Politikë Foto nga dita e fundvitit shkollor kur djali im Dardani kreu klasën e nënt (9) dhe tani më sukses po vazhdon shkollën ekonomike.


Po afrohen të mbushën katër (4) dekada të gëzuara pa u ndalur së vepruari për vendin e kombit tonë dhe çlirimin e tij, rrugë kjo e cila po vazhdon. A më rezultoj kjo si rrugë e cila ja ka vleftë ? Pa dyshim se po. A ishte e hidhur e më dhimbje kjo rrugë ? Ishte e hidhur, por jo edhe pa ato kënaqësit e veta më të cilat mbijetova dhimbjet pa kuptuar se ato lajmërohen më vonë. Si perjetohën tek unë dhe veprimtar tjerë dhimbjet dhe ato kënaqësit e kësajë rruge nëse vërtetë paskan qenë kënaqësi ? Kënaqësia vjen e para, ngase si të ri nuk i ndiejm e as kuptojm dhimbjet të cilat lajmërohën më vonë, pra kënaqësija e kësaj rruge akoma na mban dhe kështu perjetojm kujtimet më të mira të kësajë rruge, dhumbjet të cilat na  u paraqiten më vonë, mjerisht i perjetojm jo vetëm si dhimbje por nga krimi që shkaktoj dhimbjet, shpirti dhe zemra po na kullojnë gjak.

Nëse të tjerët bënë, dhe po vazhdojn krimin e kësaj rruga duke rënduar fatin e viktimave të tyre ! të pakten ne, duhet të ruhemi nga krimet e natyrave tjera, konkretisht të mos i lem femitë tonë pa perkujdesjen dhe perkushtimin tonë si prinder për ta dhe njëkohësisht të mendojm dhe mos harrojm jetimet e dëshmorëve të cilët mjerisht nuk jan pran fëmive të tyre tani në të quaturën liri. Thëm në të quajturën, ngase liria nuk erdhi ashtu si e menduan dëshmoret, po as ne të gjallët viktima të plaçkitjës së mundit tonë nga sa e sa kriminel politik.

A është krim, kësaj radhe nga ana ime, po të mos kembënguli në momentin e fundit edhe këtu tek fëmia e mij kur ata më së shumti kanë nevoj për ndihmën time ? Sigurisht se kjo do ishte dhimbja e fundit e cila do më goditke akoma më keq.

Luzern 9.9.2014

Xun Çetta

-----------------------------.

Reagimet:

Sadri Dezdari :  Pershendetje i nderuar, po beje perpjekje te kuptoj diqka nga keto qe po i shfaqni, por i vetedishem se asnjehere nuk mund te kuptoj as mundimet qe bete duke i sherbyer vendit e as kenaqesite qe i perjetuat per ato sherbime, ngase une nuk perjetova asnje nga ato mundime por kenaqiste po fale punes suaj dhe te gjith te tjerve, por kjo kenaqesi eshte shum e manget e lenduar dhe afatshkurter!. Gjendja ne te cilen ndodhet shoqeria jone nuk eshte si e trasuat ju (TE GJITH PA DALLIM) se bashku, prandaj MOS GABUAT qe i distancuat nga e drejta qe PAS QLIRIMIT TA BENI SHTETNDERTIMIN, dhe keto pune ua lat ne dore, analfabetve, kleptokratve, zhvatesve dhe matrapazve, te cilet pa apo me vetedije ASGJE NUK BENE PER VENDIN NGA 24 QERSHORI 99, POR BENE C'DO GJE PER VETE DHE FAMILJET E TYRE, dhe te gjitha ato frute te cilat atdhetaret me shum mund, djers, gjak, dije e sakrifice u dhuruan popullit dhe kombit ata i derguan ne hambaret e tyre!

Xun Çetta :  Po i nderuar, edhe pjesa e vetëfajësisë tonë është një lëshim i cili na ka kushtuar. Kosova në momentin më të shpejt që është e mundur, ka nevoj për dy faktor veprimi dhe nuk lejohet të filozofohet në politikë më shumë se sa të intervenohet. Ligji i fortë dhe dora e çelikt më njerëzit e paster në krye... Kjo i duhet vendit pa dallim pse partitë politike nuk po i donë këto kthesa, nuk i donë ngase po zbulohen se po funksionojn nga urdhërat e njerëzve të prapaskenës, njerëz të cilët kurr nuk guxojn ta qesin surratin e tyre para këtij populli të cilin akoma po e mbajn nen mëshirën e tyre, mëshirë të cilën nuk e kanë, ashtu siç nuk e kan pasur kurr. Ky realitet, kjo gjendje e mjerë në partitë tona politike, shumë shpejt do ti zbulon fytyrat e tyre në politukë dhe intervenimi që do ta imponon situata do të bëhët mase edhe ndryshe...Nuk do na interesoj rregulli i percaktuar 30% femra më çdo kusht pa dallim jan për vendin të cilin po e marrin apo jo. Vendit tonë, urgjentisht i duhen njerzit e paster dhe më kapital moralo-politik të verifikuar mirë për të intervenuar mbi krejt këto biznese të ndyera politike. Janë të gjinisë femrore a mashkullore ata apo ato që do ti dalin zot këtij vendi, kjo nuk percaktohet më përqindje %, por më biografi kapitali moralo-politi në këtë drejtim për të intervenuar pa frikë.
Sa kam kundershtime më të tillë politikaj dhe krimet e tyre çfarë po i bëjn vendit, po aq kundershtime kam më vullnetar të cilët më thonë : ( Pooo na trego more burr kur për herë të fundit ka pas atentate të mirëfillta politike ky vend më të cilat e kemi vrar krimin çfarë po i bëhet vendit dhe femive tonë ?). Edhe më të illë veprimtar pse të mos themi vullnetar, kam mospajtime o mik i nderuar. Nuk është leht të intervenohet në mënyerën më të mirë të mundshme në këto situata ku e kan sjellur vendin, pa perjashtuar edhe forma të dhunës, por kurr më atentate, ngase pervojat kanë dëshmuar se jo rrallë, në emër të patriotozmit vretet patrioti më i mirë nga dora e ndyer më apo pa vetëdijen e tij për krimin që bën.
Sa më e ndezur situata, koka në vendimmarrje duhet të ftohet dhe vetëm kështu më pas të veprohet për të mos u shëndrruar në kriminel. Ah sikur ta dish more mik , dhe sa e sa miq tjerë atje që u kam se çfarë po hjeku këto kohët e fundit, fatlum do isha dhe gjumin do e bëja pak më ndryshe. Pikërisht sot në lajmet e mbrëmjes, e pam statistikën e vetvrasjeve në Kosovë, fenomen ky të cilin populli ynë nuk e ka pasur më parë. Shkuarjët e rinisë sonë të vdesin për vendin e huaj në kohën kur vendi ynë akoma nuk realizoj endrrat e veta, po ashtu nuk është dhembje e cila qetsohet pa ilaqin e duhur...Mbaju dhe mos u dorëzo për një kohë, shpresoj jo të gjatë i nderuar.