

4 orë më parë  

 

 ----------------------------------..

 

Xun Çetta  03.01.2012-

 

 

Ju përgëzoj për shtrydhjen e trurit,lodhjen e kokës,mos fjetjen e mendjes dhe freskimin e memories suaj i nderuar Rrahim. I keqi blu,i kuq apo ngjyrë hiri janë bërë një o miku im Skënder. As partia as shteti e më në fund as vëllai nuk janë të ndarë me në të kuq,blu apo hiri por në të keq dhe të mirë o Skënder djali. A do shkoj gjatë i keqi mbi të mirin këtë nuk mund ta përcaktoj tani por se i keqi,raca e mbrapsht është lidhur mirë në kurriz të njerëzimit këtë e di në të njëjtën kohë siç e di se i miri më të mirin nuk po mund të lidhen për ta ndryshuar këtë të keqe të përbashkët.

 

 

Rrahim Sadiku

 

Skender e Xun, të nderuar miq. Ju përshendes, ju falënderoj e uroj me këtë rast, sepse disa nga ne nuk po mund të ikin nga ngjyrimet e së kaluarës, duke harruar se marrja me to na lë pa të ardhme. Gëzuar për sonte e për shumë ditë, net e vite që besoj do të jenë më të këndshme e më të kuptimshme për ne

 

---------------------------------------------..

 

 Xun Çetta

 

 

Kjo është ajo që them qysh kur shkruaj tani e 30 vite qoftë edhe si amator i shkrimeve nga burgu. E keqja dhe e mira kanë qenë,janë dhe do mbesin dy paralelizma që kanë qenë,janë dhe do vazhdojnë të jenë  në luftë kundër njëra tjetrës. Politika i djathtë,i majtë apo i qendrës janë vetëm zbutje e këtyre dy paralelizmave të cilat do luftojnë njëra tjetrën deri në vdekje. E jona është  që të kemi kujdes që të mos kamufllohën politikan të keqes sonë sipas kohës dhe interesave të tyre,dje i majtë tani kundërshton të majtën për të u shitur si i djathë dhe nesër ngrit zërin kundër krimit të djathtës dhe kalon si i qendrës. Fatkeqësi të ndjekësh dhe mbetesh besnik i kësaj politike,pra kundër të keqes pa dallim,por kjo është e mundur dhe ja vlen.

 

Skender Zogaj

 

Xun i nderuare, pershendetje.
keni shume nte drejte dhe pajtohem plotesisht me konstatimin tuaj se, ne rracen e piste kane hy mikrrobet e te gjitha ngjyrave qe jane bashkuar dhe po bejne kerdi ne kurrizin e njerezimit. Mirepo, mikrrobet e mustaqeve te stalinit, qe jane qiftu ne terrin e bunkereve te Enver Hoxhes dhe tashti po vegjetojne nder ne, nuk ka fije dyshimi se jane e liga me e shemtuar qe mund ta godas qenien shqiptare, sidomos kete te Kosoves. Kjo Epidemia e felliqur, pajtohem plotesisht me ju, nuk hiqet nese e mira nuk arrin te lidhet me te miren per ta ndryshuar kete te keqe te perbashket. Zoti na meshirofte!